A po e kuptojnë drejt kuptimin e fjalës, "matrapaz", politikanët tanë që po ia gjuajnë kuturu njëri tjetrit

A po e kuptojnë drejt kuptimin e fjalës, “matrapaz”, politikanët tanë që po ia gjuajnë kuturu njëri tjetrit

Fjala përbuzëse e poshtëruese,  “matrapaz” ka hyrë vonë në fjalorin e politikanëve tanë, por nuk ka hyrë me kuptimin e vërtetë, jo në kuptimin, që i ka dhënë, Ali Asllani, por me kuptimin e punës së tregtarit, që blen lirë e shet shtrenjtë, ashtu sikur shpjegohet në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”. Realisht, kjo fjalë nuk është studiuar në etimologji, sepse togfjalëshi, “mader ba-az” është fjalë e përbërë  e gjuhës persiane, e cila ka kuptim të njeriut që shet nënën e vet. ( Orhan Hanxherliogllu, novela “peshq të mëdhenj f. 87.). Kuptimi i fjalës është shumë  stigmatizues dhe i shkon për shtati atyre që shesin, jo vetëm nënën e vet. por edhe atdheun.  A thua ende nuk dihet se kush e ka shitur atdheun, kush e ka mbrojtur me aq sa ka pasur e ka mundur, kush ka derdhur gjak, kush ku ka qëndruar në frontet e luftës kur është përgjakur Kosova, e kush ka bërë kokrrën e qejfit në hotelet e Shkupit, Tetovës, Tiranës e gjithandej  nëpër qytetet e Evropës, në plazhet e Italisë,  kur Kosova digjej e këta kriheshin e pispilloseshin…

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …