Kodi telefonik i Kosovës

Nuk është arritur marrëveshja për kodin telefonik. Brukseli pret derisa që dialoguesja Tahiri të lëshojë pe…

Edhe pas disa ditë të takimeve për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, as sot nuk është arritur marrëveshja për implementimin e Kodit telefonik, me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte. Ministrja Tahiri ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosur të mos pranojë kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për telekomin. Siç është thënë edhe më përpara pala serbe duke e shkelur marrëveshjen ka kërkuar shtrirje të antenave të telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t’i uzurpuar asetet e telekomit të Kosovës. Delegacioni i  Kosovës zakonisht lëshon pe në radhën e dytë apo të tretë të bisedimeve, kështu ka ndodhur më shumë se dhjetëra herë deri tani, prej kur kanë filluar. Beogradi dhe Brukseli presin derisa Prishtina zyrtare të lëshojë pe gradualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …