vipa
vala – old
muqa 900
driloni com
mbpzhr
Fillimi / Institucionet / Nevojat e sportistëve prizrenas në vëmendjen e ministrit Gashi dhe të MKRS-së

Nevojat e sportistëve prizrenas në vëmendjen e ministrit Gashi dhe të MKRS-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, qëndroi për një vizitë në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të kësaj vizite ministri Gashi inspektoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren si dhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumin në Zhur. Ministri Gashi tha se qëllimi i kësaj vizite nuk është vetëm inspektimi i punimeve në stadiumin e qytetit, por edhe të shihen nga afër nevojat dhe kërkesat e sportistëve të Komunës së Prizrenit si dhe gjetjen e mundësive për të realizuar edhe projektet tjera në fushën e sportit për Komunën e Prizrenit. Përveç inspektimeve të punimeve në stadiumin e qytetit, ministri Gashi vizitoi edhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi në Zhur, për të cilin MKRS-ja do marrë përsipër realizmin financiar të këtij projekti. Ky projekt do të realizohet sipas standardeve të kërkuara nga FFK-ja konform kategorisë së dytë të UEFA-së dhe FIFA-së. Gjatë këtij takimi ministri Gashi u shoqërua edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, me ç’rast biseduan rreth bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit. Kryetari i Komunës së Prizrenit e falënderoi ministrin Gashi për vizitën e tij dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe investuar në krijimin dhe përmirësimin e kushteve në infrastrukturën sportive dhe për sportistët dhe të rinjtë e Komunës së Prizrenit.