Pandeli Majko

Pandeli Majko: Shqipëria lufton nëse Kosovës i preket sovraniteti

Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, deputeti socialist,  ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka thënë se Shqipëria do t’i dalë zot Kosovës në raste të një  konflikti të mundshëm. Nëse  preket sovranitetit i Kosovës, Shqipëria implikohet në konflikt me cilindo. “Ne mund të mos jemi lojtarë globalë, por ne mbetemi vendi, i cili nëse preket sovraniteti i Republikës së Kosovës, Shqipëria hyn dhe implikohet automatikisht në konfliktin me cilindo, ka thënë Majko në një intervistë për “Kosovapress’. Ai më tej ka thënë se i vetmi dokument  i nënshkruar  nga Kosova dhe Shqipëria është abetarja e klasës së parë, që është e njëjtë mes dy vendeve. Shqipëria dhe Kosova të vetmen punë të përbashkët të dukshme, që kanë bërë është abetarja e klasës së parë.

Nisur nga kjo ne jemi  duke krijuar një gramatikë të re, një fjalor të ri i cili ka brenda një fakt i cili është krejtësisht i logjikshëm ekzistenca e një elite shtetërore në Kosovë, dhe nuk është një elitë dosido janë politikanë të cilët kanë shkruar historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të Rajonit, janë njerëz të cilët dje kanë luftuar dhe sot janë në politikë, janë nga ata politikanë që vendet tjera do të donin që të i kishin pjesë të politikës së tyre, për mënyrën se si ata i artikulojnë dhe se si ata kanë provuar shumë gjëra të cilët shumë politikan qoftë në perëndim apo në lindje vetëm flasin”, tha Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …