Brickos

Organizohet Simpoziumi “Ambasadorët e Rinj” të Kaçanikut e të Vitisë

Komuna e Kaçanikut ishte vendtakim i shumë të rinjëve, të cilët ishin mbledhur në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në simpoziumin “Ambasadorët e Rinjë”. Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, në emër të Kryetarit Beism Ilazi, përcolli përshëndetjet më të përzemërta, ndërsa falenderoi të rinjët për aktivitetin e tyre dhe organizatën FIQ për mbështetjen e dhënë. Komuna e Kaçanikut, fatmirësisht posedon një potencial të begatshëm rinor, e kjo po dëshmohet në vazhdimësi me nismat, iniciativat dhe aktivitetet e pandashme që po bëjnë të rinjët e Komunës sonë. Ndërsa së fundi të rinjët me shuma të vogla monetare, por me ide të mëdha realizuan disa projekte që ndikuan drejtpërsëdrejti në mirëqenien rinore. Kjo tregon edhe njëherë se idetë dhe gjërat e vogla shpesh herë ndryshojnë qasjen dhe ambientin në të cilin jetojmë. Nga këtu një falenderim të veçantë e përcjellim tek Organizata “FIQ” e cila me punën dhe angazhimin e vet, ka ndihmuar në realizimin e disa nismave në kuadër të projektit “Ambasadorët e rinj”. E falenderojmë për kohën dhe kontributin dhe mjetet e ndara për Komunën e Kaçanikut” tha mes tjerash drejtori Enver Kamishi. Edhe drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) Dajana Berisha, tha se në Kaçanik rinia është një vlerë e jashtëzakonshme, ka ide, pasion e vullnet për ta ngritur qytetarinë aktive. Në fund u shfaq një program i vogël artistik.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …