Brickos

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, është ftuar nga Gjykata Speciale

PDK: Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, do të jetë kandidat edhe për një mandat tjerër për kryetar të kësaj komune

PDK-ja ka bërë të ditur se kryetari aktual i Klinës, Sokol Bashota, do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota, mbështetjen e kishte marrë unanimisht nga Këshilli Drejtues i Partisë si organ vendimmarrës. Para më shumë se 300 aktivistëve të PDK-së ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari, Rexhep Hoti, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula-Shiroka dhe deputetja, Ganimete Musliu, Bashota ka falënderuar strukturat e PDK-së për besimin e dhënë dhe është shprehur i bindur në fitoren e radhës së PDK-së në ketë komunë. Ai  ka fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr Klinën që nga viti 2007 për tre mandate rresht dhe tash ka marrë mbështetjen edhe për mandatin e katërt.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …