Brickos

PDK

PDK-ja fton strukturat e veta, nëpër degë, nëndegë, të fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme

Në një komunikatë për opinion, Partia Demokratike e Kosovës falënderon secilin qytetar që besoi në vizionin, platformën, kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave, kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale në zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në Republikën e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës pret numërimin e secilës votë, për ta çuar në vend vullnetin e plotë të qytetarëve, pasi që ende janë të panumëruara edhe mijëra vota me kusht nëpër disa komuna. Për këtë, ftojmë të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi zgjedhor – në të cilin u dëshmua demokraci e lartë e kulturë evropiane.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, në përputhje me vendimin që është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, më 29 korrik 2017, dhe në përputhje me Statutin e PDK-së, nga sot shpall zgjedhjet e brendshme partiake. Partia Demokratike e Kosovës fton të gjitha strukturat e veta, nëpër degë, nëndegë dhe seksione, të fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë anëtarësinë e saj, të gjithë qytetarët, në veçanti të rinjtë dhe gratë, që të bashkohen në vizionin e Partisë Demokratike dhe të marrin pjesë në këto zgjedhje të cilat do të mbahen në javët dhe muajt në vijim. PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave e të rinjve dhe do të vazhdoj edhe më fuqishëm në Konventën e ardhshme zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …