Petersen uron Haradinajn, nuk kam dyshim se do të shfaqni energji, përkushtim dhe gatishmëri për t’u marr me sfidat kryesore të pa zgjidhura

Petersen uron Haradinajn, nuk kam dyshim se do të shfaqni energji, përkushtim dhe gatishmëri për t’u marr me sfidat kryesore të pa zgjidhura

Ish i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami e ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për marrjen e detyrës në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“I nderuar Ramush. Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si kryeministër. Jam i lumtur që më në fund u kthyet aty ku ju takon. Nuk kam aspak dyshim se do të shfaqni të njëjtën energji, përkushtim dhe gatishmëri për t’u marr me sfidat kryesore të pa zgjidhura, siç e keni shfaqur gjatë periudhës së parë të shkurtër kohore si kryeministër në mënyrë që Kosova dhe populli i saj i mrekullueshëm të mund përfundimisht të lëviz përpara dhe të përmbush shpresat dhe aspiratat e veta. Shpresoj ta kem rastin për një vizitë dhe t’ju shoh në veprim në kohën e duhur. Ju lutem i shprehni përgëzimet e mia qeverisë suaj dhe, natyrisht, përshëndetjet për Aniten dhe familjen”, ka shkruar Petersen.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …