Brickos

Nënkryetari Nura: Bashkëpunimi me CDI-në është model i bashkëpunimit të frytshëm

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur të mërkurën në takim udhëheqësit e CDI-së me në krye Alan Brown udhëheqës i Programit për Furnizim me Ujë të Pijshëm dhe Kanalizime Rurale si dhe zotërinjtë Astrit Vokshi e Lavdim Osmanaj. Në fillim të takimit nënkryetari Nura e ka falënderuar në mënyrë të veçantë Alan Brown dhe CDI-në për përkrahjen që kjo organizatë po ju jep projekteve të rëndësishme infrastrukturore në Skenderaj. Ai me këtë rast i ka përmendura projektin e rrjetit të ujësjellësit për 12 fshatra të Komunës së Skenderaj dhe projektin e ndërrimit të gypit furnizues me ujë të pijes për qytetin e Skenderaj. “Projektet e realizuar me CDI-në ka dhënë rezultate dhe bashkëpunimi me këtë organizatë është model i bashkëpunimit të frytshëm”, tha Nura. Nga ana e tij Alan Brown u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur CDI-ja me Komunën e Skenderajt dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit, duke u shprehur se partneriteti ka qenë në nivel të kënaqshëm. Nënkryetari Nura dhe Brown bashkëbiseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të tjera të ujësjellësve në fshatra të tjera të Skenderajt dhe për mundësinë e bashkëpunimit edhe në trajtimin e ujërave të zeza në disa fshatra ku Komuna e Skenderajt po realizon projekte të kanalizimit fekal. Me theks të veçantë të dy bashkëbiseduesit trajtuan edhe nevojën për investime në këtë fushë pasi projektet e tilla ndikojnë direkt në mbrojtjen e ambientit. Nënkryetari Fadil Nura,  Alan Brown dhe pjesa tjetër e delegacionit, të shoqëruar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Sami Miftari dhe Drejtori i Njësisë së Ujësjellësit në Skenderaj Ilaz Halili, kanë vizituar impiantin e ujërave të zeza në Tërnac, ndërtimi i të cilit është financuar nga CDI-ja, stacionin e pompimit të ujit në Vitak dhe atë në Radishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …