Pantina: RTK ka rënie të besueshmërisë dhe shikueshmërisë dhe po shkon drejt degradimit si institucion

Pantina: RTK-ja ka shënuar rënie të besueshmërisë dhe shikueshmërisë, po shkon drejt degradimit si institucion

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina me anë të një shkrimi në rrjeti social ka thënë së se televizioni publik RTK po udhëhiqet nga njerëz jo profesionistë të cilët e keqpërdorin atë vetëm për të përmbushur interesa të tyre personale, prandaj ky medium ka shënuar rënie të madhe të besueshmërisë dhe shikueshmërisë. Sipas saj dikush për këtë gjendje duhet të jap përgjegjësi.

“Për shumë vite me radhë, si anëtare e komisionit parlamentar për media, kam tërhequr vërejtjen se RTK udhëhiqet nga njerëz jo profesionistë të cilët e keqpërdorin atë vetëm për të përmbushur interesa të tyre personale. Si pasojë RTK ka rënie të besueshmërisë dhe shikueshmërisë dhe po shkon drejt degradimit si institucion, prandaj kam kërkuar përgjegjësi për njerëzit që e sollën deri këtu. Mbrëmë gjatë transmetimit të koncertit për 10 vjetorin e pavarësisë u vërtetua se RTK është edhe jo profesionale (mënyra e ndërprerjes së koncertit të Rita Orës) edhe i ka rënë shikueshmëria dhe besueshmëria (fakti se shumë pak njerëz i shohin lajmet e transmetuara ë RTK). Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë gjendje, se kush dhe kur nuk e di por kjo do ndodhë se s’bënë. E mirë kish qenë të fillohet qysh sot dhe nga menaxhmenti më i lartë”, ka shkruar Pantina.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …