Nga sulmi ajror i forcave të Aleancës janë vrarë 16 anëtarë të një familje jemenase

Nga sulmi ajror i forcave të Aleancës janë vrarë 16 anëtarë të një familje jemenase

Nga pasojat e një sulmi ajror të forcave të koalicionit, me rastin e goditjes së një xhamie dhe shtëpive përrreth, në Jemen, janë vrarë 16 anëtarë të një familjeje, bën të ditur Agjencia e lajmeve Rojters. Gjatë bombardimit të qytetit nga ajri,  ka pësuar fatalisht familja me 16 anëtarë e imamit, Salih Abu Zejna, i cili i takonte grupit të kryengritësve huti. Në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë. Një agjenci e Jemenit njofton se nën gërmadha ka edhe të vrarë të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar as janë nxjerrë nga gërmadhat për shkak se sulmet nga ajri nuk po pushojnë. Gajtë vitit të fundit në Jemen, nga pasojat e luftime, janë vrarë mbi 10.000 jemenas nga radhët e popullatës civile.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …