Brickos

Partia e Drejtësisë drejt përçarjes

Partia e Drejtësisë drejt përçarjes

Derisa një pjesë e kryesisë së Partisë së Drejtësisë ka thirrur Kuvend të Jashtëzakonshëm dhe thotë se ka shumicën e degëve që e përkrahin, pjesa tjetër, e cila  përkrahë kryetarin aktual, Ferid Agani, ka thënë se ftesa për Kuvend të Jashtëzakonshëm është joligjore. Sipas një komunikate të krahut të Ferid Aganit, ftesa e dërguar nga sekretari i pezulluar Fidan Mustafa për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së për 28 shtator thuhet se është veprim i paautorizuar, joligjor dhe kundër-statutor që ka për qëllim degradimin e integritetit politik të partisë. Megjithatë, flitet se përkrahjen më të madhe nëpër degë e kanë nënkryetari Jeton Svirca, deputetja e vetme e kësaj partie, Labinotë Demi-Murtezi, si dhe sekretari i Përgjithshëm, Fidan Mustafa. Sipas Kosovapressit, pakënaqësitë dhe ndarja e kësaj partie ka filluar me demarkacionin, ku thuhet se Agani me një vendim të kryesisë, të cilin e kundërshton pjesa e ndarë, ka qenë pro votimit të demarkacionit, kurse, deputetja Labinotë Demi-Murtezi është kundër këtij votimi. Po ashtu, pjesa e ndarë nga Agani kanë insistuar që pas dorëheqjes së Aganit si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë pozita ta marrë dikush tjetër nga PD-ja dhe mos t’i mbetet PDK-së. Degët e kësaj partie në Therandë dhe në Kamenicë publikisht kanë përkrahur Kuvendin e Jashëzakonshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …