Brickos

NISMA ka qenë kundër Gjykatës Speciale në vitin 2015 edhe sot edhe gjithmonë do të jemi kundër

NISMA ka qenë kundër Gjykatës Speciale në vitin 2015 edhe sot edhe gjithmonë do të jemi kundër

Grupi Parlamentar NISMA për Kosovën priti në takim shefen e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila ishte e shoqëruar nga disa ambasadorë të shteteve të BE-së. Temë diskutimi në këtë takim ishte Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, për të cilën Apostolova kërkoi qëndrimin e Grupit Parlamentar NISMA për Kosovën. Shefi i Grupit Parlamentar NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi foli për qëndrimin e NISMËS për Gjykatën Speciale, ku theksoi se NISMA ka qenë kundër saj në vitin 2015 edhe sot edhe gjithmonë do të jemi kundër një gjykate të tillë e cila do të trajtojë vetëm rastet e supozuara të UÇK-së dhe jo të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë! Si e tillë ajo është e njëanshme, një etnike dhe tejet selektive! Apostolova në këtë takim foli për raportet BE – Kosovë, ajo theksoi se qëllimi i BE-së është ta ndihmojë Kosovën. Ajo gjithashtu e ritheksoi s e BE-ja pret që Kosova të respektojë obligimet ndërkombëtare siç është Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …