Përkujtohen katër dëshmorët e UÇK-së në Pemishtë të Skenderajt

Përkujtohen katër dëshmorët e UÇK-së në Pemishtë të Skenderajt

Në prani të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve sot në Pemishtë të Skenderajt janë përkujtuar katër dëshmoret e këtij fshati Ajet Beqiri, Mustaf Qorri, Shukri Qorri dhe Isuf Sadikaj. U vlerësua lartë vepra dhe sakrifica me sublime – e jetës së tyre, për çlirimin e Kosovës. Këta dëshmorë kanë kontribuar shumë gjatë luftës, që prej themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më konsolidimin e radhëve të saj dhe i kanë dal në mbrojtje popullatës civile dhe në fund u bën gur themel i lirisë së atdheut, theksuan të pranishmit në këtë përvjetor.  Fillimisht janë bërë homazhe tek vendi i rënies së tyre timave, pastaj është organizuar një program kulturorë nga nxënësit e shkollave fillore me poezi e recitale të përgatitura për ndër të veprës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …