leoni

Nisë së implementuari projekti i BE-së për vendosjen e numrave në çdo shtëpi në komunën e Deçanit  

Të martën edhe zyrtarisht ka nisur së implementuari projekti i financuar nga BE-ja për vendosjen e numrave në çdo shtëpi dhe institucion në komunën së Deçanit. Numri rendor  3  i takoi hyrjes së Komunës së Deçanit, konkretisht rrugës ,,Jashar Salihaj’’.

Për të vendosur këtë numër dhe për të nisur këtë projekt zyrtarisht i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtorë. Kryetari Selmanaj  duke ju uruar suksese në implementimin e këtij projekti nderë të tjera tha se ne si komunë jemi përfituese të disa projekteve nga BE-ja, për çka edhe u jemi mirënjohës për bashkëpunimin më komunën e Deçanit. Deçanit është ndër katër Komunat e Kosovës të përkrahura nga Bashkimi Evropian për emërtimin e rrugëve dhe shesheve, si dhe vendosjen e numrave nëpër objekte banimi tha Selmanaj. Ndërsa Sipas Shkelzen Shehut-koordinator komunal, Komuna e Deçanit pasi ka kaluar me sukses procesin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve, ka fituar edhe projektin për vendosjen e numrave të çdo shtëpie banimi. Gatishmëria institucionale dhe qytetare, ka bërë që të jemi ndër komunat më të suksesshme në emërtimin e rrugëve, ndaj morëm përkrahjen e BE-së”, ka treguar Shehu, duke vlerësuar përkrahjen e këshilltarëve komunal dhe përfaqësuesve të fshatrave. Ndryshe ky projekt i nisur pritet që të përfundoi ka mesi i vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …