Hoxha, Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Pas disa vjet të mbajtjes nën hetime Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër imamit, Shefqet Krasniqi

Pas disa vjet të mbajtjes nën  hetime, Prokuroria Speciale Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër imamit Shefqet Krasniqi, të cilin e akuzon  për veprat penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, sipas nenit 141 tё Kodit Penal të Kosovës, Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Shmangia nga Tatimi sipas nenit 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri, shtytjet për kryerjen e veprave terroriste dhe Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, i ka kryer në vazhdimësi gjatë intervalit kohor 2013 dhe 2014, ndërsa, veprën penale shmangie nga tatimi ka kryer në vazhdimësi gjatë intervalit kohor 2011 dhe 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …