Nënkryetari Elezi priti në takim fitueset e festivalit “Diamond Fest” nga Komuna e Kaçanikut

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, pritinë takim pjesmarrësit e Festivalit “Diamond Fest” dhe të Festivalit “Fluturat të cilët kishin marrë shumë shpërblime e mirënjohje për performancën e tyre të shkëlqyer në këto festivale për të prezantuar  Komunën e Kaçanikut, si: Vogëlushet Floarsa Berisha- fituese e çmimit “ Vokali më i mirë” në Festivalin “Diamond Fest” dhe vendin dytë të Publikut në Festivalin “Fluturat” në Kumanovë, Riana Zeneli- fituese e vendit të parë në Kumanovë dhe fituese e vendit të tretë në “Diamond Fest” si dhe Ema Vishi fituese e vendit të parë Junior në “Diamond Fest” dhe fituese e çmimit “Debutantja më e mirë” në Kumanovë, shoqëroheshin nga Drejtoresha e Festivalit ”Diamond Fest” Njomza Mezini si dhe nënat e tyre të cilat motivuan suksesin e tyre. Nënkryetari Elezi i uroi fitueset nga Kaçaniku dhe i përgëzoi për sukseset e arritura, duke shtuar se përfaqësimi dhe prezantimi më i mirë i komunës së Kaçanikut po bëhet çdo ditë përmes fëmijëve artist dhe të rinjëve, të cilët çdo ditë po arrijnë suksese në fusha të ndryshme. Nënkryetari Elezi u premtoi mbështetje dhe krijim të hapësirës kulturore në Komunën e Kaçanikut, përmes krijimit të Qendrës Kulturore e cila sipas nënkryetarit do të hapë rrugë drejt zbulimit të talenteve të rinj në fusha të ndryshme të artit. Edhe Drejtoresha e festivalit Njomza Mezini, u nda e kënaqur me talentin e fëmijëve nga Kaçaniku në fushën e këndimit, ndërsa shtoi se së shpejti do të fillojnë bashkëpunimet për fillimin e aktiviteteve të tilla edhe në Kaçanik.

Fitueset i përgëzoi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, duke u dëshiruar suksese të njëpasnjëshme.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …