Sulmet ruse

Nga sulmet ajrore ruse në Siri janë vrarë rreth 10.000 sirianë

Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10.000 njerëz duke filluar që prej një vit më parë, tha sot një grup monitorimi, i cili dokumenton dhunën në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi Rusia këmbënguli se kishte vënë në shënjestër vetëm terroristët. “Në shifrën e lartpërmendur përfshihen 3 804 civilë, ku në mesin e tyre 906 janë fëmijë”, sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Përveç kësaj u komunikua se sulmet kanë vrarë 2 746 anëtarë të lëvizjes xhihadiste të Shtetit Islamik, si dhe 2 814 luftëtarë nga grupe të tjera rebele islamike. Observatori akuzoi Rusinë se kohët e fundit ka kryer sulme me predha që përmbajnë termit, një përbërje alumin pluhur dhe oksid hekuri që mund të shkaktojë djegie. Materiali vazhdon të djegë për rreth 180 sekonda pasi është goditur objektivi. Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri më 30 shtator të vitit 2015, për të ndihmuar aleatin e vet kriminal dhe vrastar,  Bashar al-Assad.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …