Brickos

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i projktligjit për miniera dhe minerale

OAK: Mos harmonizimi i ligjeve pengesë për zhvillimin e biznesit në sektorin minerar

Oda e Afarizmit të Kosovës konsideron se mos harmonizimi i ligjeve  penges për zhvillimin e biznesit në sektorin minerar. Kosova si vendi i pasur me burime nëntokësore si dhe me një potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik, vazhdon të ketë ngecje në zhvillimin e sektorit minerar, e gjithë kjo si pasojë e mos harmonizimit të ligjeve. Ishte ky diskutimi më i fuqishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me temën:“Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”.

  1. Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv në OAK, deklaroj se sektori minerar është njëra nga burimet më të fuqishme që ka vendi për zhvillimin ekonomik, por që fatkeqësisht 18 vjet pasluftës ky sektorë ka mbetur peng i mos harmonizimit të ligjit për krijimin e klimës së të bërit biznes dhe investime në këtë resurs natyrorë.
  2. Ibrahim Rexhepi, këshilltar në Ministrinë e Zhvilimit Ekonomik, gjatë fjalimit të tij prezantoi disa pika rekomanduese që priten të përfshihen në strategjinë e zhvillimit ekonomik për sektorin minerarë, duke vënë theks në thithjen e investimeve të huaja në këtë sektorë dhe zhvillimin e sektoreve tjera.

Kurse z. Musa Shabani, kryetar i bordit në KPMM, foli rreth proceduarave ligjore që duhet të ndjekin bizneset për t’u paisur me licencë.

  1. Ahmet Zejnullahu, kryeshef në Agjensionin e Pyjeve të Kosovës, tregoi për mënyrën se si punon ky institucion, duke u bazuar në ligjin për pyjet, por që ky ligj bie ndesh me ligjin për miniera e kjo po bën që shumë herë të kemi probleme me biznese.
  1. Musa Riza, profesor tregoj për rastin e Goleshit dhe humbjet që ka vendi për mos funksionalizimin e kësaj miniere.

Kurse përfaqësuesit nga bizneset që janë nga ky sektor, folen me shembuj se si janë penguar me procedura burokratike dhe me ligje jo në favor të zhvillimit të bizneseve. E kjo ka bërë që sektori minerar të degradohet çdo herë e më shumë.

Në fund të takimit, OAK adresoi disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …