Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-së, Selim Pacolli: Do të heq dorë nga paga dhe vetura zyrtare

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-së, Selim Pacolli: Do të heq dorë nga paga dhe vetura zyrtare

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli është zotuar se nëse zgjidhet kryetar në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, nuk do të marrë beneficionet që i takojnë me këtë pozitë publike.

“Prej fillimit të fushatës time, unë kam dashur të jap një model të ri të kryetarit që i duhet Prishtinës. Sepse jemi lodhur me politikanë që vetëm flasin dhe nuk veprojnë. Në vend se të marr rrogën nga komuna, ato të holla do t’i investoj në qendrën e inovacionit. Do të jenë investim për rininë – ardhmërinë tonë”, tha ai. Ai ka thënë se me punën e tij ka arritur të krijojë vlera dhe nuk ka nevojë të marrë paratë e taksapaguesve kosovarë për vete.

Selim Pacolli është i vetmi kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, i cili ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale – kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …