Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Kryetari i Kosovës në rolin e gladiatorit, për Serbinë në rolin e gardianit

“Nuk është trim ai që  e ngrehë gishtin e krimit, por është trim ai që e shtrinë dorën e pajtimit”! Adem DEMAÇI

Në vend se të ushtrojë rolin e gardianit për Kombin  e vet dhe funksionin që e kryen, Hashim Thaçi, po hyn udhë e ndër udhë për hatër të disa diplomatëve që i përshpërisin në vesh: “Ti nuk do të shkosh në Hagë, po e bërë këtë dhe këtë shërbim”. Dhe ky njeri po nënshkruan në Rambuje dhjetë pikat e panegociueshme, ku do të mbeteshin 11000 ushtarë dhe milicë të Milloshit; po nënshkruan Vjenën, po nënshkruan demarkacionin e çka nuk do të nënshkruan, vetëm të hyn në histori “për dritare”, siç provoi me rastin  e shpalljes së Pavarësisë së Republikës të Kosovës më 17 shkurt 2008. Ajo detyrë i ka takuar Presidentit të Kosovës, ose të paktën  Kryetarit të Parlamentit e jo kryetarit të Qeverisë së Kosovës.

Në dhjetë ditshin e dytë të fillimit të Lëvizjes për pajtim të gjaqeve, në zyrën e Anton Qetës, do të mbahet një takim konsultativ. Aty ishin: Anton Çeta, Muhamet Pirraku, Zekeria Cana, Mulla Idriz Kosova dhe Hakif Bajrami. Pas fjalës hapëse të prof. Anton Çetës, do t’i jepet fjala Hakif Bajramit, pa  e kërkuar fare. Do ta shtroi këtë detyrë të rreshtimit pajtimtar dhe politik të shqiptarëve në mes tjerash: “Ne duhet në të njëjtën kohë t’i zhvillojmë TRI detyra paralele. Së PARI, nuk ka kuptim logjik, shkencor dhe social fjala “falje e gjakut”, por ka logjikë fjala PAJTIM gjaqesh, ka Lëvizje të pajtimit të shqiptarëve në mes veti; Së DYTI, duhet me të gjitha mjetet ta nxjerrim popullin (kombin) nga kthetrat e Kanunit si ligjësi e historisë reale, kur populli nuk kënaqet me gjykimet e pushtetit okupator, dhe nxjerr një ligj-zakon shumë të ashpër, por logjik për kohët në stilin “dhëmb për dhëmb”. Këtë zakon duhet ta largojmë nga populli me këtë Lëvizje pajtimtare, dhe, tërë peshën e krimeve t’ua lëmë në peshojë gjyqeve me ligjet e shtetit që do ta ndërtojmë në vijim si vazhdimësi e këtij procesi shumë me interes për Kombin tonë. Së TRETI, kjo Lëvizje e pajtimit dhe rreshtimit ri politik kombëtar, do të hapë rrafshin e luftës së mundshme me okupatorin, dhe atë luftë duhet me fjalimet tona, popullit që kupton, e populli kupton në mes rreshtave , do ta organizojmë dhe kur të fillojë, aty do të jemi të gjithë. Por, do të bëjmë LUFTË TË DREJTË nacional-çlirimtare, në aspektin e vërtetë, ku edhe pakicat në Republikën e Kosovës do të ishin të barabarta, ashtu si e parasheh Karta mbi të drejtat e njeriut.

Me këtë kapital kombëtare, kur u pajtuan shumë familje shqiptare, patëm shkuar së pari në Zvicër. Aty kishte shumë grupacione politike, bile edhe të hasmuara politikisht njëra me tjetrën. Në Bazel në banesën e një vendasi i ndamë detyrat: Baca Anton me Idrizin të i pajtojnë familjet, unë të angazhohem më tepër për pajtimin e grupacioneve politike, të cilave nuk guxuam t’u flasim publikisht. Më kujtohet, se drejtuesi i Partisë Marksiste Leniniste për Republikën e Kosovës, me adresë, u pajtua publikisht të kaloi në LDK. Dhe ashtu ndodh në tubimin e Cyrihut. Vijoi aktiviteti edhe në viset  tjera, diku me sukses e diku pa sukses, por çështja u zgjerua edhe në Gjermani. Janë faktet. Janë ruajtur edhe incizimet. Qëllimi ynë ishte se duhej t’i shpjegojmë asaj mase PATRIOTIKE, se “komunizmi ka vdekur, se ylli në Flamurin Kombëtar nuk është problem, por ne duhet të rreshtohemi për Epokën e re që është me ne dhe para nesh.

Togfjalëshi “E vërteta dhe pajtimi” vijnë në Republikën e Kosovës si mall i porositur nga arsenali i “strategjive të kundërta” për ta mjegulluar plagën e Kosovës, për t’i hapur Serbisë rrugë kah Evropa pa  e paguar çmimin e saj për gjenocid. Këtu është problemi i disa shteteve dhe i Brukselit, pale me çmimin tonë ta “nxjerrim Serbinë nga kthetrat e Kremlinit”. Kjo punë nuk është detyrë e jonë. Kush i ka dhënë Serbisë kredi private më 1998 për të na shfarosë dhe e ka futë në greminë për hir të interesit privat, ai –ata duhet ta nxjerrin nga humnera.

Është këtu fjala për prurje flladi diplomatik në Ballkan, fllad ky që flet në emër të forcës, pa i kuptuar plagët tona subjektive shqiptare. E vërteta, disa diplomatë po veprojnë mirë, të paktën të na tregojnë se nuk jemi vetëm. Por, së pari ne duhet ta duam vet vetën e jo të ngasim te ambasadat, për t’i “konsultuar” për çdo imtësi. Ky zanat është sa destruktiv aq edhe poltronizëm  në shëndetësinë politike dhe shtet-ndërtuese për Kosovën, sepse atë zanatë na e kalkulojnë për naivitet. PO, ne duhet të begatojmë miqësinë, patjetër shtet- ndërtuese, sepse të gjitha shtete në botë luftojnë për perfeksionim të sistemit ekonomiko- shtetëror pa ndërprerë. Ky rreshtim kurrë nuk pushon.

E tash, në këtë nivel të “instrukcionizmit” nga ambasadat , së pari shqiptarët duhet të pajtohen në mes veti, se cili është çmimi i pajtimit, kur të vërtetën nuk po e dimë, sepse këtyre të huajve, posa nuk u pëlqen diçka,  e kanë moto: “mos hyni në histori” , sepse me histori nuk janë bash student të mirë, i kanë mjegullat e tyre koloniale dhe të luftërave lokale kudo nëpër botë, ku industria ushtarake kurrë nuk ka dëshirë të ndalen sepse nuk kanë ku e shesin mallin pastaj. Çka me bë me ata miliona punëtorë në industritë ushtarake… Këta diplomatët pasi që po e duan Serbinë evropiane dhe kjo është shumë e drejtë dhe e shëndetshme për popullin serb, duhet të shtrohet strategjia : “Si të nxirret Serbia nga gremina e urrejtjes dhe hakmarrjes, sepse e ka humbur luftën me gjenocid”. Ky parim arrihet vetëm nëse qendrat e fuqisë, të cilat e respektojnë popullin serbian, duhet me kujdes ta vetëdijsojnë Serbinë, ashtu si u vetëdijësua Gjermania 1945-1965, që t’i paguaj dëmet e luftës, dhe si akt i dytë, të kërkoi falje. Mbi këtë kapitull, pastaj vepron lufta diplomatike- politike, për të vërtetën dhe pajtimin e mirëfilltë.

Lëvizja jonë për të vërtetën dhe pajtimin, do të ketë edhe karakter mobilizues, nuk do të lejohet në asnjë nivel të na përzihet në punën tonë humane kombëtare ideologjia sidomos tani. Ne do të i pajtojmë edhe ca familje shqiptare më 1991 me disa nacionalitet tjera, e që këto raste janë të pakta, por ia vlen ta keni edhe këtë faktor në obligim. Do ta mësojmë të vërtetën dhe do të bëjmë pajtimin, në viset e Shqipërisë Vjetër- në ish Vilajetin e Kosovës (prapë po them më 1990/1.., dhe kudo ku kanë mbetur shqiptarë nën robërinë jugosllave. Pastaj do të dalim edhe në diasporë dhe atje do të kemi pengesa të dukshme politike sepse diaspora jonë ishte, si i kemi informatat pikë e pesë, atëherë për ideologji. E ideologjia në këtë Lëvizje nuk ka asnjë pëllëmbë hapësire. Tani Serbia do të na mbajë në maje të thikës pikërisht për ideologji pansllaviste. Ky fakt duhet të thuhet, por jo prej atyre që belbëzojnë gjuhë të huaja, tragjikisht në histori dhe janë injorantë në politikë e diplomaci, pa asnjë ditë përvojë, e mos të flasim për teori.  Ne kemi sot diplomat që ka “doktoruar” për  monedhat e gjetura në antikë e merret me diplomaci?!!! Ja ku jemi, nuk të bën partia profesionist. Na ndihmoftë inteligjencia shqiptare, populli i madh e i vogël dhe pa dallim nga mosha dhe gjinia, në procesin e së vërtetës dhe pajtimit, që duhet të kontribuojë, së pari në njohjen e vet vetës, sepse kemi shumë saboterë madje edhe dezertorë të luftës, e ata nuk duan ta mësojnë të vërtetën, prandaj nuk e duan as pajtimin . Ata duan të mbesin në mjegullat e kohës dhe mos të dihet e vërteta dhe këtu na pret makineria vrastare\serbe që ne të kemi problem me veten dhe ajo të mbetet në breg. Me këtë rreshtim pune do të pajtohen të gjithë, por nuk do të pajtohen së pari serbianët që nuk duan kurrë të njihet e vërteta.

Orarin e punës do ta shtrojë më 1990/1.. gjithnjë Dr. Muhamet Pirraku dhe do të aprovohet në tërësi, Pastaj do të flasë Mulla Idrzi Kosova , duke thënë se në këtë punë fisnike dhe humane do të na ndihmoi ZOTI. Në fund fjalën përfundimtare do ta japi Zekeria Cana me këto fjalë: “Ne jemi në të tri detyrat që i shtroi Hakifi, në një luftë të madhe të shekullit. Puna jonë do të ketë sukses. Në këtë jam i bindur, sepse pas  e kemi tërë popullin prapa;  e kemi tërë rininë dhe punëtorinë kudo. Askush nuk do të munndet të na pengoi , nëse duam ta kryejmë punën pa hile, pa pleqënime të stërgjata dhe me cinizma, por me fjalë që afrojnë dhe shërojnë. Këtë drejtim Baca Anton dinë shumë mirë ta drejtojë. Na qoftë puna  e mbarë më tutje. Deri me tash kemi premtime të mëdha. Tani kur kemi të bëjmë me një plagë në mes shqiptarëve viktima dhe serbianëve xhelatë, do të ndodhë çdo gjë së pari pos të dihet e vërteta. E mos të dihet e vërteta do të bëjnë argati edhe shumë shqiptarë. Këtë Hashim Thaçi  e dinë fare mirë dhe nuk i duhet grada në politikë kur pala serbe nuk do të shtrijë dorë tani për tani me asnjë çmim. Në këto premtime, ata që falin dhe atyre që u falet, do të duhet shtrënguar moralisht me BESEN shqiptare se do të ketë dobi kombi i tëri kudo që është.

Presidenti Hashim Thaçi ka filluar një punë shumë fisnike në përmbajtje dhe humane në shërimin e plagëve të historisë. Tani, iniciativa e Presidentit Thaçi, i përngjanë disi iniciativës së ish Presidentes Atifete Jahjaga për “luftimin  e korrupsionit”, i cili mjerisht me “leje” të politikave po lulëzon kudo dhe në çdo pore të jetës po metstazon si fruthi. Korrupsioni nuk është ekuivalent në meridianet e së vërtetës dhe pajtimit. Por , në hulumtimet e mia, rreth pesëdhjetë-vjeçare për këtë plagë të pajtimit dhe të së vërtetës së pari populli duhet të ketë kurajo, duhet guxim, jo të njëanshëm si tha ai ambasadori i OSBE-së se “duhet favorizuar pakicat”!. Ja atentati i parë mbi këtë iniciativë, sepse Serbia në krimet që i ka bërë nuk ka qenë pakicë, por me tërë makinerinë shtetërore ka provuar të na shfarosë, madje ka bërë plane dhe programe, që janë në duart tona e që dëshmojnë për orientimin gjenocidal serbian mbi shqiptar. Ky realitet nuk mund të abortohet me moralizime diplomatike dhe politike. E vërteta dhe pajtimi, nëse nebulozohen me diplomaci dhe politikë, që në fillim duhet nënshkruar dështimin. Kjo punë fisnike dhe humane do intelektualë të autoritetshëm dhe shumë inteligjent, në të dy anët. Nuk është këtu fjala për kompetenca, por është fjala sa gjenerata jonë intelektuale shqiptare dhe serbe, donë të mos i mbetet asnjërit popull ma barrë që peshon tragjikisht , diku më tepër e diku më pak, por plaga është plagë. Lidhur me këtë, ata që thonë se duhet të i harrojmë historinë, shumë gjëra nuk janë për komision as që mund të ndihmojnë së vërtetës dhe pajtimit në asnjë levë, sepse mbi të vërtetën askush nuk ka primat, përpos ai që e ka pësuar, e në luftë, ta marrim si tanges gjeneral, kanë pësuar të gjithë. Ejani e mos të pësojë ma askush, kur mundemi dhe duam, por para se gjithash duhet të përballemi me të vërtetën. Dhe, të vërtetën sot për sot pala serbiane nuk e donë, pa marrë para sysh se Presidenti paska biseduar me shumë personalitete për këtë çështje. Shkurtë  e shqip, ata që i pashë në tubimin e Hashim Thaçit, nuk janë të aftë ta bartin çështjen deri ku duhet. E në rrafshet tjera zor se tani për tani do të gjendet intelektual që do t’i shkonin pas ndonjë Antoni të Ri, jo që nuk ka, por plaga është shumë më  e komplikuar, sepse njëra palë po  e shtrinë dorën e pajtimit, por pala tjetër duhet ta publikojë “gishtin e krimit”. Këtu ndahen lumenjtë , dhe e vërteta e ngulfat pajtimin në çdo pore të jetës saj reale, që është e mundur, por nuk është shëruese shpirtërore, se dikush në vend që të shtrijë dorën , po ndërton mure, e muret, dihet se çfarë roli kanë muret, madje nuk po  ndalë fare gishtin e krimit siç provoi në Podgoricë, në Shkodër, në Prishtinë, me iniciale “made in dedinje- kremlin”!. Në këtë nyje Presidenti na del pak sa i nxituar për diplomaci.

  1. 2. 2017 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …