Ahmet Qeriqi: Kosova, një histori deri në pavarësi IV

Prof DR Hakif Bajrami: EPOPEJA E LAVDISHME E UÇK-ës SHNDËRROHET NË AVANTURË BISEDIMESH NË RAMBUJE, VJENË E BRUKSEL 1999-2018

A ka mundësi praktike që ta shpëtojmë Kosovën nga sulmet gjenocidale të Serbisë neofashiste, me luftën tone të drejtë argumentohet se po. Por, a e kthyen bisedimet e anlfabetëve tanë ideologjik (partiak) fitorën e pastër si loti në avanturë, prej së cilës do të dalim disi të lagur dhe të dytësuar po del se po. Askush nuk na ka detyruar ta nënshkruajmë letrën në Rambuje ku thuhet se 11000 policë dhe ushtarë serbianë mbesin në Kosovë; se sovraniteti I Jugosllavisë nuk diskutohet; askush nuk na ka detyruar ta pranojmë termin neofashist “diskriminim pozitiv” në Wjenë të imponuar nga Mati Ahtisari, që një pakicë e cila njëqindë për qindë identifikohej me makinerinë vrastare të Millosheviqit,iI cili do të denohej përjetësishtë në Hagë; askush nuk na ka detyruar me thikë në fyt në Wjenë… që të pranojmë se Ushtrinë e Kosovës nuk mund ta bëjmë pa dhënë leje pakica serbe; askush nuk n aka detyruar ta pranojmë fusnotën në paraqitejt ndërkombëtare kur hapur edhe në Rezolutën 1160 të 31 marsit 1998, hapur argumentohet se kush është AGRESOR në Kosovë, sepse KS OKB unanimisht e aprovoi ku dominon Kaptina e VII (SHTATË, nenet 39,40, 41, 42 dhe 43 nga Kata e OKB), që do të thot se Serbia do të bombardohet nëse vazhdon me krime; askush nuk i ndalë injorantët tanë që zhvillojnë bisedime e që kurrë Serbianëve nuk ua permendin se edhe REZOLUTA 1244 e 9 VI 1999, mbështetet edhe në Kaptinën VII të Kartës OKB; askush nuk i ka faj Serbisë se na ka paditë në GJND dhe atje e ka marrë AUTOGOL. E Këto fakte, plus krimet dyshekullore serbiane askush nuk po dinë me sistem dhe me fakte arkivore të ia numrojë, kuptohet nga karrikat e OKB e deri në Bruksel. E kemi kthyer fitorën e merituar si loti e pastër, në avnaturë “diplomatiko politike”, për të fituar Hashim Thaçi , Isa Mustafa, Edita Tahiri, Blerim Shala e kush jo, bigrafi në tragjedinë e kombit.  Deri kur do të tolrohen, nuk e di, por përmirësimet e gabimeve do të mbesin të pariparueshme. Lidhur me këtë, ndryshimi I kufirit të Kosovës për hater të dikujtë, nuk është dashur të lejohet, aq më pare kur Mali I Zi tani e ka të njohur se sa herë I ka ndryshuar kufijtë në dëm të trojeve shqiptare. Nuk është fjala pra për miqë, por është fjala se dikush që ka gjentikë serbiane dhe në funksionin e diplomatit na e ka imponuar gverrin me një fqinjë, kuptohet me prapavi meskine, e cila më vonë do të kuptohet, por tani peshën e tradhtisë diush po mundohet ta kthej në “biografi brilante”, madje duke paguar gazetar të huaj, se këta vendorët nuk ditkan të i kthejnë avanturierët në “lajm heroik”. Le të mbetet ky shkrim si vrejtëje hyrëse, sepse larg kemi shkuar, rruga ishte e gjatë, vonë ky popull do ta kuptojë, se kush na ka përfaqsuar në reth të thatë!.

Kështu si po renditen ngjarjet sikur nuk ka mundësi që ta shpëtojmë Kosovën nga byrokratët që e drejtojnë Republikën, ku nuk respektohet Kushtetuta, por në një mënyrë shteti është bërë “pronë e disa individëve” që mbajnë pozita udhëheqëse e që veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. E pabesueshme, në këto rrethana që janë stralluar disa persona në psikologjinë e disa pushtetarëve, që janë promovuar në despotë apsolut! Moto e momentit aktual politik në Kosovë për sigurinë, këtu duhet të na sherbejë një thënje e Ernest Renanit ku e pikturon rrolin e despotit: “Kushdo që deshiron të bëjë histori, duhet ta harrojë historinë”, që do të thot mos t` i zbatojë ligjet demokratike shtetërore!

Sot në shtetin më të ri në Evropë, që quhet Republika e  Kosovës, ata që kanë pasë guxim të themlojnë parti politike, ose kanë themeluar ndonjë OJQ (të finasuara nga nëntoka e jashtëme, e çka jo!), zakonishtë po flasin për historinë, për ndrtimin e shtetit, për të kaluarën dhe të tashmën, dukue kërcnuar se nga froni nuk ka fuqi që i lakon. E historia, i ka tri detyra para veti si shkencë e mirëfillët. Detyrat janë, që të objketivizojë ç ka ka gja; si ka ngja?. Me këto “objektivizime” mundet të mirret çdo intelektual që lexon dhe ka deri diku njohuri për një ngjarje, sepse vet ka “qenë pjesëmarrës, ose e ka pa me sy dhe e ka dëgjuar me vesh”. Por, askush përpos historianëve të mirëfillët nuk mundet t` i dalë në ballë kërkesës PSE ka ngja, iks ngjarja, pse iks pesoni është bërë hero, ose tardhtar, pa e studiuar në ekip shkencor që ka përvojë së pakut dhjetë vjeçare. Së pakut për t` i dale në ballë kësaj detyre, duhet shkollim dhe hulumtime të thella nepër arkiva, me program që është aprovuar nga institucioni profesional. Edhe në këtë nivel, sukurse te shkencat natyrore, konkludimi nuk ka pike apsolute. Shkenca pa pushuar zhvillohet. Bje fjala, sot nuk zgjatë sherimi nga ndonjë operacion me javë e muaj… Por, atë opracion krurgjik, kuptohet  nuk mundet për ta bërë ndonjë amator. Kuptohet edhe profesionistit i duhet aparaturë kulminante, për ta kryer një operacion kulminant. Pra edhe në shkencat shoqërore duhet hulumtime përmanente nepër arkiva, për të ardhur deri te e vërteta objektive, sepse çdo dokuemnt, nuk është argument. Pra, dokumentet duhet objektivizuar gjithanshëm në rrethanat e kohës kur janë krijuar dhe çfarë qëllimi kishin.

Në lëminë (shkencën) e histories sot, po mirret çdo kush që i teket dhe flet, sidomos në television, radio dhe shtyp, e besa edhe nëse ka para private dhe klanore (politike) po mirret me “histori”, duke u mshefë pas slloganit se deri me tash “çdo gjë ishte e dyshimtë, pra na duhet kontra historia”. Dhe ky soj “historianësh” joprofesional, është shumë i pranishëm kudo. E ata që po shkruajnë, që fare pak ose aspak nuk lexojnë, nuk e “mundojnë” mendjen e të shtrojnë pyetjen: “Ka hy ky papagall ndonjëherë në arkiva”? Jo, as nuk e dinë çka janë.JO, historian pa nja dhjetë vejtë hulumtime në arkiva, nuk mund të bëhesh. Dhe, plus fakti se shqiptarët, duke mos pasë shtet, deri më 1912 ( e dihet çfarë shteti ishte dhe sa zgjati-hb), plus duke u ideologjizuzr shteti në vijim, sa më shumë që grumbulloheshin vitet në shekullin XX (bje fjala), e vërteta bëhej “apsolute” , po i pelqeve drejtuesit totalitar, po edhe rregjimit. Në fakt, në regjimet që janë sot demokartike, është tendencë infektive (antishkencore) që histoiria të konvertohet në sociologji. Këtë metamorfozë e kërkon një pjesë e të deformuarve në të kaluarën, këtë e kërkon sot konkretisht Turqia, madje edhe disa shtete perendimore, për mizoritë e Perandorisë Osmane në viset shqiptare, duke na e përdhosur heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skenderbeun; Lidhjen Shqiptare të Prizrrenit, Kryengritjet çlirimtare 1910-1912. Pra rrënimi I histories sonë në emër të një kauze “pozitiviste” (histori oazash), provon të defaktorizojë çdo kontinutet të detalit hsitorik. E dihet se nuk ka histoiri pa faktorin, detal dhe të përgjithshëm. Për defekte sidomos në historiografinë ruse, duhet të shkruhen vëllime e vllime, sepse kurrë kjo historiografi nuk e ka pasë objek të vërtetën, por gllabërimin, dhunën dhe kolonializmin.

E vërteta, edhe ata historian shqiptar, që kanë shkruar në diasporë (1945-1992), shkrimet e tyre janë të ngjyrosura me idelogji qoftë të majtë, apo të djathtë-njësoj. Në këtë ndarëje nuk mund të lavdohet askush. Dhe, kur t` i shtohet këtij fakti, se ata që arratieshin nga Shqipëria Bregdetare, bje fjala në Jugosllavi (1949-1957), ose në Greqi, disi, për ata që ka bërë pasuri, dhe shiqojnë nga bregu I diasporaës, kurrë, kurrë, nuk e “kanë idenë” se çka u kanë thenë të hujave (jugosllavëve dhe grekëve, agjenturave të MI 6 etj.) nepër kampet ku ata përpunoheshin me muaj. E këta të robëruarit (nga Jugiosllavia) që shkonin në Shqipëri, ose në vendet e treta, harrohet se luftën është dashur ta bëjnë ose si Adem Demaçi, ose t` i përvilein duartë dhe të shkollohen, por asnjerës palë nuk ia kompenzon përkushtimi patriotik “të vërtetës” për të kaluarën, nëse ka shiquar nga bregu substancën që I ka mbetur në vendlindje. Shkurt, për t` i shfajsuar të gjithë, arkiavt tona nuk i kemi plotë fakte. Por jo t` ua japim “vizën” e së vertës bje fjala të dhënave të një diplomati (shekulli XIX dhe XX, më heret është tjetër çështje?) që nepër trojet tona kanë kaluar, apo ka qendruar një diplomat dhe apsolutisht ai duhet të ketë të drejtë., jo!. Këtij qëndrimi në filozofinë e histories I thonë FATAMORGANË KONKAVE me kamatë atrofi apo insufiencë politike dhe ideologjike, pa e amnestuar specilaistin vendor që të thot e shkruaj çka i teket, për interesa të regjimit. Dhe ne të vejtrit që kemi jetuar në dy rregjimet nuk kemi qenë të “pabojatisur”, por duhet luftë speciale që të lirohemi nga ngjyrimet, e çlirimi nuk mund të bëhet me “opracion cezarian”, për një dekadë. Nuk është sheknca “lajm ditor gazetaresk”, të cilin nëse e ka vënë në etër gabim, të nesermen e demanton. Në shekncë “dematimi” vjenë ma ngadal dhe me dhimbje të mëdha “muskulore” . Në këtë dhimbje , në këtë “tajm bajndikg”. Këtu ndahen rrugët: tradhtari në Tiranë beret hero në Prishtinë. Spiuni  i arratisur në Jugosllavi (1949-1957) bëhet hero I vërtetë pa asnjë argument në Tiranë. Bje fjala, si ta spejgojë një amater “Rrugën e Regjimentit Kosova 1943-shkurt 1944”, që bëri mizori të papara, duke i sherbyer Gestapos. Si ta spejgojë atë rrugë sotë histioriani që i njeh dokumentet e PKSH, PKJ-ës, Ballit, Legalitet, Lidhje Popullore shqiptare 1941-1944,Qeversië kuislinge shqiptare (shtator 1943-qershor 1944), e prijësi I asaj qeverie mban emër rrugësh rrugësh në Kosovë. Madje ai i “Lidhejs Popullore shqiptare 1941-1944”,jetonte në Beograd gju me gju me Millan Nediqin. Mbi të gjitha si është e mudnur që katër prijësve të Regjimentit famkeq (sepse vrau e preu nga Shkodra e deri në Tiranë patrioë të pafajshëm, që lidhje nuk kishin me komunizmin, po ploja bëhej për hatër të Shmit Huberit!) e kur shkuan drejtuesit  e këtij rregjimenti në Beograd me i marrë RROGAT për katër muaj që kishin munguar nga puna si xhandarë të Nediqit, nuk iu mundësua që t` i marrin rrogat, sepse kishin munguar nga puna, për katër muaj (si xhandarë të qeverisë kusillinge të Nediqit). (Për këtë janë dokumentet serbisht, shqip dhe gjermnaisht!). Dhe disa prej tyre falë pasurimit familiar sot (2018), ata nga një kastë folklorike janë shpallë “herojë”, rrugët kanë marrë emra të tyre. Por emrat e brigadave ÇLIRIMTARE nga Shqipëria 12 shtaor 1944-qershor 1945, dhe drejtuesit e tyre madje fyhen dhe injorohen plotpsishtë. Kjo është histori injorantësh dhe duhet sa më pare objektivizuar? Ja një shembull. Sot një rrugë në Marsej të Francës e mabn emrin e Gjenral Veli Dedit. E  ne për inate ideologjike e injorojmë luftën e Ushtrisë Shqiptare, që në ESENCË e shpëtoi Kosovën nga shfarsoija që e palnifikoi Vasa Çubrilloviqi më 3 nëntor 1944, “deri sa të zgjsin opraciionte e luftës”, sepse ashtu kishin vëndosë të Mëdhejtë në Jalltë. Këtë shansë serbomdhenjët donin ta shfrytëzojë. Nuk është pa parapvi kur më 9 prill 1945 J. B. Tito I thot delegaconit Kosovës: “Ju 90% keni qenë me fashizmin dhe ne tani ua japim shansën që të tregoehni”. Kjo do të thot se jeni në mëshiren tone serbiano-jugosllave.

Posa të bisedoish me një kastë intelektualësh sot, historinë e kuptojnë sipas pasurisë. Një palë intelektualësh që nuk lexon asgjë e “harron” se Hasan Prishtina ( Hasan Prishtina në Shqipëri deri më 1962 ishte i anatemaur. Ishte për faktin se më 1927 nuk kishte pranuar kërkesën e Fan Nolit,Bedri Pejanit, Ibrahim Gjakovës dhe Branko Merxhanit që të shkojë në Moskë si musafir I V.J. Stalinit në dhjetë vjetorin e Revolucuionit tetorit. Në Shqipëri, aty kah mbarimi I vitit 1947 rastësisht ishte diskutuar veprimtaria e shkuarjes së Delegacionit shqiptar në Rusi më 1927 nga Wjena. Aty, Mhmet Shehu do të klithë fjalën se Hasan Prishtina ishte kundërshtar I shkuarjes nga Wjena, në “prehër të Stalinit më 1927”. Një antar i rangut lartë politik, ku ishte edhe jugosllavi komunist do ta lëvizë çështjen a do të avansohej Hasan Prishtina në komunist shqiptar më 1941, po të ishte gjallë”? Aty, pa ndonjë rend dite do të reagojë Enver Hoxha: “Me siguri se Hasani komunist nuk do të bëhej, po të ishte gjallë më 1941, por bashkëpuntor I fashizmit nuk do bëhej kurrin e kurrës”. Me këtë “vulë” diskutimi ideologjik “historik” do të mbyllet. Por, Hasan Prishtina deri sa Shqipëria do të largohet de fakto nga “prehri I Kremlinit” –Pakti I Varshavës më 1960, Hasani do të mbetet “armik I mikut shqiptar”. Më 1962 do të ketë “liri energjie”, dhe Hasani do të plasohet aty ku e ka vendin.-Burimi: AVIIB.F.6+1=01 HP/1947/57/67/77),  bashk me Elez Isufin, Avni Rrustemin, Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Qemal Stafën, Emin Durakun… etj dhe “historia e “historianëve jeshilë”, është plotë madhështi për Ahmet Zogun, për Ceno Begun, për Tahir Kolgjini, madje Koçi Xoxën, Panajot Plakun… e tj, por në këtë kolorit duhet të dihet se diçka mungon edhe për hsitorianin e mirëfillët, se i mungojnë të dhëna relevante, bje fjala të SIM-s Italiane, Gestaposë, MI6, OZN-ës, UDB-ës SSH-ës etj.  Mungojnë të dhënat edhe për kohën e okupoacionit 1939-1944 dhe për pjesën e robëruar të kombit 1945-1999, dokmente ato që i ka garbitë okupatiri dhe provon të i mbajë në posedim për të gjetur tradhtar dhe eksponetë nëse i jipet shansa. Dhe, kur t` i shtohet këtij realiteti pikturimi ideologjik i historisë në Shqipërinë Bregdetare (lexoni Histori e Shqipërisë,bje fjala vllimi IV , Tiranë 1984, në 500 faqe teks, 612 herë përmendet një emër, pa lejen e subjektit…tregon se diktatorët mund të vet promovohen por edhe të avansohen nga ata lakej që e rrethojnë pushtetin. Kjo fushë nuk është shkencë e histirisë. Nuk është larg këtij realiteti edhe “histoiria” për pjesën e robpruar 1945-1999, ku vakume dhe gabime kemi të gjithë, por jo tradhti, sepse librat kanë mbetë. Bje fala për librin tim Kosova 1918-1941 , botuar më 1981 nuk do t` ia ndrroj asnjë germë as sot. Por nuk është çdo gjë që kemi shkruar aksiomë pastaj? Le të objektizoihet e klaura me argumente të reja, pra pa ideologji.

Në këtë “vakum” na u kanë hudhur në shpinë sidomos në kohën  e fundit, një kastë e gazetarëve që kanë informata “kur ka folur elfanti me hardhucën”, dhe të vërtetën e tyre e plasojnë për çdo ditë, duke provuar ta shpërlajnë trurin e popullit se ata janë shpëtimtar, mjetet e informimit, vizuele dhe të lexuar janë mbyllur hermetikisht për të podhuar mall që u shitet. Këtyre janë kah u ndihmojnë edhe të huajtë që vijnë këtu në cilsinë e mikut dhe “valiut”, dhe kërkojnë me kauzlitet, që “duhet ta rishokojmë hsitirinë”, ose e shkruajnë vet dhe na përdhosin edhe Skenderbeun, edhe të gjitha kryengritjet shqiptare për një liri njerëzore dhe ngrohtësi  popullore sidomos, deri më 1878. Ky soj “protektorësh” kërkon ta harrojmë Lidhjen Shqiptare të Przrenit, Abdyl Farshërin, Ymer Przrenin , Sulejman Vokshin, Haxhi Zekën, Murat Xhakën, Isa Boletinin, Idriz Seferin. Këta konvertitë nuk duan me ditur se 16 000 të burgosur dhe të syrgjynosur më 1881- 1886 i gjason kohës 1981-1989, me po aq mizori, me 750 000 dosej udbeske kundër shqiptarëve. Sipas këtyre ne duhet ta harrojmë edhe BESA BESËN e sidomso Haxhi Zekën, duhet ta harrojmë Hasan Prishtinë, Elez Isufin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqion, Bajo e Qerçiz Toplullin, duhet ta harrojmë fjalinë gjeniale të mësuesit “ Nëse me vritni ruane gjaku tim dhe me te e shkruani gjuhën shqipe”! se shkollat shqipe osmanlia I kishte ndaluar në vilajetet shqiptare e ua lejonte Serbianëve më 1868 në Stamboll. Ky mësues gjneial aludon se vrasen do ta bëjnë shqiptarët e paguar. A nuk ka të tillë sot. Mos merrni turr në hsitori shqiptarë! Mos kërkoni prej neve diçka që vet nuk do ta beni kurrë.

Është mbushë toka shqiptare me herojë, por dihet fare mirë bije fjala për luftën e fundit se kush e spiunoi dhe kush e luftoi pas shpine UÇK-n dhe demonstratat:  1968, 1981-1997-1998. Kthene shiqimin prapa kush ka sabotuar Luftën e drejtë çlirimtare 1989-1999. Shkojmë më largë, kush ka ndejtë gju me gnju me valinë e Kosovës më 1910 (nuk po shkojmë më thellë), kush ka ndejtë gju me gju me Nikolla Pashiqin 1913-1926, kush ika shkaur Kralit serbit (Aleksandrit dhe kush ështe krushku I parë nga Beogradi e deri në Rumuni-Bukuresht), në dasmë me 100 desh dhe sot hiqet për “hero, se ata që e varnë Emin Durakun, Qemal Stafën; ata që e ropën për së gjalli Meto Bjarakjtarin janë shqiptar besa, madje shumë të pasur sot. Në këtë tragjedi vllavrasëse, nuk na ka askush faj, përpos që ne hsitirianët I “mbulojmë” dhe i maskojmë maskarenjët.

Për komunistët shqiptarë që hetuan dhe gjykaun në Kosovë 1945-1999, fare pak flitet, me fakte.Dhe shtrohet pyetja sa dhe ksuh e lexoi publikimin: “Zavere I zloçini UDB-Jugosllavie do 1966”. Ky publikim është botuar I tëri në: Dosjen Demaçi, sidomos në Dosjen Fazli Graqefci, Dosjen Metush Krasniqi etj. Dhe kur erdhi rendi për botimin e Dosjes Shaban Shala, u lajmëruan kërcnime dhe shantazhe, se disa maskarejë po frigohen se do të dalin emrat e baballarëve të tyre “pacifist”, që janë të implikuar në likudimin e patriotit (Shaban Shala). Po pse nuk u botua deri me sot ajo Dosje e atij heroi? Nuk u botua se ishin në pyetje sabotimet dhe tradhtitë në ditët e sotëme, që do të zbulohen një ditë pas 30 vitesh, në kontinutet deri më 1999. Kanceri I rishikimit të shkrimit të hsitirisë pushon këtu. Po disa çështje të objektivizohen, por jo i tërë realiteti, është ende I pamundur. Dhe, kush investon sot në hulumtimet shekncore historike, cila ministri, cili institucion-askush. Është individualizuar  dhe persoanlizuar shkenca- historia. Nëse nuk i takon kalnit, nuk je as në: Akademi, as në instutucione, as në fakultetet e “kprurdhave”. Sot dituria është bërë trilogji pravosllave, sepse kur kryqohesh si paravosllav, që nëse kur hynë në një fshat të qetë si vrasës, së pari për të bërë krime monstruoze duhet të KRYQOHESH, pastaj çdo gjë “falet”, vetem avanti. Kështu vepruan popat serb edhe në luftën e fundit.

KUSH PO I DREJTON NEGOCIATAT ME SERBINË 1999-2018?

 Me e varaë të pafajshmin në luftë është krim. Por ta vrasish një popull me rrena dhe mashtrime vetëm sa për të krijuatr “biografi”, është ma shumë se tradhti kriminale, krim përtej krimit.Tani vijmë te një fakt notor, që po peshon shumë keq në jetën tonë në Kososvë. Është bërë zkon, nga një kastë politike që historia jonë më e lavdishme të mjegullohet.Bjje fjala ne e dijmë se kush ishte FARK e si është emundur ta të provohet se edhe ky “institucion” ka luftuar, kur e dijmë publikisht tërë thikën pas shpine që i aka vu UÇK-ës, kuptohet me urdhëresë FARK-u. Është bërë zakon që të ngjitetet individi në kulmin e hsitorisë se duke propoganduar se: “Marrëvesja e RAMBUJESË” 19 mars 1999, është shpëtimatre, për Kosovën. Është bërë “kapital ditor” i klanit pro Rambujesë, “që Bacë Adem Demaçin ta anatemojnë se nuk ka pranuar 10 pikat e panegociueshme”. Sulmet ndaj Bacës vijnë sidomos nga Tirana, por tinzishtë edhe nga kafenet e qymezeve politike të Prishtinës, në nivel meskin, madje pa pushim dhe shumë ulët.

Tani, po paraqesim fakte si erdhi deri te Konferenca e “kthesës” historike, që ishte projekt farncez për ta nxierr Serbinë nga humnera e përgjegjësisë. Dhe pushtetarët Serbian që metonin “krejtë ose asgjë”, gabuan në hapa dhe nuk e nënshkruan tekstin e Rambujesë, fakt ky që rusve u pëlqente, për ta patur një marionette aleat në Ballkan, që do të rri karshi Perendimit. Dihet, se masa shqiptare 1989-1999 ishte e polarizuar në dy taborre: në taborrin legalist-paqësor, dhe në taborrin ilegalistë- legal, nga I cili doli ajka e hsitirisë sonë ma të ndritëshme, doli UÇK dhe lufta e saj e drejtë, për të cilën kur të zbulohen dokumentet do të dale se Adem Demaçi dhe Ramiz Alia ishin në një rreshtim të lind praktika që “dhunës me Iu përgjegjë me dhunë që bazohet në Konventat e Gjenvës 1948/9. Kështë edhe doli. Nxirrni dokumentet e botoni pushtetarë, e mos rreni në ajr dhe pa nevojë. Askush askend nuk mundet ta denojë nëse ka luftuar pastër e ndershmërishtë për liri. Kjo luftë është e drejtë univerzale.

Histora e legales nuk ka nevojë të elaborohet sepse me te ishte nja 80% e popullit, që bënte “sehirë”, pale mos lirabpo pike nga qielli. Po të ishte ai 20% I UÇK-ës dri më 28 XI 1997 shifër ma e lartë, ndryshe do të kuvendohej në Rambuje, ndryshe do të vëndosej në Kuanovë (1999), në Wjenë (2005), në Bruksel (2013-2018). T` i zbërthejmë këto kuvendime “teknike” tash një nga një.

Epopesë së Jasharajve u parapriu tragjedia në Qirez dhe Likashan më 28 shkurt 1998. Epopeja e Jasharëve në Prekaz (Adem Legjendarit) zgjati  më 4-7 mars 1998. Kjo Epope ndryshojë mendjen në Njuu Jork dhe Washington, po edhe në Londër. Për fillim ishte kthesë gjeniale që të fitojë drejtësia. Shumë shpejtë SHBA, do ta mospërdorin ma termin “terrorist” për UÇK-ën. Kuptohet ky trasformim e ka parahistorinë e vet, e cila fillon me FJALIMIN e Ramiz Alisë në OKB më 1990, së cilit fjalim do t` I kundervihet pa argumente Borisav Joviqi (Kryetar I RSFJ që po shkatrrohej deri më 4 korrik 1992, definitivisht). Por, dalja publike e UÇK-ës më 28 XI 1997, ua hapi sytë diplomacies Perendimire, sidomos SHBA-ve, por mejrishtë jo edhe pacifistëve në Kosovë.

Ja pak histori: Nga Ditari: Lufta në mes Kosovës dhe Serbisë shpërtheu de fakto  në Foltorën e OKB-ës (shtator 1990) ku Presidenti Ramiz Alia, i shpalosi të gjitha padrejtësitë serbiane ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në vijim pas duelit Ramiz Alia-Borisav Joviq në OKB, Presidenti shqiptar (Ramiz Alia) në fund të dhjetorit 1990, do ta pranojë në Tiranë një delegacion të LPK-ës të drejtuar nga Fazli Veliu. Në vijim, për t` i qartësuar pozicionet, më 24 shkurt 1991 në Tiranë takohen Ramiz Alia me Ibrahim Rugovën. Pozicionet strategjike të veprimit u treguan se ishin diametralishtë të kundërta. Ramizi donte që dhunës t` I përgjigjemi me dhunë, Ibrahimi mabnte qëndrim të palëkundur se dhunës duhet t` I përgjigjemi me mosdegjueshmeri “paqësore”! I pari pra, tha se ka ardhur koha që dhunës t` i përgjigjemi me dhunë; I dyti shfaqi se “politika paqësore është zgjidhja përfundimtare me një Republikë që mbështetej në Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990).Duke u interesuar që çështja të kthjellohet. Ramiz Alia duke mos u pajtuar me këtë pozicion pas një kohe do ta ftojë një delgacion të Kuvendit Kosovës (Deputetet e 7 shtaorit 1990- deputetët e Republikës-hb) në gusht 1991 në Tiranë. Sipas përshtypjeve që m` I ka komunikaur Ramiz Alia, deputetët që kishin shkruar historinë në Kaçanik, ishinn fare afër dilemës se “historinë tash e tutje duhet ta bëjë elemti i jashtëm e ne do të proklamojmë njëfar gandizmi në tërë Kosovën, pa guxuar ata të kthehen ku e kishin brërë historinë”. E historia bëhet aty ku ndodhë, jo aty ku deshirohet.

Pas këtij takimi, pason shkuarja e patriotëve të radhëve të para të luftës për çlirim të Kosovës për trajnime ushtarke në Tiranë si : Adem Jashari, Zahir Pajazi, Adrian Krasniqi etj. Nga kjo kohë e deri në mars 1997 në Kosovë do ta promovohet një luftë guerile e intenzitetit të mesëm. Nga janari e deri në mars 1997 okupatori do të veprojë në dy fronte: do të përpiqet që një nga një t`i likudojë prijësit e guerilës dhe, në fazën tejtër, me ndihmën e agjentëve të brendëshem (mars 1997) do ta diegin Shqipërinë gati në tërësi, për të patur mundësi që Kosovën pastaj ta shtrijnë për toke, ashtu si ndodhi në vijim. Mos të harrojmë se Zahir Pajaziti me shokë u vra me hejkësi të brendëshme më 31 janar 1997. Madje Adrian Krasniqi edhe më herët. Me këtë dy komandantët e pare të lirisë lufta nuk pushoi, por doli në rrafshin e histories Adem Legjendari, që të tre pra si HIE E HASAN PRISHTINËS DHE  ADEM DEMAÇIT.

 Mizoritë serbiane nuk kishin të ndalur, Kosova ishte mbuluar me çirilicë, çdo pore e jetës po sllavizohej. Po silleshin kolonë nga ish Jugosllavia, ku lufta ishte humbë për Beogradin. Dhe ai zanatë po ushtrohej edhe në Kosovë. Kështu më 24 shtator 1997 Grupi I Kontaktit ( Anglia, Franca, Gjermnia, Rusia ) do të “dakordohen” për një autonomi brernda federates së mbetur jugosllave. Këtë skenar do ta prishin në tërësi demonstratat e 1 tetorit 1997, që i dhanë fund politikës pacifiste (kapitullante, ala Balli Kombëtare, se do të na çlirojnë Fuqitë diktuese me rezoluta).Duke dashur që të pozicionohen në anën e kujtë janë, në fillim të vitit 1998 SHBA do të deklarohen se: “Kursi I LDK- Ibrahim Rugovës është opcioni i zgjidhjes së çështjes Kosovës”. Nga 8 janari e deri më 28 shkurt 1998 S. Millosheviqi e kuptoi politikën e atyre që “vulosin”, se ai i ka duartë e lira, dhe pasoi masakra në Qirez dhe likashan më 28 shkurt 1998. Në lidjhje me këtë më 2 mars 1998 Washingtoni e “këshillon” Tiranën që të qëndrojë largë ngajrjeve në Kosovë”. Edhe ky pronincim e kurajoi edhe më tepër Kasapin e Ballkanit (S Milosheviqin), që të shkojë një hap tutje: ta masakroi Familjen Jashari në Prekaz nga 4-7 mars 1998. Kjo sakrifice Epokale e Familjes Jashari në Prekaz, ngriti ndërgjegjen e disa vendeve të Grupit të Kontaktit, dhe më 9 mars 1998, do të vendoset që ndaj Jugosllavisë Federale (Serbisë dhe Malit Zi) të vëndoset “embargo e armëve”, ndërsa UÇK do të denominohet si organizatë “terroriste”. Një balancim jo normal, por…

Rezoluta  nr. 1160 e 31 marsit 1998 dokumenti i parë i KS OKB për Kosovën që hapi mundësinë

  për bombardimin e Serbisë dhe Malit Zi

Okupatori nuk do të ndalet me krime monstruoze, sepse armë kishte mjaftueshëm, për ta shfarosë jo vetëm popullin shqiptar. Ky faktë në OKB u kuptua shumë shpejtë dhe për shkak të vazhdimit të krimeve KS OKB më 31 mars 1998 do ta APROVOJË UNANIMISHTË Rezolutën 1160 për Kosovën, në mes tjerash mbështete në KAPTINËN VII të Kartës OKB, nenet 39, 40, 41, 42 dhe 43. Kjo Rezolutë është embrioni ku Bil Klinton dhe Toni Blerë pastaj, do të lëshojnë ultimatum se nëse kriemt serbiane mbi shqiptarë nuk ndalen, do ta pasojë zbatimi I Kaptinë VII, pikërisht neni 42 I Kartës OKB-ës, që do të thot bomabrdim të pushtetit të agresorit mbi një papull pa mbrojtje. Në lidhje me këtë, shumë shtete në mënyrë “private-tinzare”, do t` i furnizojnë në anën tjetër  firamat private të agresorit Serbian me mejte finasiare si firamt private: Gjermane 1 miliardë dollarë, firamt private Fraranceze 850 milion, firamt Italiane 750 milionë, bota arabe (Libia, Iraku dhe Siria etj) 2 miliardë dollarë. Këto para të dhuruara S. Milloshit do të derdhen në kontot ruse,ku Serbia bënte blerëje armatimi në vijën “private”. (Të dhënat I ka publikuar në një liber diplomati shqiptar. Ato janë legale dhe tregojnë se ku ishim buzë shfarosjes totale, Këtë realitet dikush po e tërhjek zvarë edh sot, që shumë çka mos të dihet, duke e kushtëzuar Kosovën me demarkacion,me asociacion me Gjykatë Speciale, që nuk din kah t` ia fillojë, sepse mandati i Tribunalit Hagës ka skaduar. Dhe, Serbia dhe Rusia tani i kanë duartë e lira.

Si erdhi takimi Millosheviq –Rugova me ekip në Beograd më 15 maj 1998?

Në ato rretana shumë shpejtë R. Hollbruk, do të gjindet në Beograd dhe pastaj në Tiranë (më 9-10-11 V 1998), duke i sinjalizuar Ibrahim Rugovës, që me çdo kusht duhet të takohet me S. Millosheviqin në Beograd. Pas të gjitha atyre krimeve (janar –maj 1998), Ibrahim Rogova do ta themlojë një ekip ku ishin edhe : Fehmi Agani, Mahmut Bakallli, Pajazit Nushi dhe Veton Suroi. Ky ekip më 15 maj 1998, do të gjinden në Beograd në zyrën e S. Milloshit. Prapavia e këtij takimi, pa e ditë fare ekipi i Kosovës, ishte ndarja e Kosovës. Me këtë seknar R. Hollbruk ishte i njohtuar dhe pajtuar definitivisht. Dhe, për ta “ligjësiuar” ndarjen ilegale të Kosovës në vijim në kohë rekorde  R. Hollbruk, për 29 V 1998 do ta dakrdojë një takim në Washington në mes Bill Klintonit dhe Ibrahim Rugovës. Fjalori I njerit dhe tjetrit për autorin janë të njohura dhe NUK janë çështje gazetash. POr një fakt duhet ta shpalosim për kuriozitet të lexuesëve se BILLI do të shprehet se “PËr UÇK-ën ne kemi informata tjera shumë relevante…”. Ky qëndrim i shprehur aty tregon se Adem Demaçi me një shpejtësi marramendëse do të intervenojë në Tiranë,  ku janë të paluara dokumentet e dorës pare, për të gjitha skenarët për dhe rreth Kosovës. Lidhur me këtë më 23 VI 1998 Stejt Departamenti I SHBA, do ta largojë nga fjalori i komunkimit shprehjen “terrorist” për UÇK-ën, evitim ky që ishte trasferuar pastër në Vashington.  Lufta e drejtë shqiptare do të fitojë në aspektit faktorizim dhe më 24 VI (qershor) 1998 S. Milosheviqi do të detyrohet t` i lejon veshgusesit ndërkombëtar për ta përciellë gjendejn në Kosovë.

Në vijim të këtyre ndryshimeve përms luftës së armatosur të UÇK-ës dhe diplomacisë saj në Prishtinë (Adem Deamçi) dhe kontakteve politike të përfaqsuesëve të UÇK-ës nepër botë, si mabasada të vërteta, më 23 shtator 1998, në KS OKB do të aprovohet Rezoluta e Dytë për Kosovën nr. 1199 ku rikonfirmohet përdorimi I Kaptinës VII (Shtatë) të Kartës së OKB ,( nenet 39, 40, 41, 42, 43) dhe bobardimi i Serbisë dhe Malit Zi, si agresor mbi një popull të pambrojtur, ku psonin civilët, ishte akt I pashmangshëm.

Përfaqsia politike e UÇK-ës në Prishtinë që e drejton Adem Demaçi

 Nepër këtë ZYRE (Përfaqsi) kanë kaluar mbi 156 diplomat dhe gazetarë të rangut botëror. Po,më 13 gusht 1998 Shtabi I Përgjishëm I UÇK-ës e emron Adem Demaçin Përfaqsues Politik për ta hapur një Zyre në Prishtinë. Instutucionalizimi I Zyrës bëhet realitet më 23 gusht 1998. Zura Politike me Adem Demaçin në krye e kishte Sektorin e brendëshem dhe Sektorin e jashtëm. Përmes kësaj Zyre me luftën e drejtë të UÇK-ës do të njihen në rend të pare, të gjithë gazetarët e mediumve botërore. Ata nga Zyra e Demaçit do t` I marrin lejet për të hyrë në zonat ku ishte teritor I kontrolluar nga UÇK dhe në këtë drejtim ishte një veprimtari, ku në rend të pare gazetarëve u tregoheshin Konventat e Gjenves mbi luftën, të cilave (1948/9) UÇK u përmbahej me përpikëri. Në formësim e sipërm, në nëntor 1998 Adem Demaçi do të ua bën me die mediave informative se i kemi rrokur armet që Kosova të jetë  e lire dhe sovare dhe ma me as një çmim nuk pranohet të mbetet koloni e Serbisë. Me këto korniza nuk pajtoheshin edhe shumë diplomat që frekventonin të kuptojnë esencën e luftës nga dora e parë, nga Adem Demaçi, konfirmimi I të cilit ata që të flasin n` emër të popullit, ishte i nevojshëm të kuptohet. Për këtë arsye Demaçi do të shkojë edhe një here në Tiranë për ta kuptuar pozicionin realist të qeverisë atjeshme dhe deri në një masë do të hasë në mirkuptim, sidomos te Fatos Nano. Lidhur me këtë, dihet se kur dezertuan ushtarët FARK-ut në Dukagjin, çfar brenge ndienim se UÇK po provohet të shkatrrohet për brenda. Po trishtuese dhe e pafalëshme ishte shkuarja e një delegacioni të LDK-ës në Drenicë në vijim për të kërkuar shuarjen e UÇK-ës( në shtator 1998)!!! Dikush i ka harruar këto thika pas shpine, drejtuar kundër luftës së drejtë shqiptare.

Por, terrori shtetëror serbian nuk po ndalej dhe më 24 tetor 1998 pason Rezoluta e Tretë e KS OKB për Kosovën nr. 1203, duke u fokusuar se OKB në Kosovë duhet të përqënrohet në ndihmë se pse “kemi të bëjmë me një katastrofë humanitare, së cilës duhet të i dilet në ball me mjete tjera, në bazë të Kaptinës VII të Kartës OKB-ës! Nga kjo gjendje me gjithë atë synohej që të nxirret një kohë e armëpushimit, e cila duhej të respektohej nga të dy palët. Me këtë Rezoluta UÇK avansohet në PALË respective. Kështu politika e LDK-ës bjen në palnë inferior hsitiorik. Këtë fakt e vërtetojnë dokuemntet diplomatike dhe ushtarke të NATO-s. Këtu, thuhet aty, LDK dhe Ibrahim Rugova e humbin hapin me kohën dhe aksionet diploamtike që i propogandonin evroperendimorët. Këtij debakli me sugjermime të Washingtonit Ibrahim Rrugova do të i rreket krijimit të Grupit 15, I cili pas një kohe bjerrjëse do të “avansohet” në G 4 ( Fehmi Agani, Edta Tahiri, Tadej Rodiqi, Iliaz Kurteshi, grup ky duhej të ishin edhe përfaqsuesit e UÇK-s , të LBSh-ës dhe jashtëpartiaket.

Prishja e armëpushimit

Okupatori nuk do të pushojë duke bërë krime të papara. Më 14 XII 1998 do të vriten në pritë 35 ushtarë të UÇK-ës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Në vijim okupatori do të provojë për ta shuar çdo inaformatë që botohej nga ÇIK (Qendra Informative e Kosovës). Kështu më 11 janar 1999, do të vritet mizorisht shefi I ÇIK-ut Enver Maloku. Vrasja e tij ishte kërcnim për tërë Kosovën dhe ai kërcnim do të deshmohet në Raçak. Okupatori atë atentat individual, pra do ta shndërrojë në masakër më 15 janar 1999 duke privuar nga jeta civilë duarthatë të fshatit Raçak. Nga kjo masakër shefi I OSBE-së Wiliam Voker, do të alarmojë botën e civilzuar, se okupatori Serbian nuk kursen askendë në Kosovë, kuptohet nga popullsia shqiptare.

Konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Nga këto psime Grupi I Kontaktit më 29 janar 1999, do ta publikojë palnin se do të mbahet një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Më 30 janar 1999 Adem Demaçit, Ministri I Punëve të Jashtëme të Britanisë Robin Kuk, ia dorëzon në Shkup planin e Konferencës Rambujesë, ku 10 pika ishin të panegociushme. Kuptohet se Adem Demaçi me asnjë kusht nuk do t` I pranojë 10 pikëshin e panegicueshëm, ku Jugosllavia e mbante sovranitetin mbi Kosovën, ku 1500 (2500) ushtarë dhe 3000 policë Serbianë mbetëshin në Kosovë; ku Kosova duhej të delgonte deputet në Kuvendin e Serbisë; ku…  Konferenca e Rambujesë plotësonte një ndër kërkesat që Presidenti Ibrahim Rugova e kishte përseritur gati për çdo të premte në konferenca shtypi, se për Kosovën duhet të vëndoset në një konferencë ndërkombëtare. Dhe, kërkesa e disa këshilltarëve të Adem Demaçit në Prishtinë, ishte që të shkojë Baca në Rambuje dhe aty mos të nënshkruaj asgjë. Së dyti, me shkuarjen e Bacës në Rambuje pozita e Shefit të Delegacionit do t` I takonte Adem Demaçit, pa komnet. Ky fakt ika tmerruar shumë “turistë të Rambujesë”. Së treti, në Rambuje do të shkonin ata që kishin përvojë dhe e njihnin teorinë e diplomacies historike dhe çdo konspiracion meskina serbian. E ata që shkuan në Rambuje, do të mbeteshin “jashtë historisë”. Këtu ishte prapavia e atyre që në mënyra të ndryshme e kurdisen (të brendëshme dhe të jashtëm) me pikat e panegociueshme që Baca mos të gjindet në Francë, sepse Projekti Amerikan nuk pajtohej me atë Francez (të Rambujesë). Dhe duke mos u pajtuar me kondita e shkruara që nuk mund të ndryshoheshin, Adem Demaçi më 2 mars 1999 do ta largohet nga pozita e Përfaqsuesit Politik, por do të mbetet prap Luftetar I pamposhutur që e mpron publikisht me mjete politike UÇK-ën dhe Luftën e drejtë të saj.

Konferenca e Rambujes (si projekt francez!) do të mbahet në dy raunda: nga 6-23 shkurt 1999 dhe nga 15-19 mars 1999, si përfundim I së cilës ishte nënshkrimi I një Marrëvesja kalimatare nga pala e Kosovës, BE-s dhe ShBA. Marrëveshjen nuk do ta nënshkruanë: Serbia, Jugosllavia dhe Rusia.

Dhjetë pikat e panegociueshme

Konferencës do të I paraprinë një aktivitet intenziv, për ta bindur palën shqiptare për të marrë pjesë. Në Konferencë nuk do të marrë pjesë Shefi I Zyrës Politike të UÇK-ës me seli në Prishtinë Adem Demaçi. Shkaktar për msopjesëmarrje ishin 10 pikat e panegociushme, të cilat ishin: 1.Është e domosdoshëme nderprerëja e dhunes dhe respektimi I armëpushimit;2. Zgjidhja përms dialogut;3.Marrëvesja është kalimatre, ndërsa pas tri vitesh pason ajo përfundimatare; 4. Mosndryshimi ulitareral I statusit kalimtar; 5.Integriteti territorial I RFJ-ës (mbi Kosovën-hb) nuk diskutohet; 6. Mbrojtaj e të drejtave të bashksive nacioanle garantohet; 7. Zgjedhje të lira në nivel lokal në Kosovë në mbikqyrjen e OSBE-së; 8. Mosndiekja penale e atyre që kanë marrë pjesë në luftë  (përjashtim krimet e rrënda dhe shkelja serioze e të drejtave ndërkombëtare); 9. Amnesti për të burgosurit politik; 10. Pjesëmarrja ndërkombëtare në implementim të marrëveshjes. (shiqo: E. Tahiri, Konfrenca e Rambujesë, Pejë 2001, f. 56).Në Projekt marrëveshje theksohet se në Kosovë mbesin 2500 ushtarë dhe 3000 policë Serbianë(aty; f. 66 dhef. 68-anekset 1-2 e Marrëveshjes).

 Marrëveshja e Rambujesë nënshkruhet me 18 mars 1999 nga Kosova, BE dhe SHBA. Nuk nënshkruajnë: Serbia, Jugosllavia dhe Rusia. Tani tërë “fjalën” e fatit të luftës për Kosovën e merr në duar NATO, sidomos SHBA dhe Anglia. Fillon numrimi I vendimeve nga Kaptina e VII e Katës së OKB, sidomos neni 42/3 (I Kartës OKB-ës,Kaptina VII), sipas Rezolutës 1160 I KS OKB nga 31 mars 1998.

Në opinion është përfolur se po mos të nënshkruante delegacioni I Kosovës bombardime nuk do të kishte. Jo, rrenë e fabrikuar, për t` ia kthyer meritat atyre që koha tregoi diçka tjetër, sepse nga viti 2001 Millosheviqi ishte në Hagë, se Serbia kishte filluar të trajtohet si agresore, përkundër faktit që përballë kësaj diploamcie vepronte lobi shqiptar me propogandë se : “Na çliroi NATO”, krejtë me qellim për ta defaktorizuar Luftën e drejtë të UÇK-ës. Bile prapaskenat shkaun deri aty sa që UNMIK I kishte detyruar TRE historian të nënshkruajnë dokuemnt se “NË Kosovë ka pasë konflikt e jo LUFTË”. Kjo ishte  një injorancë profesionale që u zbulaua rastësishtë dhe pastaj janë bërë 12 reagime faktogarfike në institucionet e UNMIKUT dhe KFORIT, por ndryshim nuk ka pasë kurrë, sepse edhe sot  shumë shtete me plotë raste si Kosova frigohen se mos UÇK po bëhet MODEL  BOTËROR. Shtrohet pyetja: a ka sot një serë popujsh në Evropë, sepse gjetiu ka shumë më tepër, të kërkojnë pavarësi. Evropa sot (2018) po dridhet nga ZGJIMI NACIONAL e jo na politikanizmi morbid kolonial. Dhe k aka lidhje Katalloia me Kosovën. Me duhet të them se vetëm në Evropë janë 95 raste si Kosova që duhet të pavarësohen. Por, Spanja në Katalloni nuk ka bërë gjenocid, madje populli Katallonas është ma i pasuri në vend dhe nuk duron ma shfrytëzim. Kosova 100 vjet është mbajtë në robëri nga parafashizmi, fashizmi dhe neofashizmi I Serbisë, dhe ka mbetë vendi ma i pazhvilluar në Evropë. Madje në Kosovë, kemi të bejmë me gjenocid mbi shqiptar më 1878; më 1912-1914;më 1918-1938; 1950-1966; 1989-1999, sepse mbi 1 milion janë deportuar, spse nga 1327 lokalitete të Kosovës 1007 janë bombarduar nga Ushtria jugosllave, sepse …

Marrëveshja e Kuamnovës më 9 qershor 1999

Dihet se makineria e Milosheviqit në fund të majit e kuptoi se luftën e ka të humbur në Kosovë nga UÇK dhe NATO. Dhe do të fillojë diplomacia shatell, kuptohet e përkrahur edhe nga Rusia (V. Qernomirdin dhe ekipi I tij). Në Kumanovë Serbia dhe NATO, do të nënshkruajnë mabrimin e luftës. Përfaqsuesi I NATO-S, Gjenerali Xhejkson dhe oficeri Serbian në dokuemnt I kanë nënshkrimet. Nuk do të ftohet fare Koamndanti I UÇK-ës Agim Çeku, apo Hashim Thaçi që ende hiqej si kryeshef i luftës. Kjo do të thot shekncorishtë se “UÇK nuk i ka shapllë luftë Serbisë” dhe si e tillë lufta esaj është çështje e brendëshme serbiane”. Do të pasojë degradimi (demobilizimi I UÇK) duke I dorëzuar armet në tërësi. Nënshkrues I këtij degradimi të Ushtrisë ÇLIRIMTARE në TMK, do të mbetet në histoiri se është HashimThaçi më 21 qershor 1999 në Stadionin e futbollit në Prishtinë, ku isha edhe unë, mjerishtë.

Bisedimet në Vjenë dhe rroli I Mati Ahtisarit

 Vitet po kalonin dhe statusi I Kosovës po bërej barrë e rendë për UNMIK-un.  Dhe ,më 23 V 2005, Kofi Anan (Sekretar I Përgjishëm I OKB-ës) do të kërkon raport për statusin e Kosovës sepse UNMIK ishte bërë oraganizatë “konfuze që nuk është kah dinë çka done”.Lidhur me këtë në qershor te të njetit vit Kofi Anan e ngarkoi Kei Aidën, përfaqsues i Norvegjisë në NATO, që si specialist ta shqyrtojë statusin e ardhëshem të Kosovës. Pas një pune intensive profesioanle, më 7 tetor 2005 Kai Aide e dorëzon raportin zyrës së Kofi Ananit, që të gjeturat e tij juridike t` i plasohen KS OKB-ës. (Shiqo: Bardhul Mahmuti, Mashtrimi I madh, Prishtinë , f. 319).

Më 24 tetor 2005 KS OKB aprovoi raportin e Kai Aidës. Duke vepruar konformë këtij raporti, më 31 tetor 2005 KS OKB e cakton Marti Ahtisarin dhe Albert Rohanin për ta propozuar një staus për Kosovën.  Propozimit I Marti Ahtisarit I dorëzohet më 10 nëntor 2005 KS OKB. Pas këtij rrugëtimi diplomatiko politik, do të fillojnë aksione tjera të mundimshme, gjithnjë duke u fokusuar që çështja nga bisedimet politike për Kosovën, që kishin përfunduar, të konvertohet në diçka që vazhdon edhe sot me nominim “teknike’ e faktografi politike.

Bisedimet e Wjenës 20 II-8 shtator 2005

Nga ana shqiptare në Wjenë marrin pjesë kohë pas kohe: Fatmir Sejdiu (President I Kosovës), Agim Çeku (kryeministër), Kolë Berisha (Kryetar Parlamenti), Hashim Thaçi (Kryetar I PDK), Veton Surroi (ORA), Blerim Shala (Nga shoqëria civile) etj. Nga Serbia kishin marrë pjesë diplomatë dhe politikanë të rangut të ulët, “për të treguar se stausin e Kosovës e diskutojmë, por kurrë diçka që nuk është në fovaor të Serbisë,nuk pranohet. Pra theksi bje që Kosova serish të mbetet koloni e saj”. Në këtë mjegull politike Serbisë i shkëputet edhe një pjesë e dorës xhakatare, ashtun si ishin të gjitha republikat deri më 4 korrik 1992 kur Badinteri deklaroi se Jugosllavia është shtet inekzistent. Këtë konkluzë e forcoi më 21 V 2005 Mali I Zi, me referendum për pavarsim nga Jugosllavia e mbetur. Referendumi I Malit Zi aprovohet më 3 qershor 2005. Kjo ndarje e re slave, do ta vejë diplomacinë e SHBA-ve sidomos para faktit se kur 500 000 malazezë nuk duan të jetojnë në një shtet me Serbinë, atëherë çfarë drejtësie është kur 2 000 000 shqiptarë në një trevë kompakte të mbesin koloni serbiane. Ngadal por sigurt do të veprojë evolucioni I politikës intelegjnte në SHBA të veproi si ishte e rrshtuar drejtë si demokraci  respektive në tërë Globin.

Më 28-29 tetor 2006 në Serbi pason referendum , prej të cilit Qevera e dalur më 15 maj 2007 deklaron se Kosovën e pavarur nuk do ta pranojnë kurrë.” Në këtë drejtim Ban KI –Mon (Sekretar I OKB), propozon zgjidhje për statusin e Kosovës, në çka Mati Ahtisari do të propozojë që Kosova të fitojë status të mbikqyrur nga OKB. Nevoitej pra një dokument që do të sponzorizohej në KS. Sponzorizimin e bënë: Belgjika, Franca, Gjermania, Anglia, Irlanda Veriore dhe SHBA. Kjo Rezolutë (sponzorizuese) u prolongua sepse dihej se Rusia do të ushtrojë veto. (Bardhyl Mahmuti, vep, cit. f. 332).

Deri më 10 dhjetor 2007, bisedimet evolutive do të mbahen në BE e jo në KS. Kështu nga 9 gusht-3 dhejtor 2007 do të drejtohen nga  ana e BE-s perms Vollfgang Ishinger, nga ana e ShBA-s nga Frank Visner dhe nga ana e Rusisë do të marrë pjesë Aleksandër Harashenko, gjithë duke debatuar një statusi për Kosovën. Maratona e bisedimeve të tyre do të rrugëtojë nga Londra në Beograd, pastaj në Prishtinë, Wjenë dhe më 27 shtator 2007 do “përmbyllën” në Nju Jork. Pakoja e Ahtisarit është një thikë pas shpine për statusin e Kosovës virtualisht. Nuk ka askund në botë që një pakicë minoritare si janë serbët e t` I jipen kompetenca nga arsenali I “diskriminimit pozitiv”, që pa votën  e tyre mos të mundet për t` u themluar Ushtrai e Kosovës e shumë çështje tjera. Nuk ka skund në botë që një shumicë (shqiptarët) t` ia paguajnë rrymën një pakice (Serbianëve),;nuk ka skund në botë diskriminim eklatant se sa ndalimi I Serbisë që Kosova mos të lidhet me elketrikun e Shqipërisë. Ky parim maronet neokoloniale, nuk është demokratik as nuk është civilizues, sepse Ushtria e Kosovës nuk themlohet për t` i sulmuar serbët, por themlohet për t` i mbrotuar, sepse edhe ata e kanë përqindjen e tyre që duhet patjetër të marrin pjesë në ushtri. Dhe jo vetëm ky beneficon dedikuar serbëve, por edhe disa cikrrime tjera janë bërë me fajin e delegacionit Kosovës, ku pala serbiane sot është kthyer këmkryq në pozicionet e S. Millosheviqit.

Në lidhje me këtë duhet theksuar se më 17 dhjetor 2007 Hashim Thaçi (kryetar Qeverie) dhe Jakup Krasniqi (kryetar parlamenti) nga PDK  dhe Fatmir Sejdiu President, do ta drejtojnë timonin e shtetit të Kosovës. Procesi I forcimit të bindjes së Kosova duhet të shpallë pavarësin do të vijë pas vizitës e Prsidentit të SHBA-ve XORGJ BUSH në Shqipëri, i cli “papritmas” më 10 qershor 2007, kishte deklaruar: “Çka është majftë, mjaftë është, Kosova duhet ta shpallë PAVARËSINË”. Ky pronincim ishte rreshtimi I drejtë dhe forcim I pakthyeshëm për statusin e Republikës Kosovës, me çka autorizimiet e UNMIK-u relativizohen dukshëm, me çka alienimi i Serbisë nga Kosova bëhej çështje definitive, që duhej vulosur në mënyrë legale dhe legjitime.

Lidhur me këtë gjendje, diplomacia serbiane perms Pavle Jeremiqit më 4 janar 2008, do ta shfaqë qëndrimin se Serbia pranon autonomi substanciale për Kosovën.  Në vijim, më 16 janar 2008 Boris Tadiqi do ta njohtojë KS OKB se Serbia mbi Kosovën ka sovranitet”. Më 14 shkurt KS OKB provon ta mbajë një senacë për ta vënë Kosovën para aktit të kryer, por senaca kthehet në tubim PRIVAT, që do ta ketë vlerën e komunikatës, që do të thot nga rrafshi jurdik ndërkombëtar se KS OKB kishte pasë shkembim mendimesh, dhe asgjë tjetër. (Bardhyl Mahmuti, v. cit. f. 341).

Rrugët politike dhe diplomatike po shkonin në një kahje të sigurtë dhe më 17 shkurt 2008 Kuvendi I Kosovës e shpallë Kosovën shetet të pavarur dhe sovarn. Të nesermën më 18 shkurt 2008 Kuvendi I Serbisë nga 234 deputet , do të votojnë 225 kundër pavarësisë së Kosovës. Ishte kjo një manovër varfënjake dhe neokoloniale e radhës, duke menduar se janë më 1o shkurt 1878, më 29 XI 1912, më 1 XII 1918, më 10 korrik 1945; ose më 23 mars 1989. Lufta e drejtë e UÇK-ës dhe bombardimet 78 ditëshe të NATO-s e kishin tarnsformuar epokën. Po mbaronte një epokë krimesh serbiane mbi Kosovën duke ia coptuar gjymtyrët e saj (1878, 1912, 1918,1945). Sa më pare që ta kuptojë këtë realitet neofashizmi Serbian për serbët, për Ballkanin dhe Evropën do tëjetë më mirë. E vërteta do të I këshilloja shqiptarët që kurrë-kurrë as mos të ëndrrojnë e të sillen ndaj serbëve si janë siellë ata me neve.

Këshilli I Ministrave të Evropës prononcohet për Kosovën

Më 21 shkurt 2008 Këshilli Ministrave të Evropës njohton zyrtarisht perms Roamno Prodit (Kryetar I Këshillit të Ministrave të Be-s) se: “Njohja e Kosovës shtet I pavarur dhe Sovran nga disa shetet të BE nuk e dobëson miqësinë me Serbinë”. Kjo frazë diplomatike ishte lëshuar për ta “amortizuar bregun para rrotëve që po lëviznin për forcimin e Kosovës shtet I pavarur”. (Bardhyl Mahmuti, Mashtrimi I madh, “Çabej” 2015, f. 367).

Serbia neofashiste ende nuk e paranon realitetin

Më 13 mars 2008 Boris Tadiq shpërndan një pamflet ku  “alarmon”  Botën se 2 milionë shqiptarë e rrezikuaekan Evropën prej 600 milionëve. Kur e humbin edhe këtë rrethë të thatë, Beogradi e aktivizon Karla Del Pontën dhe Dik Martin (ka fakte që është korruptuar), për të akuzuar ata që e luftuan fashizmin Serbian në fund të shekullit XX. Kur e humbin edhe këtë frontë invalidësh, Vuk Jereniq në OKB më 8 tetor 2008 kërkon që çështja e shpalljes së pavarësisë Kosovës të dërgohet në GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë). Këtë kërkesë Ban Ki Mon e plason në GJND më 9 tetor  2008. Dhe pas një gjukimi-hulumtimi intenziv më 22 korrik 2010 GJND në 121 paragrafe sqaron se: Shpallja e pavarësisë Ksovës më 17 shkurt 2008, nuk e cenon dhe nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. (Shiqo gjerësisht: Bardhyl Mahmuti, Mashtrimi I madh, 2015, f. 389; f.390; f.393).

Përpiekja e mëtejme Rusi-Serbi për ta defaktorizuar Kosovën

Serbia do të lëvizë çdo guri në Bruksel më 19 prill 2013 duke nënshkruar një Marrëveshje me Kosovën. Një marrëveshje të re ma të konkretizuaar do ta nënshkruaj edhe më 25 gusht 2015 në Bruksel. Shkencorishtë të dy marrëveshjet janë jo trasparente. Jotrasparenca po shihet me rastin e deportimit të shtetasvëve turq nga Kosova se është një kancer  politik, të cilën po e ushtron një rreth I ngushtë njerzish, për mos me thenë një njeri I cili deshiruam apo jo po del në rrolin e despotit.Fjalë e ërndë por realitet është nga viti 1999 e deri më 2018. Prej kësaj shkolle makiaveliste duhet Kosova të mësojë shumë, se këtu ka Kushtetutë dhe ligje që dalin prej saj, e që zbatimi duhet të jetë transparent dhe Parlamenti të jetë në informatë pa asnjë dilemë, sepse atë e ka zgjedhë populli sado që në zgjedhje po dalin 42-46%. E pra të gjithë ata që kanë punuar prapa shpinës opnionit Kosovës , duhet të përgjigjen. Me këtë, kujtoi se Paralmenti do ta forconte miqësinë me Prendimin: SHBA dhe BE, do të grantonte se KFORI është në vednin e sigurtë për siguri, se Kosova duhet të gjindet në BE dhe në NATO pa dilema.

Duhet të dihet se Srbia nuk ka nënshkruar asgjë e po kërkon çdo gjë?

  Me fajin  e kujt, me injorancën politike të kujtë që është bërë mbret i pahspallur i Kosovës, Serbia bisedimet tektike I ka kthyer në bisedime politike. Ky rrafsh I bisedimeve ka vend për porkurorin dhe Gjykatën kushtetuese për gabimet e bëra. Me “kreditin” e popullit nënshkrimet në Bruksel janë zero. Atëherë kujtë i sherben ky njeri (këta njerëz të papërgjegjëshem), që ku e “ka (kanë) prekë letrën me ngjyrë, e ka prek bryma qe 20 vjetë, nga Rambujeja e deri te viedhja  I qytetarëve turq brutalisht”.Tani shtrohet pyetja nga kjo ODISE e bisedimeve në Bruksel (2013-2018), kush ka përfituar dhe kush ku ka gabuar.

Serbia së pari nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë, duke u bërë vazal primitive i Rusisë, e cila tregoi fytyrë në Krime. Serbia zyrtare nuk e ka nënshkruar as Dokumentin e Ahtisarit, prej të cilit ka dalë Kushtetuta e Kosovës. Serbia e ka nënshkruar Marrëveshjen për asociacionin e komunave serbiane, ku ndër të tjera figuron se ky dokument do të dërgohet në Gjyaktën Kushtetuese të Kosovës sipas Pakos së Ahtisarit, institucion ky që i gjeti 23 shkelje të Kushtetutës. Lidhur me këtë shtrohet pyetja si ka mundësi që një dokument që ka të bëjë me funksionimin administrative të komunave të një shteti tjetër, aq më parë kur Serbia Republikën e Kosovës nuk e pranon. Ky faktë tregon se në çfar avnature e ka vënë Kosovën Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa sa ishin kryeministër dhe minister. Shtrohet tash pyetja çka dhe si po sillet Hashim Thaçi me këto nënshkrime, kur Serbia nuk ka nënshkruar asgjë, kur pala serbe nuk pranon dhe nuk impelmenton asgjë, nëse nuk  I sherben për ta nxierr një “Republika serpska” në Kosovë, me 7% të popullsisë për ta grabitë 30% të teritorit Kosovës. Këtij yryshi i sherben edhe nënshkrimi I Demaraakcionit në një ilegalitet të thellë me Malin e Zi. Dhe kulmi I veprimit të tillë illegal dhe antikushtetues po mbetet tardhtia e radhës, dhurata Erdoganit me 6 shtetas të Turqisë, tëcilët atje ndieqen penalishtë, ku mund të pushkatohen dhe të torturohen deri në likudim. Shtrohet tash pyetja vijuese: a janë dorëzuar ata qytetar me “veprimet e tyre ndonjë instutucioni prokurorial, në mënyrë që pastaj gjyakta e Kosovës në bazë të provave dhe ligjit respektiv të marrë vendim. Vetem kur do të pasonte vendimi i Gjykatës, atëherë do të pasonte ekstradimi ose mos ekstradimi, duke zbatuar strikt ligjin.

Shkurtë, kush e ka autoirzuar Hashim Thaçin që t` i vazhdoi bisedimet në Bruksel. Kush e ka autorizuar delgacionin e Kosovës të nënshkruaj me një palë e cila Ksovën nuk e pranon dhe në kontinutet thirret në Rezolutëpn e KS OKB nr 1244. Po, a nuk ka ndonjë poltikan të Kosovës që do të ia përkujtonte Serbisë se Rezoluta 1244, bazohet edhe në Rezolutën 1160 të 31 marsit 1998 errezolutat tjera, ku mbështje finale është Kaptina e VII (SHTAË) e Kartës së OKB, e cila e mban në ajr mundësin e bombardimeve, e të cilin akt e vërtetojnë edhe rezolutat tjera ( e dyta e treat, e katërta … për Kosovën). Po, pala Kosovare po hynë në bisedime TEKNIKE dhe po del me fusnotë dhe e laguar pa asnjë mbështetje në pargrafet e Rambujesë, Wjenës dhe Brukselit, duke e kthyer Kosovën në diskutime politike, ku Serbia dikton si ish shtet kriminal. Plus, Serbia në kohën e fundit kërcnohet se “për një orë do ta okupojë Veriun e Kosovës”?

Të konkludojmë se asocioni e komunave serbiane nuk mund të krijohet nga institucionet e Kosovës, por vetëm nga organizatat OJQ, ashtu si asociacioni I komunave tjera, pra pa kompetneca ekzekutive. Me gjithë këtë serbët isnsitojnë ta themlojnë në bazë të dokuemntit Brukselit. E të gjitha dokuemntet që I ka nënshkruar pala shqiptare, në Rambuje, në Wjenë, Bruksel e gjetiu janë degraduese dhe anticivilizuese, edhe pse ata që I kanë nënshkruar lavdohet si “heroj” të turpit intelektual dhe tradhtisë politike në kontinuitet, sepse gabon njeriu një herë, por sa nënshkrim që është bërë është degraduar Lufta e drejtë e UÇK-ës për liri e pavarësi.

Këto gracka Hashim Thaçi po i toleron dhe forcon qe 20 vite. Deri kur dhe kush mshifet pas dypshuhtetit për ekstradimit të turqëve është çështje e njohur. Deri kur kjo papërgjegjësi kushtetuese do të zgjatë, varet nga indolence ose vigjilenca e Parlamentit Kosvës, i cili do të duhej ta shakrkonte menjëherë pas ilegalitetit të Deamrkacionit të cilin e ratifikoi me makinacione të ulta politike.

Kosova me këto makiancione large ka shkjuar, rruga ishte edhe më e gjatë, vonë populli do ta kuptoi se është vënë në rreth të  thatë.

Më 4 prill 2018

 

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …