vipa
driloni com
vala – old
Fillimi / Opinione / Nexhat Llumnica: Më 1 Maj duhet të protestojmë dhe jo të festojmë!
Nexhat Llumnica: Më 1 Maj duhet të protestojmë dhe jo të festojmë!

Nexhat Llumnica: Më 1 Maj duhet të protestojmë dhe jo të festojmë!

Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 Maji edhe në Kosovë duhet të  mbahet me protesta ashtu sikur në shumë vende të Botës. Në Kosovë ka për çfarë të protestojnë punëtorët. Te ne nuk respektohet ligji i punës e as marrëveshja kolektive, sidomos në sektorin privat, që nuk e njohin fare  ligjin e punës.

Kemi shumë punëtorë që punojnë pa kontratë pune, pagat e tyre edhe pse shumë të ulëta i marrin jo në kohë të caktuar, por kur t’ iu  teket punëdhënëseve, nuk u lejohet pushimi vjetor e as pushim mjekësor dhe  nuk merr përgjegjësi askush për rrezikun e jetës së tyre në punë. Punëtorët tanë në vende të ndryshme punojnë në rrezikshmëri të lartë për ta siguruar kafshatën e gojës. Inspektorati i punës ekziston vetëm si term në letër për ndryshe stafi i tyre nuk ekziston  fare pasi që janë të shantazhuar nga punëdhënësit.

Punëtori në Kosovë është shumë i diskriminuar dhe ka shumë arsye për të protestuar.  Të gjithë punëtorët dhe të papunët në Kosovë më 1 Maj duhet të protestojnë për të drejtat dhe liritë e tyre dhe kurrsesi nuk duhet të festojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka (1919-1946)

Astrit Çipini: Rrëfehen kriminelët, vrasësit e Ndrec Ndue Gjokës, Bardhok Bibës…

Ndrec Ndue Gjoka, ishte një njeri plot ëndrra për të hapur shkolla e për të ...