Mallrat e konfiskuara nga policia e Kosovës

Policia në veri lokalizon mall kontrabandë nga Serbia

Një kamion përplot me pije të kontrabanduara nga Serbia, është lokalizuar mbrëmë rreth orës 22:00 nga policia në veri të Mitrovicës. Policia nuk ka arritur ta dërgojë kamionin në terminalin që ndodhet në jug të qytetit, për shkak të rezistencës së vozitësit të kamionit, Dejan Mihajloviq, i cili është djali i pronarit të një depoje të kësaj veprimtarie në veri të Mitrovicës, Zvezdan Mihajloviq. Kamioni vazhdon të qëndrojë i lokalizuar me shirit të policisë, në rrugën ‘Oslobogjenje’ në veri të qytetit, derisa po bëhen përpjekje mes policisë dhe anëtarëve të familjes Mihajloviq, për ta dërguar kamionin në terminal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …