Brickos

Pas 18 vitesh falet namazi i Bajramit te xhamia e Ibrit

Pas 18 vitesh falet namazi i Bajramit te xhamia e Ibrit

Falja e namazit të Bajramit do të realizohet për herë të parë pas 18 vitesh tek vendi ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë Burim Veliu. Sipas tij pas shumë bisedimeve me organet gjegjëse, para pak çastesh është arritur një marrëveshje e tillë. “Komuna e Mitrovicës Veriore si dhe policia e veriut, kanë garantuar siguri për një gjë të tillë”, ka thënë shkurt Veliu. Ndryshe, derisa po raportojmë në këto momente, vërehen masa të shtuara të policisë tek lokacioni ku ka qenë xhamia e Ibrit, duke përfshirë edhe njësitë policore me qenë, të cilët po kujdesen për sigurinë në këtë lokacion.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …