vipa
vala – old
driloni com
muqa 900
Fillimi / Botimet / Nga Shtëpia Botuese ‘Morava”, doli në qarkullim libri i Albert Zholit me titull: “Reshat Arbana “Artist i Popullit” -Monografi (libri 21)
Nga Shtëpia Botuese 'Morava", doli në qarkullim libri i Albert Zholit me titull: “Reshat Arbana "Artist i Popullit" -Monografi (libri 21)

Nga Shtëpia Botuese ‘Morava”, doli në qarkullim libri i Albert Zholit me titull: “Reshat Arbana “Artist i Popullit” -Monografi (libri 21)

Tek e sheh ashtu si një div, me zërin që bredh furishëm si ndër bjeshkët në furtunë, të duket se ai njeri është shqiponjë, është hy, është vetë natyra. Magjia e zërit, statura e tij fizike, jehona e shpirtit, përbëjnë një organikë, që i kanë sjellë vend nga më të çmuarit e prestigjioz në panteonin e bukur të artit shqiptar. Është ndër yjet më shkëlqyes të periudhës së artë të kinematografisë shqiptare.

I ashpër në dukje, me fizionomi maskiliste afashinante dhe goditëse, me shpirt të brishtë si lëndinë pranvere, Reshat Arbana, patjetër, që përbën modelin etalon për artin shqiptar. Dinjitoz, ai vjen me 45 role në kinematografi dhe me dhjetëra të tjerë në teatër, role që e kanë ngërthyer në celebrimet dhe i kanë sjellë një domin absolut në të gjitha vendet ku frymon kombi shqiptar.

Rrjedh nga një familje modeste tiranase, zanatçinjsh, ku dashuria për fëmijët ishte kult, ku varfëria shpesh ngërthehej në luftë të përditshme me mbijetesën. Shqipëria, një vend i varfër, e ronitur nga krizat dhe e rraskapitur nga luftërat. Në një kohë të pakohë, ku të siguroje bukën e fëmijëve duhet të përballeshe fort për të ngadhënjyer mbi vdekjen. Pikërisht ato kohë, erdhi Reshati në jetë, kur pllakoste varfëria materiale, por në kulmin e dashurisë njerëzore dhe vlerave humane. Në familjen ku erdhi në jetë, mësoi diferencën e të mirës dhe të keqes, të vesit dhe virtytit, të bukurisë dhe shëmtisë, pra duke mbetur gjithnjë përjetësisht, pinjoll i një kulture dinjitoze dhe të ndershme.

Nevoja ekonomike e familjes, e shtyu të ndërmerrte zanatin e mekanikut, por njëherazi brenda vetes i kish buluritur një syth shpëthyes drejt artit. Asnjë në familje nuk kishte prirje të tilla. Mahnitej nga kinemaja dhe me ato pak monedha që mundej të siguronte nga zemërgjerësia e xhaxhait të tij, ndiqte filmat e kohës. Joshej nga loja e aktorëve avangardë të teatrit. Konkurron në Institutin e Arteve në vitin 1961. Fiton dhe nis për të udha e bukur dhe e vështirë drejt artit. Natyra e tij rebele e kishte pak të vështirë të zbutej nga disiplina e të qenit aktor.

Qe mësuar të ishte i lirë dhe nazik. Por magjia e artit vezullonte si një dashuri që e mbushte, që i jepte jetë, që e shkundte me zulmë botën e tij. Teatri u bë tempulli, ku ai bridhte me imagjinatën e tij. Ishte për të një botë e magjishme që e tronditi, e xhelozoi,

e dashuroi me gjak e me shpirt. Vështirësitë ndonjëherë ishin absurde, kërkohej të arrihej e pamundura, absolutja. Fati e ndihmoi të kishte profesor, korifeun e artit shqiptar, Kadri Roshin, dhe më pas kur filloi punë në teatër, të interpretonte me Naim Frashërin, Sandër Prosin, Violeta Manushin, M. Logoreci, P. Gjoka, S. Pitarka, P. Mima, L. Qerimi, D. Pelingu, Gj. Karma, M. Xhepa, R.Trebicka, L.Filipi e plot talente të tjerë të artit shqiptar. Kishte një nur plot hirë skenik, e personalitet, që e bëri të ndriste në artin e shtatë. Zotëronte trekëndëshin e artë, pamjen, zërin dhe interpretimin drithërues. Aftësia që kishte për të zënë miq, e ndihmoi, të qëmtonte karaktere. Shoqërimi, qëndrimi dhe bisedat me njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme, psikologjia dhe mentaliteti i tyre, e bënë që të qëmtonte dhe sjellje të njerëzve të thjeshtë, duke krijuar një bagazh eksperiencash të pafundme në rolet e tij. Kështu, ai do të vinte i besueshëm e i ngrohtë, në portretizimin e Isa Boletinit në filmin “Nëntori i dytë”, falë dhe gjashmërisë, e përshtatshmërisë së tij fizike me këtë figurë të madhe historike.Me vërtetësi erdhi Reshati te mësuesi në filmin, “Tinguj lufte”, Adnan Kodra tek “Hije që mbeten pas”. Por tëmahnitshme kanë qenë dhe realizimet e roleve negative si Sami Ameni. Një figurë e arritur që na ka bërë të mendojmë thellë në kohën e diktaturës. Apo Ahmeti, te “Dora e ngrohtë”, babai tipik i një familjeje shqiptare. I ashpër, por me dashuri të sinqertë për familjen që ka ndërtuar. Ka edhe shumë role të tjerë në teatër e kinematografi, që me të vërtetë kanë lënë gjurmë në spektatorët e teatrit dhe të filmit. Ky libër është një jetëshkrim i thjeshtë i aktorit brilant, që diti të shkëlqejë me artin e tij.

Është një histori e dy kohërave, me zullumet e komunizmit dhe ato të demokracisë. Reshati rrëfen shkëlqimin e artit shqiptar, por dhe venitjen e tij fatkeqe… Qenia e tij me të gjitha dimensionet e njeriut, udhëton tek prejardhja, fëmijëria, mosha e jeta e trazuar,

dashuria, martesa, fëmijët, tek të gjitha ato periudha, e momente të jetës, që përbëjnë jetën e njeriut. Intimitete nga jeta e tij personale, këndvështrime mbi jetën, sqima për të bukurën dhe një respekt i pafundmë për artdashësin, janë ato që e shtynë, që e motivuan dhe për të cilin krijoi dhe shkëlqeu.

Një popullaritet po kaq të madh, Reshat Arbana e ka fituar edhe si aktor i reklamave të kompanisë më të madhe në Shqipëri dhe rajon, kompanisë “SIGAL”. Me dhjetëra spote televizive të shfaqura me mijëra herë përgjatë gjithë këtyre viteve në ekranet më prestigjioze shqiptare dhe ato rajonale, janë dëshmi vitale, ku temperamenti i tij përcjell dukshëm idenë më të qartë të mesazhit njerëzor që zotëron kjo kompani prestigjioze. Zëri dhe imazhi i Reshat Arbanës, u lidh ngushtë me “SIGAL”-in, që në vitin 1999 dhe mesazhet që ai përcjell për kompaninë kumbojnë bindshëm në shtëpitë e çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, duke arritur edhe deri tek qytetarët e tjerë të rajonit. Ai është idealist, ashtu si janë heronjtë që ai ka interpretuar. Është i veçantë. Ndaj dhe do mbijetojë, me mënyrën si ka jetuar. Reshat Arbana rreshtohet në një radhë me frymëzuesit e një kombi. Dhe me bindje e them, që ai është artist i madh, por mbi të gjitha një NJERI. Është qytetar!.

(Arbert Z.  Zholi)

Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni”, “Saranda”.”Joni”

-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Drita”

-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)

-1994- Bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria”, “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi)

-1997- Editor në stafin e gazetës “Vëllazërimi” (Greqi)

-1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli”

-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)

-2002 – vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Nacional” , “Plus Gazeta e Athinws”, ‘Lajmi Investigim”,

-2001 –2010, bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit. Rubrika “Emigracioni shqiptar”.

-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH

-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

-2006-2007 ideues dhe bashkdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha”

– 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”

-2007-Kryeredaktor i revistës “Integrim” (6 mujore)

-2008-Readaktor, gazeta Telegraf

-2008-Kryeredaktor i gazetës “Iliria News” – Greqi (javore)

-2009-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”

-2012-Kryeredaktor i revistës “Bota femërore” mujore.

Botime:

-Ikja e madhe –publicistikë

-Vite emigracioni-tregime

-Ëndrrat e mërgimit-publicistikë

-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë

-Vajza misterioze-tregime

-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar

-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit – (publicistikë)

-Hiret e një biondine-tregime

-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë

-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë

-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)

-Sekretet e gazetarëve të RTSH

-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve

-Kush e vrau dashurine-roman

-Sekretet e gazetareve te RTSH, vëll II-të

-Mesazhe dashurie (mesazhe)

-Një ditë për dashurinë (mesazhe dhe vargje dashurie)

-Puthje Dashurie (mesazhe dhe vargje dashurie)

-Hase manaj- Monografi

-Mjeshtri i Madh , Kujtim Gjonaj-Monografi

-Reshat Arbana “Artist i Popullit” -Monografi

Kanë thënë për Albert Zholin:

Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

Xhevahir Spahiu

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

Dritëro Agolli

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

Helena Kadare

Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë.

Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

Naum Prifti

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s’më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!…Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë…

Përgëzimet më të mira! -Agim Shehu-

Kontrolloni gjithashtu

Shkëlqim Millaku: "E folmja e Karadakut të Shkupit", e prof. dr. Asllan Haminit, monografi shteruese me vlerë për dialektologjinë shqiptare

Shkëlqim Millaku: “E folmja e Karadakut të Shkupit”, e prof. dr. Asllan Haminit, monografi shteruese me vlerë për dialektologjinë shqiptare

Asllan Hamiti është gjuhëtar e profesor i dalluar. Ka marrë pjesë në hartimin e planeve ...