Kuvendi i Kosovës

Nga 110 kandidatë për deputetë LDK do të garojë me 72 kandidatë, 38 AKR-ja e të tjerët

Nga 110 kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK do të garojë me 72 kandidatë, përderisa partnerët e koalicionit, Aleanca Kosovare e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi e Sylejman Qerkezit do t’i kenë 38 kandidatë, Kjo listë pritet të dorëzohet sonte deri në orën 24:00 në KQZ. Sipas këtyre burimeve, i pari në listën e LDK-së për deputetë do të jetë kandidati për kryeministër Abdullah Hoti, i dyti kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e treta drejtuesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …