Nick Ducich: Jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh, në Bondsteel

Nick Ducich: Jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh, në Bondsteel

Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes, ka deklaruar koloneli Nik Duçiq i cili mori komandën e KFOR-it në Bondsteel. Pas ceremonisë së bartjes së komandës së Grupit luftarak Shumëkombësh Lindje nga koloneli Michael Spraggins, koloneli Ducich nga California, sapo mori detyrën e re tha se ky mision ka rëndësi të veçantë për të, pasi që është oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe që komandon grupin shumëkombësh të betejës-Lindje. Ky mision ka një rëndësi të veçantë personale për mua. Unë jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të Betejës-Lindje. Unë jam i privilegjuar të shërbej këtu dhe të jap angazhimin tim me të madh, për një ambient të sigurt për gjithë popullin e Kosovës”, tha Ducich Ndërsa i pyetur për rolin e KFOR-it, në rast të aktivizimit dhe arrestimeve nga Gjykata Speciale, ai tha se nuk janë pjesë e proceseve politike, por do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen ndonjë trazire të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …