Policia ka arritur që në mënyrë të dhunshme ta zhbllokojë rrugën në fshatin Mushtisht

Policia ka arritur që në mënyrë të dhunshme ta zhbllokojë rrugën në fshatin Mushtisht

Policia e Kosovës ka arritur që në mënyrë të dhunshme ta  zhbllokojë rrugën në fshatin Mushtisht, të cilën sot herët në mëngjes e kishin bllokuar banorët e këtij fshati, me qëllim për të mos lejuar kthimin e kriminelëve serbë, në vendet ku kanë kryer krime kundër fqinjëve shqiptarë gjatë kohës së regjimit kriminal të Milosheviqit. Pas intervenimit, policia i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Rruga deri te kisha serbe e Mushtishtit është e hapur dhe po mbrohet me kordone të Policisë. Në Mushtisht kanë zbaruar edhe forcat e Njësive Speciale të Kosovës.

Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga barbaria serbe, në Mushtisht kanë rënë dëshmorë: Azem Behluli, Bafti Shala dhe Gazmend Aliu ndërsa serbët, që po vijë sot në këtë fshat  kanë vrarë e kanë masakruar 15 banorët të këtij fshati dhe  kanë djegur e rrënuar shtëpitë e fqinjëve të tyre shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …