Brickos

Komiteti "Mbrojtja kombëtare e Kosovës"

Prof. dr. Hakif Bajrami: 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës

Më 25 prill 1918 në Shkodër , në lokalin e “Marubit”  Bedri Pejani e Sali NIvica do ta formulojnë një listë  intelektualësh, për ta themeluar një Organizatë që do të ketë për detyrë themelimin shumë të shpejtë të Komitetit Kosovës, për ta mbrojtur “tansinë tokësore të Shqipnisë etnike”. KMKK kishte një parahistori: më 1909 ishte themeluar në Stamboll klubi “Shqiptari” I drejtuar nga Ibrahim Temo; më 1912 nga ky klub do lind organizata politike “Bashkimi” me qendër në Shkup; më 1915 nga misionarët që I kishte dërguar Hasan Prishtina në Mitrovicë (Hys Popova etj.) do të themelohet partia politike “Shpëtimi”. Mbi këtë përvojë politike atdhetare do të themelohet KMKK në Shkodër më 1 maj 1918. Në Shkodër KMKK e kishte përkrahjen e pakursyer të popullit, sidomos të Malësisë Shkodrës dhe Malësisë Gjakovës.

Më 26 prill 1918, në orën 10.00 në të njëjtin lokal do të fillojë kuvendimi i Dytë në të cilin  morën pjesë: Bedri Pejani, Sali Nivica, Niman Ferizi, Halim Gostivari, Hysni Curri, dhe Hoxhë Kadri Prishtina. Gjatë debatit tre orësh  të pranishmit do të vijnë në përfundim që Organizata politike të mbajë emrin KMKK , duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët e mbetur në robërinë sllave më 1913 në Londër, jo si pasojë apo mungesë e luftës çlirimtare shqiptare, por si tendencë e Fuqive Evropiane, që Shqipëria të dali nga kthetrat e Perandorisë Osmane sa më e gjymtuar. Në fillim, Bedri Pejani do ta lexojë deklaratën e Eduard Greit: “E Sakrifikuam Shqipërinë, por e vendosem paqen në Ballkan”. Se çfarë paqe ishte vendosë do të reagojë publicisti Sali Nivica, kuptohet duke argumentuar tragjedinë e Kosovës dhe Çamërisë.

Më 27 prill 1918, në të njëjtin lokal Bedri Pejani do ta paraqes Programin e Komitetit prej TRI pikash për debat politik, diplomatik dhe ushtarak kur të themelohet KMKK. Këtij programi I pari do të I bashkohet Hoxhë Kadri Prishtina, I cili me profesion ishte jurist I njohur. Pikat e Programi ishin:

1.Me protestua para Pushteteve të mëdha të Entantës e me kerkesa bashkimin e krahinave të Kosovës ( Shkup, Kumanovë, Preshevë, Tetovë, Gostivar, Kaçanik, Ferizovi, Gilan, Prishtinë, Vuqitërnë, Mitrovicë, Jeni Pazar, Rozhajë, Pejë, Plavë, Gusi, Gjakovë, Prizren) në Shqipni të lire vetëurdhënuese.

2.Me protestua para Pushteteve të mëdha të Entantës, kundra mizorive sllave ndër krahinat e Kosovës deri në ditë të sodit e qi munden me u badhe mbas sodit.

  1. Me zgjedhë e me que nji delegacion për me mbrojtur në fillim dy pikat e sipër përmendura para botës zyrtare e jashtë zyretare.

Më 28 prill 1918 të gjithë të pranishmit në Kuvendin e dytë dhe të tretë do të marrin detyra  për t` I ftuar  disa personalitete atdhetare dhe prej tyre të zgjidhet një Kuvend provizor. Aktiviteti do të zgjatë deri në fund të prillit. Për datë themeltare do të caktohet 1 maji 1918. Kuvendin e 1 majit në prani të 25 personaliteteve të autorizuara  e hapi Hoxhë Kadri Prishtina. Në Kuvend merrnin pjesë edhe 1o anëtarë në cilësinë e nderit pa të drejtë vote. Pas një debati 3 orësh do të zgjidhet KMKK me këtë përbërje: Hoxhë Kadri Prishtina Kryetar, Hysni Curri- Nënkryetar, Halim Gostivari-Nënkryetar (të dy përgjegjës për luftë të armatosur) dhe Bedri Pejani-Sekretar. Antarë të komitetit u zgjodhën: Sali Gjuka, Isuf Veseli, Sadik Ramë Deçani, Nexhi Hoxhë Sadiku, Avdush Kastrati, Jahja Begolli, Hamdi Zajmi, Niman Ferizi, Rrok Perolli, Tahir Zajmi, Kahreman Begolli dhe Ibrahim Gjakova-Çaushi.

U zgjodhën edhe antarët e nderit: Hasan Prishtina (mungonte sepse ishte në Wjenë ku kishte shkuar me 36 prijës shqiptar për ta vizituar Familjen e Franc Jozefit që kishte vdekur kohë më pare), Bajram Curri, Mehmet Delia, Azem Bejta, Nexhip Draga, Aqif Blyta, Ramë Vllasa, Ilaz Raçaku, Nak Berisha, Dan Doroci. Për KMKK, sekretar-Bedri Pejani , Z. Kryetari –Hysni (Curri) , (Nga proces verbali I mbajtur, i viti 1918-1919, ishin Tahir Kolgjini, Zija Kosova dhe Pajazit Boletini të cilët  shitën agjentëve të Tito-Rankoviqit më 1951, në Stamboll. Për autorin proçesverbalet janë të njohura, ndërsa në Simpoziumin e Tiranës që mbahet më 2 maj 2018, tema ime është REFUZUAR nga ata që kurrë-kurrë asnjë germë nuk e kanë shkruar për KMKK-ën. Ata që I frigohen realitetit duhet ta dijnë se me pozita politike nuk anvansohet shkenca.

Komiteti I  Kosovës në vijim do të i vejë në rend dite:  “Kërkimet e kryengritësve të Kosovës “. Kërkimet do të publikohen më 1919 në vigjile të Konferencës Paqës në Versajë.

Kërkimet në 11 pika ishin:

1. Deri t` I ipet nji karar mbi vist shqiptare qi Konferenca e Londrës më 1913 I ka pasë lane nën Serbinë, ushtria e Serbisë ka me ndejë vetëm nepër qytetet të caktueme tui mos u marrë as pak punë civile. Kjo ushtri ka ne u ba idare prej hyqmetit pa e randue aspak popullin.

2. Deri sa të vihen kufit ndermjet Shqipnisë e Serbisë prej Konferencës së Paqës të Versajës, xhandarmeria e policia e ktyne krahinave, Kumanovë, Preshevë,Shkup, Tetovë, Gostivar, Kerqovë, Ferizovi, Gilan, Prishtinë, Vuqitern, Mitrovicë, Rozhajë, Pejë, Plavë, Gusi, Gjakovë, Prizre) kanë me u trajtue prej popullit të vendit mes kombsive. Kjo xhandarmeri e kjo polici kanë me kenë nder komandë të atyne vendeve qi I dishiron e qi I beson populli.

  1. Burrat e krahinave siper permendne kanë me themelue me vote të popullit.

4.Prefektet dhe nenprefektet kanë për të qeverisë vedin mbas ligjevet civile e pa I marrë as pak parasysh nderlikimet fetare e komtare.

  1. Fëmijët shqiptarë kanë me u shterngue per me shkue nder shkolla serbe e me i here kanë me i hap mejtepet shqiptare qi janë mshelë para gjashtë muej nga hyzmeti i Serbisë.

6.Me I dhanë fund kryekputas plaçkes, vrasave qi janë ba deri sot tinzisht, hajnisht pa kurfar gjyqit nepër terr të natës, nepër fusha e male. Me e çdukë me të besuemit  pa gjyqe e të rrahunit e çdo vepër mizore tjetër qi ndalohet prej kanuneve botës qytetnueme.

  1. Kan` për t` u gjukue d për t` u denue ata nepunsat civil e ushtark qi kanë dhanë urdhën për vepër të palaigjshme.

8.Qeveritarët e vednit do të jenë përgjegjës para gjyqit për çdo punë të përgjithshme, sidomos për ato që i përkasin jetës, nderës e moralit.

9.Nepër gjyqe kanë për t` u largue rreptsisht e pa prekë as nji jetë, as në gja të popullit prej krahinave shqiptare qi Konferenca e Versajes ka me i bashkue me Shipninë politike.

  1. Zbatimi I ktyne pikave ka me u kontrollue prej nji Komisionit amerikan qi munt t` emnohet prej pushteteve të mëdha të Entamntës. (KMKK D.nr. 27.d. 708046).

PROGRAMI I PËRGJITHSHËM I KRYENGRITJES KOSOVËS  në vitin  1919

  1.As nji kryengritës nuk guxon me I damtue shkiet e vendit veq atyne qi qendrojnë me armë në dorë kundra qëllimit shqiptar.

2.Asnji kryengritës nuk guxon me djeg shpija, e me rrenue kishat.

3.Plaqkitja asht e ndaluar, gjatë kryengritjes.

4.As nji kryengritës nuk guxon të  shemtojë  mbi trupat të vramëve t` anmikut, as me xhveshë ata anmiq qi jesin dekun e të plagosun ose të xënë rob.

5.Veprimi ma I gjallë ka me kanë kundra ushtrisë, xhandamerisë, kundra komitave të anmikut qi kundershtojnë me armë në dorë edhe në kjoftë se anmiku ban mizorina shqiptarëve pa armë kanë për t` iu përmbajtë plotësisht e rreptsisht.

6.Nji tradhtar që kundershton luftën me anmikun ose veq asht kundra qëllimit shqiptar, ka për tu vra pa gjyq e pa afat e kush do që të jetë. Por nji tradhatar pa armë në dorë ka me u gjykue para gjyqit të kryengritjes e ka me u denue mbas dokumentesh e jo me prralla të hallkut.

7.Me të zapuemit e nji shteti ose të nji katundi serb, shkiet e vendit ashtu  edhe qarshia të ruhen të gjitha, besnikija e kryengritsit  të ndjek anmikun pa afat e pa bjerë as nji dakik nepër shere e katunde.

  1. Kot e pa nevojë as gjaku I popullit tone as gjaku I anmik ska me mujtë me u derdhë. Por aty ku asht nevoja nji kryengrtës ska me guxue me kursye as pak gjakun e vet e vetme.
  2. Konsullatat e shka ka që i përket këtyne ka për ti ruejt me njerëz besnikë e ma të marrun vesht.
  3. Të vramët shqiptar nuk kan për tu shti në dhe deri sa të vie naj komision I huej. Mizorinat e bame prej anmikut kan për të mbet shenue edhe për me diftue Evropës e Amerikës. (KMKK D. 2. D.708045). Pas aprovimit të këtij Programi, KMKK më 26 janar 1919 i dërgonte informatë Francës dhe Anglisë se në Luftën Ballkanike (1912) janë masakruar 200. 000 shqiptarë vetëm në Vilajetin e Kosovës. Letrën e shoqëronte në aneks dokumentesh faktike.

KMKK është partia politike shqiptare e cila me kohë I doli krah Shqipërisë Kontinentale jo vetëm brenda trevave të robëruara, por edhe në Kuvendin e Versajit ku vëndosej fati I popujve të vegjël. Atëbotë askush nuk e e diskutonte fatin e gjysmës së kombit shqiptar. Lufta zhvillohej për pozicionim në ADRIATIK. Italia ishte pozicionuar ta aneksojë Vlorën, me rrethinë (shiko:Konferenca Londrës 26 prill 1915), SHBA ishin të pozicionuara në bregdetin e Malit Zi, me qellim që ta kthejnë Mbretin Nikolla në fron. Për Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manastirit as që flitej në Versaj. Nuk është folur fare as për Vilajetin e Janinës. Kështu KMKK do të avnansohet me diploamci dhe me kryengritje si forcë politike e pa pajtuar me robërinë.

KMKK kishte programuar që ta mbrojë popullin e Kosovës: duke e mbrojtur Shkodrën, sepse kjo krahinë e lirë mund ta nxirrte Kosovën e lirë; të mbajë qëndrim miqësor me anglo-amerikanët që vepronin përmss flotës tyre detare që operacione në bregdetin malazias me qellim që të sillet mbreti I tyre në fron nga Londra ku subvencionohej me 400 000 sterlinga në muej;Ta ndihmojë popullin në çlirimin e Vlorës nga okupimi Italian;të dërgojë një delegacion në Versajë për të dëshmuar se çfar popullsia kanë Vilajeti I Kosovës dhe Vilajeti I Manstirit;për të deshmuar mizoritë serbiane në këto vilajete mbi shqiptarë që ishin në truallin e tyre; për të deshmuar se nuk do ta pajtohen kurrë që të rijët shqiptar të regrutohen për ushtrinë serbiane, sepse I robëruari nuk ka asnjë obligim për të sherbyer në ushtri. Komiteti ka për ta ruajtur shkollën shqipe që e kishte themluar Wjena; për ta penguar kolonizimin e vilajeteve shqiptare me sllavë; për ta njoftuar botën e civilizuar se Mbretëria serbiane kishte hapur kampe të përqendrimit në Nish, Leskofc dhe Nikshiq; për ta penguar çdo dhunë shtetërore që shqiptarët e religjionit mysliman të shpërngulen në Anadoll si dhe për ta penguar konvertimin e shqiptarëve në ortodoks si paradhomë për denacionalzim. Mbi të gjitha me një Memorandum KMKK do të dergojë Vesajit fakte për kufijtë natyror të Shqipërisë etnike. KMKK do të kërkojë që Kryqi I Kuq t` i vizitojë viset shqiptare dhe të njihet me mjerimin  që e kishte krijuar okupatori.  Realizimin e këtyre kërkesave KMKK e shihte vetëm me luftë të armatosur, sepse okupatori tjetër gjuhë nuk njeh kurrë.

Më 28 prill 2018

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …