Hajredin Kuçi: Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti duhet ta duhet të pranojë rolin e Hashim Thaçit në historinë e Kosovës

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi: Duhet të kemi kujdes me asociacionin e komunave me shumicë serbe

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se temat e mëdha që i ka Kosova duhet të trajtohen nga të gjithë akterët dhe për këtë duhet të ketë unitet nacional të spektrit politik kosovar. Kuçi ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës. “Duhet të ketë ekspertë të mirë vendorë e ndërkombëtarë. Nuk ka zgjidhje pa partneritet ndërkombëtar. Ne duhet t’i bindim ata dhe ata të bindin palën serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, serbët binden kur kanë presion ndërkombëtar. Ai tha se Kushtetuta e Kosovës nuk njeh pushtet të tretë në Kosovë. Kuçi tha se tani në Kosovë pas demarkacionit është krijuar një konsensus politik. “Janë pesë apo gjashtë tema të mëdha që janë prodhuar, detyrimisht kushdo që është në qeveri do të merret me ato. Për demarkacionin është çështje e mbyllur. U pat krijuar një psikozë për të. Tani është krijuar një konsensus politik, nuk duhet krijohen iluzione”, është shprehur Kuçi. Kuçi, ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe sipas tij kjo gjykatë është si rezultat i raportit të Dick Martyt. “Lufta jonë ka qenë luftë çlirimtare dhe ka pasur mbështetje nga NATO. Nga Gjykata do të ketë dëmtim të individëve, do të ketë dëmtim të imazhit të Kosovës”, ka thënë ai në “RTK”.

Për deportimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova, e që ngjalli shumë reagime, Kuçi ka thënë se duhet të ketë trajtim të procedurave dhe të vendimit politik. “Kosova duhet të ndërtojë veprimin politik, jo vetëm për këtë rast. Nëse edhe gjykata thotë “po”, vendimi politik mund t’i mbetet ministrit të Drejtësisë. Ka qenë rasti i “Ballistit” në Kroaci, që ishte vendimi politik”, tha ai. Kuçi ka folur edhe për aktivitetin e tij të tanishëm politik. Ai bëri me dije se ka bashkëpunim të mirë më kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. “Në politikë do të kem rol tjetër, roli im nuk do të jetë rol prioritar dhe i mburojës politike në parti, por do të punojë në krijimin e ideve politike. Do të isha naiv, nëse nuk do të reflektoja”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …