Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: Tradhtarët janë si gjarpri helmues, gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht

Luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Nexhmi Lajçi në një postim të tij ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përzërë  pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit. UÇK-ja pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetëdijësojë, por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht. Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballë, duke ndjekur me zell instruktimet  e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara evropiane pro serbe, depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shndërrimit të vendit tonë, sikur  në një teatër antik, ku luhen tragjedi të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …