Ushtria Çlirimtare e Kosovës

OVL e UÇK-së Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog reagojnë kundër procesit të gjykimit të “Rastit Kumanova”

Prokuroria e IRJM-së e tha fjalën e vet rreth rastit Kumanova. Kërkesa për burgim të përjetshëm për të akuzuarit, është e padrejtë, pasi që rasti nuk është zbardhur sa duhet dhe se ende nuk është dhënë përgjegjësi për ata që u vranë në torrtura pas arrestimit. Kjo kërkesë, bëhet edhe më absurde, pas parasysh dhe faktin se shefi i operacionit në Kumanovë (ish shefi i njësisë antiterroriste), është i arrestuar në Greqi, ku dhe ka kërkuar azil, që të mos përballet me gjykatën për rastin Kumanova.

Ne kërkojmë që ky proces, të trajtohet si politik dhe të zgjidhet me marëveshjë dypalëshe. Ne presim që gjykata do të hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë dhe se rasti do të negociohet me qeverinë e Kosovës, që të paktën, nëse vendoset që të dënohen, të vuajnë dënimin në Kosovë, pranë familjeve të tyre. Kjo praktikë ndodh në të gjitha vendet e civilizuara.

Ne ju bëjmë thirrje bashkëluftëtarëve tonë që gjenden të robëruar në burgjet e IRJM, që të qëndrojnë krenarë e të fortë. Ne jemi me ta gjithherë, me të gjitha mundësitë që kemi.

Në fund ne shprehim shqetësimin, për indiferencën e Prishtinës zyrtare, e cila e ka për detyrë të kujdeset për të gjithë qytetarët e Kosovës, kudo që ndodhen ata. Është shqetësuese edhe indiferenca e politikanëve, Shoqatave të Luftës së UÇ Kombëtare dhe shoqërisë civile që vepron në IRJM. Mungesa e reagimit ndaj këtyre proceseve gjyqësore, qoftë dhe me një protestë, është tregues i nënshtrimit ndaj praktikave okupuese që IRJM si shtet, i zbaton ndaj shqiptarëve. Kjo indiferencë mund të sjell pasoja deri në destabilizimin e rajonit.

OVL UÇK – Dukagjin

21 korrik 2017

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …