Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK-ja ka kërkuar seancë të veçantë të Kuvendit lidhur me dënimin e eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës janë takuar sot me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, të cilët kanë kërkuar që në një seancë të veçantë të Kuvendit të diskutohet për rastin e dënimit të eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së në “Grupin e Drenicës”. Kjo informatë është publikuar  zyrtarisht nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës. Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme do të ketë këtë rend dite: Debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar. Ndërkaq, në seancën e nesërme ky do të jetë rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
  10. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
  11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),
  12. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
  13. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
  14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
  15. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
  16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
  17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …