Muhamet Nuredin Malësori (4.10.1955 - 4.12.1998)

Përkujtohen dëshmorët: Muhamet Malsori, Skënder Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti dhe Ismet Hoti

Sot me një varg aktivitetesh u shënua sot 18-vjetori i rënies së dëshmorëve të Krushës së Madhe: Muhamet Malsori, Skënder Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti dhe Ismet Hoti,  të cilët u ranë me 4 dhjetor të vitit 1998. Në tubimin përkujtimor, të organizuar nga banorët e fshatit Krushë e Madhe, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, Ramadan Hoti nënkryetar i Komunës së Gjakovës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve. Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, ka thënë dëshmorët të cilët sot po i kujtojnë e dinin më mirë se liri pa gjak nuk ka, të frymëzuar nga filozofia e Ukshin Hotit, këta dëshmor dhe shumë krushjan të tjerë, tani më ishin rreshtuar në brigadën e Zonës Operative të Pashtrikut. Muhamet Malësori ishte përkrahës dhe ndihmës i pakursyer i Ukshin Hotit, ideve dhe rrugës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …