leoni

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit të Kriminalistikës, në Bruksel

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit të Kriminalistikës, në Bruksel

Mediet në Belgjikë bëjnë të ditur se një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit të Kriminalistikës në Bruksel, por pa shkaktuar viktima. Sipas tyre, makina ka kaluar përmes tri barrierave dhe një ose më shumë sulmues kanë shpërthyer bombën. Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Belgjika është në gjendje të lartë gatishmërie që nga sulmet e 22 marsit në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, nga të cilat kanë humbur jetën 32 veta. Përgjegjësinë për këto sulme e pati marrë grupi militant Shteti Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …