Organizuar nga dega e Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren, në këtë qytet është mbajtur një mbrëmje rinore në përkrahje të kandidatit të Partisë Demokratike

Organizuar nga dega e RDK në Prizren është mbajt mbrëmje rinore në mbështetje të Shaqir Totajt

Organizuar nga dega e Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren, në këtë qytet është mbajtur një mbrëmje rinore në përkrahje të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kandidati, Shaqir Totaj i siguroi të pranishmit se rinia është në listën e prioriteteve të tij dhe se do të kenë fokus të veçantë gjatë qeverisjes së tij, gjë që është e faktuar edhe në 17 prioritetet dhe 55 zotimet e tij. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …