mbpzhr
vala – old
muqa 900
driloni com
vipa
Fillimi / Zgjedhjet vendore 2017 / PDK-ja ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 22 tetorit në Komunën e Skënderajt

PDK-ja ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 22 tetorit në Komunën e Skënderajt

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti do të shënojë fitore bindëse në shumicën e Komunave të Kosovës. “Drenica dhe PDK-ja  e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së. Kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë. E kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit, të zhvillimit dhe modernizimit të jetës”, ka thënë Veseli. Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se beson fuqishëm në fitoren e PDK-së. Ai i ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për besimin e dhënë dhe i ka ftuar që më 22 tetor të votojnë PDK-në dhe kandidatin e pavarur për kryetar,  Bekim Jasharin.