OSBE, komuna e Deçanit dhe Junikut diskutuan mbi shërbimet cilësore për personat me aftësi të kufizuar

Zyra rajonale e OSBE-së në Pejë në bashkëpunim me komunën e  Deçanit dhe Junikut organizuan tryezë të rrumbullakët  për çështjet në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, qasja e tyre në shërbime dhe hapësirat komunale si dhe në informata dhe zbatimi i legjislacionit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, zyrtar komunal nga komuna e Junikut, përfaqësues të  zyrës rajonale të Hendikosit përfaqësues të OSBE-së të cilët edhe ishin organizatorë. Pjesëmarrësit e tryezës konfirmuan se pak është bërë nga institucionet lokalë dhe u zotuan të bashkërendojnë aktivitetet me zyrën rajonale të Handikosit me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale, aktiviteteve dhe përditësimit të statistikave. Sipas zyrës rajonale të Handikosit, 2400 persona me aftësi të kufizuara janë të regjistruara pranë kësaj zyre, prej tyre 767 në Deçan dhe 190 në Junik. Për më tepër, kryetari i komunës së Deçanit dhe Handikosi janë duke punuar së bashku në ri-hapjen e zyrës së Handikosit në Deçan dhe mundësisë së punësimit të 2 personave.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …