78 vjet nga Konferenca e Bujanit në Malësinë e Tropojës e cila thërriste për të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve

Prof. Dr: Hakif Bajrami: Rëndësia historike e Konferencës së Bujanit ( 31. 12. 1943 dhe 1-2 janar 1944) në faktorizimin e Kosovës në LANÇ

Shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 1941-1945 ishin të rreshtuar në tri grupime politike. Në grupin e parë ishin rreshtuar personalitete të njohura si profashistë. Në grupin e dytë ishin të rreshtuar disa intelektualë të shkolluar në Shqipëri si pro kominternistë. Në grupin e tretë ishin të rreshtuar kryesisht disa personalitete që kishin pasuri, autoritet dhe ishin orientuar kah Anglia. Në fund do të triumfojnë pro kominternistët e rreshtuar në Koalicionin antihitlerian (SHBA, Anglia dhe Rusia Sovjetike). Këtë realitet , në luftën e drejtë për liri dhe pavarësi e objektivizon ky studim që mbështetet kryesisht në burimet arkivore të kohës.

Programet serbe për likuidimin e shqiptarëve në vitet 1941-1943

Programet e para luftës botërore ishin bazë për programet e rrethanave në luftë.

 

Politika shtetërore dhe nacionale serbe gjatë viteve 1941-1945 kishte në dispozicion, për likuidimin e shqiptarëve, një arsenal programesh që ishin krijuar më parë. Më 15 janar 1937 ishte themeluar “Klubi Kulturor Serb”, të cilin e drejtonte Sllobodan Jovanoviq. Klubi e kishte organin e vet mediatik që quhej  “Srpski  glas”. Lidhur me këtë deri në vitin 1941 nga ky klub dolën 11 programe për likuidimin e shqiptarëve.

Këtij arsenali programesh (nga viti 1937) , më 1938 do t` i shtohet Konventa Jugosllavo-Turke për deportimin me dhunë në Anadoll të shqiptarëve në Jugosllavi. Kjo Konventë (program ndërshtetëror gjenocidal me premise të kulturocidit dhe infanticidit) do të mbetet gjeneratori kryesor që do t` u ndihmoi autorëve çetniko-komunistë serbë më vonë, për të shkruar programe të tjera për likuidimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Kuptohet se politika serbe nuk do të kënaqet me këtë Konventë dhe me atë që ishte thënë dhe shkruar në “Klubin kulturor serb” më 1937. Kështu më 1 janar 1939 fushatës antishqiptare do t` i bashkohet  me një Program (Elaborat) Ivo Andriqi, jo vetëm për likuidimin e shqiptarëve në Jugosllavi, por për ndarjen e Shqipërisë në bashkëpunim me Italinë fashiste. Mos të harrojmë se Ivo Andriqi ishte atëherë ambasador jugosllav në Berlin. Një shovinist tjetër që punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme i quajtur Ivan Vukotiq do të përpiloi një elaborat,  për okupimin e tërë Shqipërisë. Më tej do të pasoi Programi i J. Jankoviqit për mënyrën e vendosjes së pushtetit serb në Shqipërinë  bregdetare. Një ditë më vonë, më 8 II 1940 do të publikohet” Programi për kolonizimin  dhe serbizimin definitive të Kosovës”.

E përbashkët e të gjitha këtyre programeve , duke përfshirë, sidomos Elaboratin e Vasa Qubrilloviqit të 3 marsit 1937 ishte asgjësimi në masë i shqiptarëve-gjenocidi si metodë që ishte përdorë ndaj shqiptarëve më 1878 në Toplicë, i cili kishte pati sukses në politikën koloniale,  shfarosëse ndaj shqiptarëve.

 

Etapa e parë e programeve  çetnike për likuidimin e shqiptarëve 1941-1942 

 

Dihet se më 6-17 prill 1941 Jugosllavia mbretërore kapitulloi para nazizmin gjerman në të gjitha nivelet. Jugosllavia mbretërore u copëtua dhe filloi një etapë e re për likuidimin e shqiptarëve nga pushtetet kuislinge serbe në kushte dhe rrethana të reja. Kjo do të thotë se politika e vjetër vazhdohej me metoda të kohës , tash (1941-45) duke i përdorë rrethanat e luftës botërore.

 

Program i përgjithshëm i çetnikëve i mbështetur në Konventën Jugosllavo-Turke nga viti 1938. Program i përvetësuar nga Kosta Peçanci për likuidimin e Shqiptarëve më 6 VI 1941.

 

1.Kolonizimi i viseve jugore

 

Numri i madh i popullsisë shqiptare e myslimane 480 000 shqiptarë (sipas të dhënave ushtarke më 1938 ishin 578 000 shqiptarë) e 138000 myslimanë (ushtarakë 38000) që jetojnë në pjesët tona jugore e janë okupuar pas luftërave ballkanike , paraqet një problem të rendësishëm në aspektin nacional dhe strategjik. Pas mbarimit të Luftës Botërore kanë ekzistuar në këtë popullsi LëVIZJE spontane për shpërngulje në Turqi dhe në Shqipëri, por më vonë këto dukuri janë ndalur , për arsye se këto dy vende e kanë ndërprerë dhënien e vizave.

Çështja e kolonizimit të këtyre viseve me elementin tone (sllav)nacional nga viset pasive është me interes ekonomik dhe ka lidhje të ngushtë me shpërnguljen e popullsisë muslimane që sigurohet me Konvnetë.

 

  1. Puna më 1935-1937

 

Në shtator të vitit 1935 janë mbajtur disa konferenca ndërministrore në Ministrinë tone të Punëve të Jashtme , në të cilat është thënë se duhet përdorur të gjitha mjetet për ta ASGJASUAR propagandën shqiptare kundër shpërnguljes dhe se autoritet tona tatimore, finaciare e arsimore duhet të zbatojnë ndaj kësaj popullsie të gjitha dispozitat ligjore (si është shkollimi i detyrueshëm etj.)-(kinse shqiptarët nuk e dëshironin shkollimin, por ai në gjuhen shqipe ishte vepër penale-HB) që në ketë mënyrë të detyrohen të shpërngulen.

Në vështrim të klauzulave të theksuara u janë dhënë urdhëresa organeve lokale në prill të vitit 1936, por tërë aksioni është dashur të pezullohet që në shtator të vitit 1936 për shkak të zgjimit nacional të popullsisë shqiptare.(Shqiptarët thane: PO, shkollim i përgjithshëm në gjuhën shqipe. Pushteti tha JO-HB: shiko: Minstria e Arsimit në AJ. K. 1936-Shkollimi i shqiptarëve, sekret nr.21-36).

Organet agrare në ndërkohë bënin kolonizimin me popullsi nacionale (slave-HB)në Serbinë Jugore, përmes metodave special duke marrë tokat e ashtuquajtura mera dhe tokat e të shpërngulurve shqiptarë e muslimanë. Kështu, gjatë vitit 1936 janë përzënë 50 000 familje.

Këtë aksion e pengonin organet e pushtetit shqiptar e turk duke mos u dhënë viza të shpërngulurve.

 

  1. Bisedimet e mëhershme me Turqinë

 

Para disa viteve janë zhvilluar bisedime me Qeverinë turke për shpërnguljen e popullsisë së përmendur. Nga ana e Turqisë janë bërë përpiekje që të shtyhen këto bisedime , me arsyetim se mungojnë mjetet finciare për vendosjen e emigrantëve nga Jugosllavia e Rumunia. Nga ana e Turqisë theksohej atëherë se Turqia me dëshirë do ta pranonte popullsinë shqiptare. Përafërsisht kështu përgjigjej edhe Qeveria shqiptare.

 

  1. 4. Shpërngulja e popullsisë turke prej vendeve të tjera ballkanike

 

Turqia në vitet e fundit , ka bërë përpjekje intensive që ta kolonizojë vendin e vet me popullsi muslimane prej vendeve ballkanike. Emigrimet e para kanë filluar me Konventën greko-turke  (më 1923 me Konferncën e Llozanës mbi këmbimin e Popullsisë-HB) për këmbimin e popullsisë së 30 janarit të vitit 1938(kështu është në dok. Por është fjala te viti 1923-HB).Me këtë Konventë parashihet shpërngulja e obligueshme e grekëve nga Turqia dhe e turqve nga Greqia, me përjashtim nga Stambolli  dhe Trakia Perëndimore. Kështu janë shpërngulur gati 1, 500 000 persona nga Turqia dhe Greqia.

Me 4 shtator 1938 Turqia e ka nënshkruar me Rumaninë Konventën për shpërnguljen e turqve nga Dobruxha në Turqi. Me këtë Konventë është paraparë shpërngulja shkallëzuese sipas zonave . Rumunia është obliguar të paguaj njëfarë dëmshpërblimi për hektar të tokës së braktisur të të shpërngulurve.

Më 1937 midis Bullgarisë e Turqisë është arritur marrëveshje për shpërnguljen e një pjese të popullsisë turke nga Bullgaria në Turqi.

 

  1. Vendimet e Këshillit të Antatntës Ballkanike Shkurt i vitit 1938

 

Në mbledhjen e Këshillit të Antantës Ballkanike në Ankara , më 25-27 shkurt 1938, ministri i atëhershëm turk i Punëve të Jashtme, Ruzhdi Aras, e shtroi çështjen e shpërnguljes së turqve prej vendeve ballkanike  dhe propozoi që të formohej një komision i përbërë me nga dy përfaqësues jugosllavë, rumun e turq dhe një vëzhgues grek. Ky Komision do at studionte këtë çështje dhe do të jepte propozime konkrete. Propozimi u pranua dhe u vëndos që ky Komision të mblidhet në prill të vitit 1938.

 

  1. Puna e Konferencës ndërministrore gjatë vitit 1938

 

Pas vendimit të Këshillit të Antantës Ballkanike, pranë Ministrisë Jugosllave të Punëve të Jashtme , më 6 mars , 13 prill, 30 maj e 15 e 16 qershor 1938 , u mbajtën mbledhjet e Konferencës ndërministrore , e cila do të jepte për detyrë që t` i përgatisë materialet për projektin e Konventës dhe t` i përcaktonte parimet e përgjithshme.

Në këto mbledhje u vendos që të kishte përparësi shpërngulja e elementit FSHATAR, në mënyrë që të lirohen tokat për kolonizim. U diskutua për numrin e emigrantëve që mund të pranonte Turqia. U vendos që Turqisë t` i paguheshin maksimalisht nga 15 000 dinarë dëmshpërblim për person. Prej kësaj shume , 20% do të paguheshin në deviza të lira, kurse 80% në xhiro-llogarinë e Qeverisë turke në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë për blerjen e mallit në Jugosllavi.

 

  1. Bisedimet në Stamboll

 

Në bazë të vendimit të Këshillit të Antantës Ballkanike, Komisioni për shpërngulje u tubua në Stamboll më 9 qershor 1938 dhe deri më 13 korrik 1938 mbajti TETË (8) mbledhje. Mbledhjet i udhëhoqi delegati turk Hasan SAKA. Delegatë tanë ishin : M. Ristiq, shef i Seksionit Ballkanik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe V. Magovçeviq , inspektor në Ministrinë e Bujqësisë. Morën pjesë edhe përfaqësuesi rumun dhe vëzhguesi grek.

Bisedimet midis përfaqësuesve tanë dhe atyre turq u mbajtën në një komitet special redaktues, në të cilin nuk morën pjesë as rumunët e as grekët.

Bisedimet ishin të gjata. Turqit insistonin posaçërisht në çështjen financiare (dëmshpërblim) , ndërsa për çështjet e tjera u treguan shumë të ndershëm.

Me 11 korrik 1938 përfunduan bisedimet dhe u parafua teksti i Konventës.

 

  1. Përcaktimi kryesor i Konventës

 

Konventa përmban këto përcaktime kryesore:

 

  1. Do të shpërngulen 40 000 familje muslimane fshatarë nga rajonet e okupuara pas luftërave të viteve 1912-1913 e që arrijnë deri në 200 000 persona , sipas listave që do të i përpilojë Komisioni jugosllav.
  2. Konventa është e përpiluar ashtu që përfshin popullsinë shqiptare dhe atë turke (që flet nga pak turqisht në familje dhe për nevoja tregtare), me gjithë se kjo nuk është hequr në mënyrë ekskluzive;
  3. Shpërngulja do të fillojë me 1 korik 1939 dhe zgjatë gjashtë vjet. Në vitin e pare do të shpërngulen 4000 familje, në vitin e dytë 6000 familje, në vitin e tretë e të katërt nga 7000 familje dhe në vitin e pestë dhe të gjashtë nga 8000 familje;
  4. Qeveria jugosllave do t` i paguante Qeverisë turke nga 500 lira turke për çdo familje të shpërngulur , që do të thotë gjithsej 20 milionë lira turke. Pagesa do të bëhet për çdo gjysmë viti , më 1 prill dhe më 1 shtator të secilit vit. Nga kjo shumë 30% do të paguhen në deviza e 70% në formë plasimi në Bankën Kombëtare jugosllave në llogari të Qeverisë turke, e cila, me këto mjete do të blejë mall te ne;
  5. Të gjitha pronat fshatare të familjeve të shpërngulura do t` i takojnë Qeverisë jugosllave, e cila do t` i përdorë për qëllime të kolonizimit;
  6. Popullsia e qyteteve , e cila nuk u nënshtrohet dispozitave të Konventës, edhe më tej mund të shpërngulet lirisht, kurse për popullsinë fshatare shpërngulja është e OBLIGUESHME për të gjithë ata që gjenden në listat e kolonizimit;
  7. Qeveria jugosllave do ta bëjë transportimin FALAS të të shpërngulurve deri në Selanik, duke llogaritur se çdo familje ka të drejtë të transportojë, gjithashtu pa pagesë, 4 krerë kafshë të trasha dhe 10 krerë kafshë të imta.

 

  1. Hyrja në fuqi e Konventës

 

Sipas dëshirës së delegacionit turk, Konventa do të duhej të nënshkruhej menjëherë pas redaktimit. Kjo, megjithatë, nuk u bë dhe Konventa ende nuk është nënshkruar. Çështja e nënshkrimit tani është bërë aktuale dhe nënshkrimi , sipas dispozitave të Konventës, do të duhej të bëhej më 1 korrik të këtij viti (1939).

Ministria e punëve të Jashtme , lidhur me këtë, u është drejtuar me pyetje ministrive të interesuara: Ministrisë së Bujqësisë e Ministrisë së Ushtrisë e të Marinës, të cilat janë pajtuar që të nënshkruhet Konventa, dhe Ministria e Financave , e cila ka bërë disa vërejtje, përkatësisht i ka theksuar disa obligime financiare nga Konventa.

I ngarkuari me Punë i Qeverisë turke në Beograd ka deklaruar se Qeveria turke dëshiron ta nënshkruaj , ta ratifikojë dh eta zbatojë Konventën. Sipas fjalëve të tij, nënshkrimi do të mund të bëhej në Beograd qoftë në Ankara.

 

  1. Ratifikimi i Konventës

 

Është bërë çështje gjithashtu edhe procedura e ratifikimit të Konventës së nënshkruar. Nuk do të ishte mire të shkohet sipas procedurës së rregullt të ratifikimit në Parlament. Kjo mënyrë do të PROVOKONTE diskutime të pakëndshme dhe Konventa do të kishte publicitet të theksuar. (Beogradi i druante internacionalizimit të çështjes sepse nuk ishte fjala fare për TURQ , po për shqiptarë që jetonin në fshatra. Fjala pra ishte me ua grabitë pronat shqiptarëve e më i kolonizuar sikurse që kishte vepruar Serbia më 1878 në Toplicë. Ishte ky një spastrim gjenocidal shtetëror me implikime të pa parapara ndërkombëtare, sepse Italia nuk e dëshironte një ndërmarrje të tillë-HB).

Mënyra më e pranueshme e ratifikimit do të ishte (theksojnë zyrtarët serbë-HB) përmes një dekreti të Këshillit të Ministrave.

  1. Organizimi dhe zbatimi i Konventës

Organizimi dhe zbatimi i kësaj Konvente kërkon punë , pasi të shpërngulen rreth 200 000 persona me një pjesë të pasurive të tundshme dhe të kafshëve të trasha e të imta të tyre. Zbatimi duhet të bëhet me sa më pak incidente e afera, megjithëse besohet se do të ketë implikime të brendshme e të jashtme që zbatimi i Konventës të PENGOHET.

Për të gjitha këto arsye është e nevojshme që të ndërmerren sa më pare të gjitha masat e nevojshme që organizimi të jetë i mire. Lidhur me këtë , do të ishte mire të bëhet dhe ttë miratohet plani, i cili do ta parashihte tërë organizimin dhe kompetencat e të gjitha organeve që duhet të angazhohen rreth zbatimit të Konventës, e të sigurohen edhe mjetet e nevojshme material për këtë. Nuk mjaftojnë vetëm idetë e artikuluara.

Konventa, me nenin XVIII, parasheh vetëm një komision special, të themeluar nga Qeveria Jugosllave, i cili do t` i punojë listat vejtore të të shpërngulurve dhe do t` ua paraqesë përfaqësuesve turq për vërtetim.

Beograd, më 6 prill 1939. (Dokumenti gjendet në :DASIP. B. F. 31. D. II/9-sekret dhe vetëm në frëngjisht).

2.

 

Programin e parë për likuidimin e shqiptarëve në kushte të luftës e shkroi Kosta Peçanci më 6 VI 1941 me titull “ Depërtimi në Kosovë”

 

Programin e pare për likuidimin e shqiptarëve në kushte të luftës e shkroi Kosta Peçanci më 6 VI 1941 me titull “ Depertimi në Kosovë”. Në Program në mes tjerash thuhet: “Kur të nisem në rrugën me fat , e di se çka mendon dhe çfarë planesh thur për jugun tone. Besoj që në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Fushë kosovë nuk do të mbetet asnjë plis për fare. Lumenjët Llapi, Sitnica dhe Ibri e Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve”.  Këtë porosi Luba Novakoviqi ia dërgon Kosta Peçancit më 12 IX 1941 pasi që e kishte lexuar Programin fashist të Dimitrije Lotiqit për “Likuidimin e Hebrejve” nga viti 1939.

 

PROGRAMI I STEVAN MOLEVIQIT  Më 30 VI 1941 për “ SERBINË HOMOGJENE”

 

Në fillim të qershorit me program original për krijimin e Serbisë së Madhe do të paraqitet Stevan Moleviqi, një çetnik nga Nikshiqi. Në Programin e tij ai parashihte jo vetëm shfarosjen e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinenetale, por përfshinte edhe Shqipërinë veriore Bregdetare, duke synuar Shkodrën. Në programin e tij i vizatoi kufijtë e Serbisë, “shtet” ky që sipas tij duhet të ishte etnikisht  i pastër.

 

PROGRAMI I DRAZHA  MIHAJLOVIQIT PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE

 

Drazha Mihajloviq më 20 XII 1941 do të përpilonte një program operacional për shkatërrimin e të gjithë “muslimanëve nga Ballkani” e ku do të ishin shqiptarët në rend të pare. Në pjesën ku bënte fjalë për operacione sistematike në teren Drazha Mihajloviq kërkonte nga vartësitë e tij që t` u përmbahen neneve të Konventës Jugosllavo –Turke për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Me këtë program ai e njoftoi edhe Qeverinë mbretërore Jugosllave (serbe) në emigrim në shtator të vitit 1942.  Në kërkesen e tij programore parashihej që të shfarosen shqiptarët në të gjitha lokalitetet e këtyre qendrave administrative: Në Banovinën e Vardarit parashihej të shfarosen shqiptarët e : Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Tetovës, Gostivarit, Rostushës, Dibrës, Strugës, Prishtinës me Llap, Kaçanikut, Gjilanit, Preshevës, Prespes, Ohrit, Kërçovës, Kruhsevës, Poreçit, Manastirit, Shkupit, Kumanovës, Velesit, Shtipit, Koçanit, Raadovishtës, Strumicës, Dojranit, Gjevgjelisë, K. Palankës dhe Kratovës.

Në Banovinën e Zetës parashihej të shfarosen shqiptarët e : Pejës, Istogut, Mitrovicës, Gjakovës, dhe Rahovecit.

Në Banovinën e Moravës parashihej të shfarosen shqiptarët e : LLapit (Podujevës), Vushtris dhe Drenicës. (Këtë porosi programore Drazha Mihajloviq e nxirrte nga NENI 2 i Konventës Jugosllavo Turke për deportimin e shqiptarëve në Anadoll).

Lidhur me këto programe për shfarosjen e shqiptarëve Qeveria mbrerore Jugosllave debatoi tri here –prill-maj 1943 për implementimin e Konventës me përfaqsuesit e Republikës së Turqisë. Kontaktet u mbajtën në Kairo të Egjiptit me propozimin e pales Turke. Në kontakte pala Turke kërkonte që t` i paguhen paratë e parapara nga Konventa për “shpronsimin e pronave shqiptare në Jugosllavi”.

 

ETAPA E PROGRAMEVE KOMUNISTO ÇETNIKE PËR SHFAROSJEN E SHIPTAR{VE 1943-1945

 

Programin e parë për t` i tradhtuar shqiptarët antifashistë do ta përpilonte Svetozar Vukmanoviq Tempo me emrin “NË DETYRËN POLITIKE” (Na politiçkom zadatku” më 8 shkurt 1943). Svetozar V. Tempo do të hyjë  në trevat shqiptare më 8 shkurt 1943. Ai kishte vënë veti për detyrë me sugjerime të Millovan Gjillasit që në rend të pare të paraqitet para udhëheqësve shqiptarë antifashistë si një person që ka pedigre ndërkombëtare-kominterniste. Ai nuk donte të dijë se Sejfullah Maleshova, Koço Tashko, Enver Hoxha, Ramadan Çtaku e të tjerë ishin shumë më të ngritur se ai. E vërteta në Shqipëri ishin edhe dy malazez që nuk ishin atje pa detyra të caktuara. Por edhe ata (Miladini dhe D. Mugosha) ishin nxënës shumë të dobët në krahasim me drejtuesit politik shqiptarë, të cekur më lartë. Këtë fakt e vërteton niveli i shkrimeve të kohës për se cilin. Dokumentet flasin vet dhe ato kanë mbetë.

Nga letrat (edhe nga Programi: “Në detyrë politike) vërehet pa asnjë dyshim qëllimi kriminal i Tempos. Për çka është fjala. Tempo i kishte dhënë veti për detyrë që ta përçajë udhëheqjen politike dhe ushtarake antifashiste shqiptare dhe njëherit ta ndezë në tërë trevën shqiptare luftën civile (qytetare), vëllavrasëse . Lidhur me këtë, në Kosovë ai nuk ia arriti asnjë qëllimi dhe doli në Shqipërinë bregdetare me ambicje se atje do të plasoi çdo paragraf të programit të tij. Edhe atje do të hasë në kundërshtime dhe do të lexohet në mes rreshtave çdo sugjerim ideologjik, strategjik dhe politik i tij. Me këtë politikë S. V. Tempo do të ëndërrojë që shqiptarët t` i prezantoi pas mbarimit të turneut të tij si udhëheqës që e tolerojnë fashizmin dhe nuk janë në vijat e para të Luftës antifashiste. Në këtë mënyrë ai ëndërronte se shqiptarët do të dënohen nga Koalicioni antifashist. Por , jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë shqiptarët sidomos pas kapitullimit të Italisë (shtator 1943) do ta kuptojnë fare mire se kah duhet përqendruar rreshtimin pa asnjë dilemë-kah lufta frontale antifashiste. Kuptohet se ky rreshtim në Kosovë do të arrihet më me vështirësi, por fakti se në Shqipëri lufta antifashiste ishte shumë e fuqqishme , ai rreshtim do të reflektohet edhe në Kosovë e kudo në viset etnike shqiptare. Kështu, historikisht “misioni” i Tempos duhet shikuar si përpiekje për tradhti ndaj një populli fqinjë, por edhe si deshtim i politikës koloniale jugosllave në ato rrethana.

 

 

3

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Rëndësia historike e Konferencës së Bujanit ( 31. 12.  1943 dhe 1-2 janar 1944) në faktorizimin e Kosovës në Luftën e saj Antifashiste Nacionalçlirimtare

 

Në Kosovë gjatë viteve 1941-1945 do të formohen shumë çeta partizane. Ato me kohë do të ngritën në batalione dhe aradha partizane nacionalçlirimtare. Këto njësite të armatosura do të bëjnë luftë guerile dhe rrallëherë frontale me okupatorin sepse nuk kishin fuqi të mjaftuar.

Radhët dhe brigadat që do të formohen gjatë vitit 1944 do të orientohen kryesisht në luftë frontale me okupatorin dhe ndihmësit e tij. Në këto rrethana do të kontribuojnë këshillat ilegale nacionalëlirimtare, të cilat në fund të vitit 1943 do të rezultojnë me formimin e një Këshilli të përbashkët Nacionalçlirimtar, i cili do ta faktorizojë Kosovën fuqishëm në luftë të përbashkët me koalicionin atihitlerian. Këtu qëndron rëndësia historike e Konferencës së Bujanit.

Konferenca Nacional çlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit e mbajtur në Bujan të Malësisë  do tan gritë ndërgjegjen e popullit që të rreshtohet drejtë, të rreshtohet andej kah sigurohet tapia e lirisë dhe shansa e pavarësisë. Në lidhje me këtë, antifashistët shqiptarë ishin në pozitë shumë të vështirë sidomos më 1941-1943, deri atëherë kur kapitulloi Italia fashiste.

Të ngritësh në Kosovë më 1941-1943 dhe të kërkosh nga shqiptarët që të bashkohen në një front të përbashkët antifashist me  serbët (jugosllavët), ka qenë një: idealizëm vizionar, naivitet ose tradhti për masen e popullit, në kuptimin e gjerë. Të tria këto operacione ishin të mundshme. Dhe, t` i kthehrmi fakteve. Më 1941 disa antifashistë (komunistë) shqiptar do ta shtronin  pyetjen si mund ta ndërtoim “vllazrim –bashkimin” me serbët kur populli e di fare mire se çfarë kanë bërë serbët në mes dy luftërave botërore. Plus , çfarë kërcënohen tash me programet e tyre gjenocidale. i pari që do ta shtroi këtë pyetje ishte Emin Duraku. Pastaj këtij mendimi do t` i bashkohen Meto Bajraktari dhe Zenel Salihu. Në këtë çështje do të bashkohet  edhe Ali Shukriu, i cili me shkrim do ta shtroi pyetjen (Shiko: ZBORNIK , nr.19 , Beograd) a mundemi ne komunistet shqiptarë në trakte dhe proklamata duke ftuar popullin në luftën antifashiste që mos ta përmendim fjalën Jugosllavi. Ta shkruajmë vetëm Partia Komuniste.  Në këtë pyetje të antifashistëve shqiptarë do të përgjigjet Komiteti Krahinor i PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit se; “ Një praktikë e tillë nuk lejohet” . Dhe do të kemi një vakum të njohur në popull që të rreshtohet në frontin antifashsit në shkallë masive gjatë viteve 1941-1943. Një kërkesë që emri Jugosllavi (lexo;Serbi) mos të përmendet në dokumente ku ftohej populli slloven në luftë antifashiste do ta bëjë Eduard Kadreli  në fillim të vitit 1942.

Me gjithë këto çështje delikate, falë punës vizionare të antifashistëve, sepse LNÇ  nuk ishte lëvizje komuniste por lëvizje për liri nga fashizmi, në Kosovë do të formohen këshilla ILEGALE nacional çlirimtare. Do të formohen çeta dhe batalione e pastajedhe aradha partizane ncionalçlrimtare, kryesisht të përbëra nga shiptarët antifashit. Kështu do të formoësohen dy hallka të rreshtimit antifashit edhe në Kosovë, ajo e pushtetit illegal dhe ajo e ushtrisë nacionalçlirimtare partizane. Në asnpektin politik çështja ishte më e shkoqitur, por edhe në këtë rrafsh te komunistët shqiptarë kishte dilemma, se çka do të ndodhë pas çlirimit. Kështu Konferenca e Bujanit menjanoi shumë dilemma dhe shtroi kërkesë popullore legale dhe legjitime që fitorja është në rreshtimin politik dhe ushtarak kah Koalicioni anti hitlerian.

 

Ideja e një konference të tillë lindi në shkurt të vitit 1942 nga fjalimi i Emin Durakut, mbajtur në Këshillimi e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë dhe Dukagjin

 

Vendimi për mbajtjen e Konferencës Krahinore Nacionalçlirimtare të Kosovës  më 6 XI 1943

 

Vendimi për mbajtjen e Konferencës Krahinore për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit do të merret në këshillimin e nëntorit 1943 në Sharr. Aty do të vendoset që ky Kuvend të organizohet në frymën  e antifashizmit dhe në asnjë mënyrë mos, ta marr drejtimin ideologjik komunist. E vërteta gjatë nëntorit-dhjetorit 1943 do të ndahen detyrat. Në Rrafshin e Kosovës në aksion ishte Fadil Hoxha dhe Boshko Çakiqi. Ata në çdo rreth do t` i marrin propozimet nga baza dhe do të identifikohen delegatët për Konferencë. Detyrën e ngjashme në Rrafshin e Dukagjinit do ta kryejnë Ismet Shqiri dhe Xhavit Nimani. Vendin e mbajtjes do ta diktojnë rrethanat që Kuvendi të mbahet në vendin historik në BUJAN, e që ishte Zonë e lire. Në Konferencë do të marrin pjesë 49 delegatë. Prej tyre 33 nuk ishin fare antar të Partisë Komuniste. Sigurinë e Konferencës e ka kryer me një rendësi historike Aradha Partizane “Bajram Curri” së bashku  me aradhën “Perlat Rexhepi” . Këto dy aradha më vonë do të bashkohen ashtu si i ftonte Rezoluta për bashkim të shqiptarëve dhe simbolikisht do të quhet Aradha “ CURRI- REXHEPI”.

 

Konferenca e Bujanit me vendimet historike do t` i dhuroi popullit të robëruar shpresë për bashkim kombëtare. Së këndejmi në këtë studim do ta përshkruajmë vetëm atë pjesën “hyjnore” të Rrezolutës, që ka mbetë si testament për të gjitha kohët dhe për të gjitha gjeneratat që vijnë se kah duhet të rreshtohemi si komb. Kidhur me këtë Vendimet e Konferencës dhe Rezoluta ia siguruan Kosovës TAPINë se populli shqiptar i robëruar nën Jugosllavinë bënë LUFTë Të DREJTË antifashiste ashtu si është në luftë Koalicioni antihitlerian. Këtë fakt e vërteton edhe përfaqësuesi i MIsionit Anglez që ishte gjatë tërë kohës në Konferencë (Buajn) si emisar i Rexhinart Hiberit (officer anglez). Me këtë Konference u vërtetua se populli i Kosovës nuk është me fashizmin gjerman ashtu si propogandonin disa komunisto-çetnik serb në të gjitha nivelet dhe informatat që i lëshonin. Ja teksti i Rezolutës që duhet të figuroi në çdo libër të historisë kombëtare:

 

   “ Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht një krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni. Prandaj e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për me realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme pra që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij sepse kjo asht e vetmja rrugë për me fitue larine, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar , do të kenë mundsi me vetvendosë mbi fatin me të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje . Garancija për kët asht ushtria Nacional –çlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria Nacional –çlirimtare e Shqipnisë, me të cilën ngushtësisht asht e lidhun . Përveç këtyne për kët garantojnë aleattët t` anë të mdhej Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)”.

 

Ku e kishte kjo rezolutë zanafillën. Në bazë të dokumenteve del se zanafilla ishte nga viti 1927, kur Fan Noli, Bedri Pejani dhe Ibrahim Gjakova do ta vizitojnë Moskën, në shenjë të dhjetë vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Këta patriotë do t` i pranojë Visarionoviq Stalini. Sidomos Bedri Pjeani në Takim do tan gritë çështjen e viseve shqiptare të robëruara nën Jugosllavinë. Ato vise përfshinin: Pejën, Plavën Gusinë, Pazarin e RI, Gjakovën Prizrenin, Mitrovicën, Llapin, Prishtinën, Gjilanin, Bujanofcin, Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tetovën Gostivarin, Dibrën, Manstirin dhe Prespen me Kerçovë. Kjo trevë do të rrefej Bedri Pejani Stalinit është Shqipëria Kontinetale që përbën mbi 30 mijë kilometra katror.  Tre muaj më vonë Stalini do t` i ftoi Millan Gorkiqit dhe Kosta Novakoviqin në takim. Atyr do t` u thot se duhet të deklaroheni në Kongresin vijues (të IV-të) rreth pozitës koloniale të Shqiptarëve në Mbretërinë SKS. Kongresi i PKJ-ës planifikohej të mbahej në tetor 1928 në Drezden (dhe aty u mbajt). Në pikën “Detyrat dhe taktika e PKJ-ës “ nën V. thuhet tekstualisht: “ Partija izjavljuje solidarnost revolucionarnih radnika i selaka ostalih nacija Jugosllavije, a pre svega Srbije, s allbanskim nacionalno revolucionarnim pokretom u licu KOSOVSKOG KOMITETA i poziva radniçku kllasu da svestrano pomazhe borbu RASKOMADANOG i UGNJETENOG ALBANSKOG NARODA za nezavisnu u ujedinjenu Allbaniju” (shiko: Istorijski Arhiv KPJ, Tom II, Kongresi i zemaljske konferencije 1919-1937, Beograd 1949, pag. 163).

Përkthimi:  “Pardtia deklaron solidarësi me punëtorët dhe fshatarët rrevolucionar të kombeve tjera të Jugosllavisë, e pra së gjithash të Serbisë, me lëvizjen nacional-rrevolucionare shqiptare në institucionin e KOMITETIT KOSOV{S dhe  fton klasën punëtore që gjithëamshëm ta ndihmojë luftën e popullit të COPËTUAR dhe të SHTYPUR  SHQIPTAR për Shqipërinë e pavarur dhe të bashkuar”). Një orientim i tillë do të konfirmohet më 1937 se Kosova është trevë unike. Gjithashtu konfirmimi do të përsëritet më 1940 kur tekstualisht thuhet se Kosova duhet të ndertohet si REPUBLIKë SOVJETIKE.

 

Në rrethan të luftës (1943) me këtë Rrezolutën e Buajanit, me luftën e Aradhave partizane antifashiste, populli shqiptar i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit e siguronte TAPINë mbi trojet e veta etnike sepse rreshtohej fuqishëm legalisht dhe legjitimisht në Koalicionin antihitlerian. Ky qendrim dhe kjo luftë e DREJTë ua prishte planet dhe programet e çetnikëve për shfarosjen e shqiptarëve, duke i kulifikuar si bashkëpuntor të fashizmit e që përputhej me vendimet e aleaatëve në Konferencën e Teheranit për asgjasimin e atyre popujve (pakicave ) që janë eksponuar si profashist. Në këtë rrafsh do të nxitojnë edhe komunistët e tipit të Millovan Gjillasit , Rankoviqit, Tempos e të tjerë të bëjnë së pakut një atentat politik mbi vendimet e Konferencës së Bujanit, për të patur pastaj të drejtë të i likuidojnë shqiptarët sikurse i likuiduan foksdojqerët në Vojvodinë. Kështu do të pasojnë përpilemet tjera në vijim për defaktorizimin e Kosovës dhe Shqiptarëve si antifashist.

Konferenca Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit e zgjodhi në fund Kryesinë, e cila është menduar (sipas pohimeve të Fadil Hoxhës më 1976-HB) ta kryej punën e një qeverie provizore politike dhe shterore. Në Kryesi ishin zgjedhë: Mehmet Hoxha kryetar, Rifat Berisha nënkryetar, Pavle Joviqeviqi nënkryetar, Zekeria Rexha anëtarë: Xhevdet Doda, Millan Zeqar, Fadil Hoxha Ali Shukriu, Hajdar Dushi. Për Konferencë ishin  zgjeddhë 62 delegatë. Ndërsa kishin marrë pjesë 49 delgatë. Prej tyre 32 nuk ishin antar të asnjë partie por e përfaqsonin Frontin antifashist. Ndërsa të tjerët ishin antar të PKJ-ës dhe përfaqsonin antarsinë etyre nga të gjitha viset e Kosovës. (Ta vijëzojmë këtu një krahasim me AVNOJ-in: Nga Krocia ishin zgjedhë 78 delegatë, ndërsa marrin pjesë 37; Nga B. Hercegovina ishin zgjedhë 53 delegatë, marrin pjesë 46 delegatë; Nga Vojvodina ishin zgjedhë 8 delegatë , marrin pjesë 2 delegatë; Nga Mali i Zi ishin zgjedhë 53 delegatë, marrin pjesë 16 delegatë; Nga Serbia ishin zgjedhë 42 delegatë , marrin pjesë 24 delgatë. Edhe këta ishin nga brigadat sepse e tërë Serbia ishte e mbuluar me çetnik dhe pushtet  kuisllin të Nediqit, si pushteti më stabil nazifashist 1941-1944; Nga Sllovenia ishin zgjedhë 42 delegatë, kishin marrë pjesë 17 delegatë_HB). (shiko: H. Bajrami, Kosova prej Bujanit deri në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 123).

 

 

4.

Qendra informative “ASIME KOSOVA” në Stamboll e përcjell luftës antifashsite të shqiptarëve  në Jugosllavi

 

Konferenca e Bujanit e faktorizoi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi që të kanë të drejtë në Vetëvendosje. Por, më 1941-1945 në Stamboll ka vepruar “Qendra informative” me shifrën “ASIME KOSOVA”. Kjo Qendër dërgonte informata në Kajro për shërbimet Anglo-Amerikane. Ekspoziturat Qendra i kishte në: Pazar të Ri,informator ishte patrioti Aqif Blyta, Pejë Plavë dhe  Gusi,  informator ishte Bedri Pejani, Mitrovicë informatori ishte, Rafet Kurteshi, në Gjakovë informatorë ishin Gani Kryeziu dhe Qazim Komoni, në Prizren informatori ishin Musa SheZade dhe Xhevdet Doda,në  Prishtinë informator ishte Ali Agani, në Podujevë informator ishte Sejdi Sekiraqa,  në Vushtrri informator ishte N. Zhuji, Gjilan, Bujanofc, Preshevë dhe Kumanovë informator ishte Sheqet Kelmendi, në Shkup informator ishte Ferat Draga, Tetovë, Gostivar, Dibër , në Manastir, Presp informator ishte Fuad Bej Dibra.

Bëhej fjalë për një trevë shqiptare kompakte me 30 mijë kilometra katror, thuhej në dokumente, që ka rendësi strategjike për tërë Ballkanin e më gjerë. Lidhur me këtë qarqet informative angleze që ishin në këtë trevë do të interesohen sa ishte e fuqishme Lëvizja antifashiste dhe për këtë e njoftonin qendrën në Stamboll e kjo qendrën në Kajro për të dërguar pastaj Çerqilit propozime për veprim politik dhe ushtarak. Konferenca  e Bujanit nga kjo qendër vlerësohet “si e arritur e madhe e shqiptarëve të kësaj treve, për faktorizim  të shqiptarëve, në çdo kombinim të ardhshëm politik dhe territorial-administrativ”. Në pyetjen që i bëri qendra Ekspoziturës kryesore në Shkup dhe përfaqsuesit anglez që ishte në Konferncë u shtrua kjo pyetje: “ A mundet kjo trevë shqiptare me 30 mijë kilometra kator sin ye e rëndësishme gjeostrategjike  t` i angazhoi në mbajtjen e qetësisë, 15 000 ushtarë gjerman të nguluar në te në mënyrë qqë mos të munden të angazhohen në frontet tjera? Qendra e ekspoziturës u përgjigj se:” JO”. Nga ajo përgjigje më 10 mars 1944, çështja e kësaj treve nga Qerqilli  iu la në dispozicion jugosllavëve,duke e njoftuar personalisht J. B. Titon, që të sillen në Trevën e Pazari të  Ri- Mitrovicë-Shkup-Tetovë- Manastir si diktues të situatës dhe përfitues gjeostrategjik nga kjo. Dhe , kuptohet se jugosllavët antifashist  e shfrytëzuan shansin dhe filluan përnjëherë t` i shfaqin orientimet agresive. Këtë bindje e forcoi edhe Raporti i përfaqsuesit anglez që ishte në Konferencë, se” shqiptarët janë të orientuar në antifashizëm, por së pari, ata nuk duan të jetojnë nën tytelen e jugosllavëve. Ata anojnë dhe veprojnë të bashkohen me Frontin e Shqipërisë Bregdetare”. Kjo informatë do ta “lejoi Qerqillin që Titos t` ia lë në mëshirë gjysmën e trojeve shqiptare. Nga kjo kohë do të filloi hapur një politikë aggressive ndaj Kosovës sidomos e malazezëve dhe serbëve në Shtabin e Titos në Vis dhe pastaj nga 20 tetori 1944 në Beograd. (Shiko : ANV-Raportet gjashtëmujore nga Stambolli me shifrën “ASIME KOSOVA”  për Qendrën e Kaioros , 1941-1945).

Në këto raporte theksohet se dy pjesëmarrës në Konferencë ishin të lidhur me ekspoziturën kryesore shqiptare antifashiste pro angleze në Prizren dhe Gjakovë. Konsiderohet se ata ishin Xhevdet Doda dhe Hajdar beg Dushi. Por ky konkludim duhet të hulumtohet edhe më thellë në dokumentet e Intelejget Servisit Anglez dhe GESTAPO-së, dokumentet e të cilave institucione, nuk janë ende publike dhe të lejuara për publikime shkencore. Disa dokumente drejtojnë hulumtuesin se informatat në Stamboll nga Kosova dergoheshin nga Ferat Draga dhe Gani Kryeziu. Megjithëkëtë këto konstatime mbeten çështje grafologjike dhe e atyre që i kishin regrutuar informatorët. Mbetet edhe një informatë se lajmet nga Kosova i dërgonte Bedri Pejani. Por ai kishte mbetë “lehtë” i lidhur me Stalini , i cili më 1927 (në 10 vjetorin e Rrevolucionit Tetorit) i kishte premtuar në prani të Fan Nolit dhe Ibrahim Gajkovës se “ Kosova një ditë do t` i bashkohet Shqipërisë”, pasi që ishte informuar me historinë e saj faktike.  Por pas të gjitha informative që i kishte Qerqilli, le të kuptohet se ai ia kishte lënë në competence trevën kontinentale shqiptare Jugosllavisë. Mu për këtë arsye jugosllavët pas atij pronocimi do të duken shumë agresiv dhe komplotistë ndaj tërë çështje shqiptare. Madje Qerqilli në “Dokumnetin e Mbrapsht” në paqetë të cigareve, (I botuar edhe shqip), nuk e përmendë Shqipërinë fare, që tregon se anglo-amerikanët atëherë  ishte nën ndikimin e grekëve dhe Qeverisë mbretrore jugosllave, në emigrim “se duhet Shqipëria të ndahet, mos të ekzistoi fare”!!!

Lidhur me Pjesën e Rrezolutës së Bujanit ku shprehet orientimi për bashkim me Shqipërinë, deri me sot Vetëm V. J. Stalini në bisedë me delegacionin jugosllav më 19 prill 1947 do të mbetet si i vetmi burrshteti që do të kërkoi që Kosova dhe Maqedonia Perendimore (në kuptimin e sotëm-2013) t` BASHOHEN SHQIPëRISë. Këtë kërkesë Stalini e bëri pasi që ishte ankuar kohë më pare Enver Hoxha, se “jugosllavët po sillen me shqiptarë në trevat e veta etnike  sikur me një koloni”. Këtë kërkesë do ta pranoi edhe E. Kardeli duke i thenë Stalinit se bashkimi i viseve shqiptare nën Jugosllavinë në perspective do t` i bashkohen Shqipërisë”. Mu për këtë arsye dhe jo vetëm për këtë Enver Hoxha do të mbajë një kurs shumë gjenerik ndaj kësaj çështje por e rendonte me çështje ideologjike dhe këtu e humbi hapin me kohën dhe fuqit ndërkombëtare evroperendimore. (Shiko: H. Bajrami, Kosova prej Bujanit deri në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 19).

 

5

KOMPLOTI ANTI SHQIPTARË I KOMUNISTËV E JUGOSLLAVË 1943-1945

 

Dokumentet e Bujanit në gjuhen shqipe do t` i dërgohen Udhëheqjes  Antifashiste shqiptare në Shqipëri, e cila të gjitha vendimet do t` i aprovojë me kujdes dhe do t` ia përcjell Kuvendit të Bujanit, në Kolosian më 1 maj 1944. Të njëjtat dokumente do t` i dërgohen nga Fadil Hoxha edhe udhëheqjes antifashiste të Jugosllavisë. Dokumentet nga kjo udhëheqje do të priten me një pezmë dhe urrejtje të paparë. Atë urrejtje në formë të komplotit antishqiptar do të shprehë Millovan Gjillasi në Memorandumin e tij (Letra Direktivë e KQ PKJ-ës) ku defaktorizohej çdo gjë që ishte arritur në Kosovë në luftën e drejtë antifashiste.

 

Komunistët jugosllavë e dinin se Moma Markoviqi më 1937 kishte theksuar se KOSOVA PARAQET NJË TERRITOR UNIK,  prandaj kjo krahinë për nga pikëpamja kombëtare, ekonomia dhe të gjitha atributet është Një TERËSI dhe nuk duhet të jetojë e ndarë midis Malit të Zi dhe Serbisë” (M. Markoviq, Sazrevanje revolucije 1931-1941, Beograd 1985, Kaptina “Kosova”).  Millovan Gjillasi e dinte se në Jajcë Mitar Bakiq theksonte me 31 dhjetor 1943 se : 1. Te disa krerë shqiptarë ndihet pakënaqësia që në seancat e AVNOJ-it më 29 dhe 30 nëntor 1943 në Jajcë në deklaratat  e AVNOJ-it nuk është përmendur fare populli shqiptar në Jugosllavi; 2. Pse Tito , si kryetar, në deklaratë dhe në proklamatë , nuk e ka shprehur qëndrimin e qartë ndaj shqiptarëve; 3. Pse KQ PKJ nuk po u drejtohet shqiptarëve sepse Komiteti Krahinor po kërkon që në ndonjë mënyrë të përmenden shqiptarët.” (H. Bajrami, Kosova prej Buajnit deri në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 124). Millovan Gjilasi e dinte pse Tito në artikullin e tij të botuar në “PROLETER”, për zgjidhjen e çështjes nacionale në Jugosllavi,  kishte qëndrim të njëanshëm sepse nuk e kishte përmedë fare çështjen shqiptar.  Millovan Gjillasi e dinte fare mire sepse kishte qenë pranë kur J. B. Tito më 4 XII 1943 një misioni anglez Tito i kishte thënë  se “ Ardhmëria e Kosovës do të zgjidhet me PLEBISHIT dhe se kufijtë , në qoftë se është e nevojshme , do të vendosen në dobi të Shqipërisë” (Shiko: H. Bajrami, Kosova prej Bujanit deri në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 125; teksi është botuar edhe në original-aty).

Se Millovan Gjillasi kishte thurë komplot ndaj Kosovës dhe shqiptarëve vërteton letra e tij –Memorandum (Direktivë) kur theksonte se:

 

  1. Treva e Kosovës :nuk paraqet një njësi kompakte prandaj anulohet termi Kosovë dhe Dukagjin;
  2. Kosova nuk është krahinë por rajon (Oblast);
  3. Nuk guxoni të veproni në dobi të formimit të Shtabit Ballkanik (ishte kjo një parullë për të mbjellë mjegulla në Luftën antifashiste që bëhej në Kosovë dhe Shqipëri-HB).;
  4. Millovan Gjillasi nuk dinte se 80% të partizanëve ishin të regrutuar nga rinia në Kosovë;
  5. Këshilli NacionalÇlirimtar (për Gjillasin) ishte vetiniciativ-unitet i masave (PO çka ishte AVNOJ-???-HB);
  6. Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës, sipas Gjillasit nuk mund të ketë karakter të PUSHTETIT-sepse nuk kishte territory të lire.”

Të gjitha këto urdhëresa –direktiva, Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës dhe Dukagjinit, do t` i pranoi më 18 VI 1944 në Kolosian në kuvendin e tij të dytë.  Dhe shtrohet tash pyetja . i pranuan antifashistet e Kosovës këto urdhra –direktiva me dëshirë, nga idealet e “larta proletare”, i pranuan nga naiviteti, i pranuan nga oportunizmi apo diciplina komuniste imponuese që ndryshme quhet TRADHTI KOMBËTARE e IMPONUAR NGA ARGUMENTI I URDHËRIT NGA LARTË-POSHTË.

Kjo çështje duhet të studiohet dhe me fakte të nxirret faktorizimi historik i Konferencës së Bujanit për Kosovës sin jë njësi e barabartë me “viset kompakte” të tjera të Jugosllavisë, ose t` i lejohej si ishte proklamuar PLEBISHITI- REFERENDUMI- VETVENDOSJA me të drejtë SHKËPUTJE dhe Bashkim me SHQIPËRINË, si thuhet në Rezolutë.

 

Kryesia e KNÇ –së të Kosovës dhe Dukagjinit ishte një qeveri e përkohshme. Ajo për Kosovë dhe Dukagjin ishte një lloj Komiteti Nacional- një qeveri në hije që duhej t` i kryente punët e pushtetit nepër dikastere të caktuara deri në formimin e qeverisë pas çlirimit.  Edhe në këtë aspekt Konferenca e Bujanit ishte një e arritur kulminante në kushte të luftës antifashiste. Në këto rrethana Bujani i duhej popullit me të gjitha vendimet. Ndërsa Fadil Hoxhës i duhej populli për të themeluar nga aradhat dhe Batalionet BRIGADA nacionalçlirimtare antifashiste. Në këtë mënyrë Fadil Hoxha provonte të imponohej me anën e forces –ushtrisë që e komandonte. Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Hajdar Beg Dushi dhe Xheladin Hana do të përpiqen me të gjitha mjetet për ta penguar komplotin e Millovan Gjilasit, prpa të cilit qëndronte Aleksandër Rankoviqi, Vllada Zeqeviqi, Bllagoje Neshkoviqi e të tjerë për ta NDARë Kosovën sikurse më 1913 (midisi Serbisë dhe Malit të ZI). Natyrishtë se kundër këtij komploti ishin edhe disa komunist serbo-malazez si Millosh Giliqi, Boshko Qakiqi, Miladin Popovuiqi, por si dihet të gjitha këta u vranë në mënyra të ndryshme. Prej tyre vetëm Fadil Hoxha, falë FATIT do të shpëtoi dhe do të luftojë për FAKTORIZIMIN e Kosovës në aspektin ushtarak duke formuar batalone, aradha dhe brigade Nacionalçlirimtare antifashsite.

Në këto rretha të komplotit nga M. Gjillasi, Kryesia e KNç-ës do të përpiqet të imponohet si QEVERI faktike, por ajo nuk prodhoi së bashku me Këshillin Nacionalçlirimtar asnjë ekt ligjor apo rregullore që do të ishte funksionale për pushtetin qoftë edhe illegal.

 

6.

REAGIMI I PËRFAQSUESËVE TË KËSHILLIT TË PËRGJISHËM ANTIFASHIST Të SHQIPËRISË NË VIS

 

Për komplotin e Millovan Gjillasit do të njogtohet me 25 qershor 1944 Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar i Shqipërisë. Lidhur me këtë Këshilli dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ të Shqipërisë do të dërgojnë një delegacion zyrtarë për të biseduar me drejtuesit të Komitetit Nacional të çlirimit të Jugosllavisë në VIS më 24 gusht 1944 në VIS. Delegacionin e përbënin Koçi Xoxe, Ramadan çitaku, Bedri Spahiu. Pas shumë debateve , sidomos në mes Millovan Gjillasit që hapur theksonte se “Kosova nuk është territori unik”,  dhe Ramadan Çitakut që e kundërshtonte me force dhe argument historike se tërësia territoriale dhe administrative edhe në të kaluarën e Kosovës ka qenë e pandarë, ma në fund Tito do të arbitroi. Në dokumente që ruhen në fondin e Eduard Kardelit në Arkivin e KQ PKJ-ës thuhet në mes tjerash se “ Nëse Shqipëria pas luftës çlirimtare ndërton sistem ekonomiko shoqëror socialist, Kosova do t` i takoi Shqipërisë. Nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror kapitalist, Kosova do t` i takoi Jugosllavisë”. Nuk thuhet fare se do të i takoi Serbisë , apo do të ndahet. Pas largimit të delegacionit shqiptar nga VISI, Aleksander Rankoviqi do ta pyet J. B. Titon: “Sa do të zgjatë kjo marrëveshje?”. Tito, thot E. Kardel në Kranjë më 1974, do të përgjigjet: Kjo marrëveshje do të zgjatë deri sa ai delegacion të largohet nga ujdhesa e VISIT”. Ja politika makiveliste e Totos dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe nuk do të vonohet Tito me atë politikë komplotiste. Më 2 shtator 1944 do ta thrras Gjillasin dhe A. Rankoviqin dhe atyre personalisht do t` u diktoi: “ Shtabi KRYESOR i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit degradohet në SHTAB OPERATIV nën VARTëTSINë e Shtabit Kryesor të Serbisë”. Gjithnjë sipas E. Kardelit Millovan Gjillasi dhe A. Rankoviqi do të ngriten në këmbë dhe do të përqafohen. Do të tentojnë ta përqafojnë edhe Titon, por ai do t` ua japi vetëm dorën, sikur të ishte ndonjë sulltan kriminel. Ja pra si është defaktorizuar Kosova edhe ushtarakisht, pa marrë para sysh se po deshmonte me luftën e brigadave orientimin e fuqishëm antifashist dhe shpresën se do t` i bashkohet Shqipërisë. Defaktorizimin e Shtabit Kryesor të Kosovës në shtab operativ, Tito e arsyeton në 3 faqe document të shtypur në makinë (A. KQ PKJ. 1944-Dokumente sekrete të Shtabit Suprem të UNÇ të Jugosllavisë).

Me këtë degradim do t` i hapet rruga Vasa çubrilloviqit që më 3 XI 1944 të përpiloi Elaborat (Program të rinjë ) për asgjësimin e Shqiptarëve. Në Programin e tij të aprovuar nga Tito dhe shtabi i tij ndër të tjera thuhet: “ ..Duhet t` u merren të gjitha të drejtat minoriteteve. Duhet të nxirren para gjyqit e të denohen pa mëshirë të gjithë ata anëtarë të pakicave kombëtare, që në çfarëdo mënyre kanë sherbyer okupatorit. Për shqiptarët duhet të formohen KAMPE të përqëndrimit. Pasuritë e tyre duhet të merren, familjet t` u dërgohen në kampe dhe, në rastin e pare , të dergohen në shtetin e tyre kombëtar”. (Nga Elaborati-Programi 3 XI 1944).   Me këtë degradim hapet rruga që çetnikët e amnestuar nga Kryesia e AVNOJ-it më 21 XI 1944 të konvertohen në partizan-komunist (në Mirovicë edhe agjentet e Gestapos disa femra serbe u pranuan në parti-PKJ!!!-HB) dhe të vërsulen ndaj popullit shqiptar nga të gjitha anët, me të gjitha mjetet. Për një kohë shumë të shkurtë në trevat e Kosovës do të vërsulen dy divizione serbe, dy brigada malazeze dhe një brigade maqedone. Këto njësite të komanduara nga shtabet e tyre do të bëjnë ATENTAT mbi popullin shqiptar të pambrojtur. Dhe për ta arsyetuar veprimtarinë gjenocidale të këtyre forcave sllave me propozim të Millovan Gjillasit dhe Aleksander Rankoviqit, në Kosovë më 8 II 1945 J. B. Tito do të vëndos diktaturën ushtarake. Me vendosjen e kësaj diktature Sava Derleviq (I propozuar i A. Rankoviqit-HB) dhe shtabi i tij kishin autorizime që ta vrasin shqiptarë pa asnjë arsyetim. Këtë urdhër e kishin marrë nga Shtabi Suprem i drejtuar nga Tito edhe shtabet e  Ushtrisë bullgare, e cila gjatë tetorit-nëntorit kishte autorizime “ vrasë vetëm gjerman dhe shqiptarë”. Me këtë synohej që shqiptarët sipas Konventës (1938, Neni 2) të asgjësohen ose deportohen dhe evnetualisht të detyrohen të shpërngulen në Anadoll-dukuri kjo që do të bëhet realitet më vonë , po e lejuar nga Tito (Shiko: Marrveshja Xhentelmene, e kam botuar në librin “Naçertania-HB). Me këto veprime shqiptarët do të trajtohen sikurse folksdojqerët deri më 21 shkurt 1945 kur hapur para Eduard Kardelit do të reagoi Fadil Hoxha. Në këto rrethana të reja do të ndryshojnë raportet historike. Bujani- vendimet e tij (Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës) do t`i  duhen popullit. Fadil Hoxhës do t` i duhet populli për ta mbajtur atë në shpresë-shansë që të luftoi në rrethana të reja për ekzistencë, për ta marrë sado pak një lloj pushteti për mbijetesë. Këtë luftë për ekzistencë do ta forcojnë e mbajnë në shpresë popullin shqiptar në Kosovë dy DiVIZIONE të ardhura nga Shqipëria. Ardhja e tyre e faktorizonte luftën e shqiptarëve për liri dhe mundësi që ta dali nga humnera që e kishin vënë popullin shqiptar politikanët e zanatait të vjetër  slave. Në këto rrethana dokumentet arkivore deshmojnë se Fadil Hoxha ka “notuar” mjaft mire politikisht sepse në të kundërt[n do të ndedhte më e keqja , do të rrealizohej me përpikëri Programi i V. Qubrilloviqit.

 

Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi në Beograd më 19 II 1945

 

Pas vendosjes së Diktaturës ushtarke më 19 shkurt 1945 Milladin Popoviqi dhe Fadil Hoxha do të shkojnë në Beograd për të kërkuar sçarime “Pse është vendosë diktatura ushtarake, pa dijen e tyre”. Por këtyre nuk do t` u lejohet të takohen me Titon, por do të i ndalë për “bisedë” Millovan Gjillasi. Me të hyrë në zyrën  e tij, Gjillasi do t` i drejtohet Milladinit: “ Eja ta ndajmë Kosovën si Sanxhakun-ashtu si ka qenë e ndarë më 1913”. Me që Milladini do të reagoi ashpër, biseda kishte përfunduar pa u përshendet kur u larguan nga zyra e tij. Pas këtij incidenti, të nesërmen Gjillasi dhe Rankoviqi do të vendosin: Milladini do të emërohet ambasador në Poloni ose do të mënjanohet nga politika. Dihet fati i tij më 13 mars 1945. Për Fadil Hoxhën do të vendosin ta dërgojnë ambasador në Turqi, ose ta mënjanojnë nga politika. Ky i fundit do të shpëtoi falë rastësisë dhe ndryshimeve politike por edhe frikës  se shqiptarët masovikisht do të ngrihen në luftë për bashkim me Shqipërinë. (A. KQ PKJ. Beograd. Dosja e Millovan Gjillasit-për ndryshimet politike “Elaborat” nr. 4. 1945. Sekret).

 

Defaktorizimi politik i Kosovës më 31 mars 1945

 

Më 31 mars 1945 në Prizren do të mbahet ilegalisht Konferenca e TRETË e PKJ-së për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Aty me propozim të Millovan Gjillasit do të sillet për sekretar Gjoka Pajkoviq. Njëherit aty në do të zgjidhen anëtarët për pjesëmarrje në Kongresin themelues të PKJ-ës për Serbi i mbajtur më 15 maj 1945. Me këtë akt kriminal politik- i diktuar nga Tito dhe Rankoviqi do të DEFAKTORIZOHET Kosova dhe shqiptarët edhe në aspektin politik, kuptohet pasi që e kishin vrarë me atentat Miladin Popoviqin më 13 mars 1945 në Prishtinë.

 

Mbledhja e Politbyros së KQ PKJ-ës më 1 prill 1945 për rikolonizimin e Kosovën

 

Më 1 prill 1945 në Beograd do të mbahet mbledhja e Byrosë Politike të KQ PKJ-ës. Në këtë mbledhje Tito, Bllagoje Neshkoviq, Millovan Gjillas do të propozojnë që të gjithë kolonistët sllavë të kthehen në Kosovë. Në këtë mbledhje më i zëshmi ishte Millovan Gjillasi i cili kërkon që zbatimi i Direktivës partiake të realizohet menjëherë. Në këtë mbledhje shumica, pra edhe Tito e dini se çka ka ngja një ditë më parë (31 mars 1945) në Tivar me shqiptar (Eshalloni i Dytë shqiptar ishte masakruar në tërësi) me urdhër të Millovan Gjillasit. Urdhrin sipas dokumenteve e kishte zbatuar Boshko Shilegoviq me një grup oficerësh që ishin në vartësi të tijë.

 

7.

Përfaqësuesit e Kosovës shkojnë Beograd në Mbledhjen e Kuvendit të përkohshëm të Serbisë  me ftesë të Mosha Pijadës për të marrë pjesë në ASNOS, 7-9 prill 1945

 

Përfaqësuesit e Kosovës (24) që shkuan në Beograd nuk ishin ftuar nga J. B. Tito por nga Mosha Pijade, kryetar i ASNOS-it (Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar të Serbisë). Lidhur me atë mbledhje kam shkruar më 1987/8, duke i zbuluar (në Beograd dhe Prishtinë) të gjitha prapaskenat e atij komploti antishqiptar , të cilin e drjtonin : Toto, Gjillas, Rankoviq, Piade, D. Neshkoviq etj. i pari(Tito) e kishte marrë rrolin e Prokurorit. Këta të tejrët i realizonin epizodat e skenarit. Tash shtrohet pyetja: a ishte Mosha Piade ai që më 1940 shkruante dhe e mpronte qëndrimin se : Kosova duhet të ndërtohet si REUBLIKë SOCIALISTE SOVJETIKE. (Shiko: Dr Dushan Llukaq, Radniçki pokret u Jugosllaviji i nacionalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972. f. 367/8, sipas A. RPJ,Fond CK KPJ, br. 14-12, 1940, Teze o nacionalnom pitanju na Ksometu sa V zemaljske konferencije KPJ). Ndërsa, Mosha Piade (Kryesues i ASNOS-it) më 1945 e leuante lojen hipokrite duke kërkuar dhe “konvertuar” politikisht të gjithë shqiptarët në Kosovë që në aspektin territorial administrative ta kenë një “Obllast” regjion me të gjitha karakteristikat e një kolonie, duke e lënë këtë trevë dhe popullin e saj shqiptarë më të prapambeturën (prapambeturin) në Evropë. Atbotë i kasha shtruar veti një detyrë të ndërlikuar me një fjali provokative për veti: “A ia vlen të ndërmarrish diçka qç nuk mund ta mbrosh nga kriminelët”. i kasha thëni veti se PO. Në lidhje me këtë duhet theksuar para opinionit se 50 vite shkuarja e Delegacionit shqiptar në Beograd (6-10 prill 1945) është kualifikuar si “ftesë” e bërë nga Tito, që burimisht nuk është e vertetë. Tito për këtë shkruarje e kishte rrolin e PROKURORIT t` i akuzoi shqiptarët më 10 prill 1945 (pasi që më 9 prill 1945 kishin kapitulluar në ASNOS) se “90% keni qenë me fashizmin”. Edhe në këtë akuzë shumë të rendë për një popull që kishte bërë luftë të drejtë do të përgjigjet Halim Spahija me fjalë FAKTE dhe pa asnjë frikë. Dihet fati i tij.

Prej 7-9 Prill 1945 në Beograd do të qëndrojnë 24 “përfaqësues” të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,  i kishte seleksionuar Dushan Mugosha, krejt me qellim që kur të kthehen në Kosovë t` i arrestojë dhe dënojë me vdekje pjesën dërrmuese.  Këta shqiptar “delegate-musafir” do të ftohen në mbledhjen e VASNOS-it (Velika Antifashistiçka Sklupshtina Narodno Osllobogjenja Serbije) i cili (kuvend) u kthye më 7 prill 1945 në ASNOS (Antifashistiçka Skupshtina Narodno Oslllobogjenja Serbije). Qe një gjysmë shekulli mbretëron RRENA se “delegacionin e ka ftuar Tito”. Jo , këta “delegate-musafirë” kishin shkuar në Beograd në Mbledhjen e ASNOS-it me organizim të Dushan Mugoshës dhe Sapsoje Gjakoviqit. Mugosha në ASNOS pa e autorizuar askush në Kosovë foli në emër të Kosovës i pari. Pas tij do të flas me urdhër Mehmet Hoxha. Edhe ky nuk kishte autorizim prej asnjë forumi të Kosovës. Edhe i pari (Dushani) edhe i dyti (Mehmeti) në fjalimet e tyre do të shprehin “dëshirën që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t` i bashkohet Serbisë”. Mehmet Hoxha do të flasë shqip. Përkthimin do ta bëjë Dushan Mugosha.  Me këtë fjalim të TRADHTISë do të marrë fund epilogu i stausit të Kosovës . Kosova do të mbetet koloni e Serbisë, “ në kuadër të Jugosllavisë”. Tani Serbia e kishte siguruar tërë skenarin që ai të marrë një “PO” edhe në Kosovë, kuptohet “pasi të hiqet diktatura ushtarake” , në të cilin fakt kishin insistuar anglo-amerikanët e akredituar në Beograd. Tradhtia pra ka ngjarë në Beograd dhe atë e ka bërë me vetëdije Mehmet Hoxha, sepse e dëshironte një funksion në pushtet. i tillë ishte dhe i tillë-tradhtar ka mbet, me varrë në Beograd. Delegatët tjerë duhet shkuarjen t` ua përshkruajmë si mision publik me dimensione tragjike.

Ja kjo është politika.

Pas mbarimit të Kuvendit më 9 prill 1945 kur ndodhi TRADHTIA, do të reagoi në fillim i vetmi PATRIOTI HALIM SPAHIJA. Por atij nuk do t` i jepet fjala. Do të tentoi të flas Mehmet Krileva dhe Qamil Luzha, por edhe këtyre nuk do t` u JIPET FJALA fare. (shiko fjalimin e Mugoshës dhe Mehmet Hoxhës në librin : H. Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. f. 269-273 në tërësi).

Delegacioni shqiptar me skenar të A. Rankoviqit pranohen nga Tito më 10 prill 1945

 

Si iu kërcënua Tito shqiptarëve

 

Të nesërmen si “shpërblim”-vulosje të tradhtisë, Delegacionin e Kosovës do ta pres Tito me skenar të Rankoviqit.  Të pranishmëve (24) Tito do t` u thotë prerazi: “Ju shqiptarët 90% keni qenë me fashizmin, prandaj keni kujdes se kemi mundësi t` u likuidojmë e jo të ankoheni se nuk duam me Serbi apo me Jugosllavi” . Kjo ishte esenca e takimit, që shqiptarëve t` ua thotë Tito se çka mund t` i gjejë. Këtu  do të reagoi prapë HALIM SPAHIJA me dinjitet prej shqiptari dhe patrioti që nuk i trembej pushkatimit, që më shumë e donte Kosovës se sa jetën në robëri.

Di që dihet më 10 korrik 1945 në Prizren do të aprovohet një rezolutë që e kishin shkruar Millovan Gjillasi dhe Bllagoje Neshkoviqi në Beograd. Kështu do të marrë fund statusi i Kosovës pas mbrimit të Luftës së dytë Botërore-riokupiit klasik.

 

Të përfundojmë se Programet dhe komplotet e serbe (lexo jugosllave) për likuidimin e shqiptarëve gjatë viteve 1941-1945, do të prodhojnë një kohë të gjatë urrejtje ndaj një kombi të tërë (Kombit shqiptar) . Ato programe dhe ato komplote që synonin gjenocid, kulturocid dhe infanticide ndaj shqiptarëve, do të shpartallohen falë rreshtimit të shqiptarëve në luftën e drejtë antifashiste, të cilën me vështirësi do ta pranojnë edhe SHBA, Anglia dhe Rusia sepse jugosllavët me të gjitha mjetet luftonin për ta defaktorizuar këtë orientim. Së këndejmi , rreshtimi Antifashist i shqiptarëve (në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Ballkan-HB), Konferenca Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, edhe pse u sulmua nga çdo pozitë, ajo Konferencë do të mbetet simbol rreshtimi dhe lufte për liri, arsimim politik dhe intelektual, për Kosovën e pavarur dhe sovrane, që u arrit në etapa deri në fund të shekullit XX-të falë Luftës së Drejtë të UÇK-ës dhe politikës largpamëse pa u shkëputur kurrë nga sovrani komb, për bashkim kombëtar në perspektive. Vetëm në këtë mënyrë është vërtetuar se ishte e mundur të arrihet liria dhe pavarësia e Kosovës e artikuluar para Bujanit, në Bujan dhe pas Bujanit deri më 10 qershor 1999 kur Kosova definitivisht u shkëput nga Serbia , falë luftës  UÇK-së që komandohej nga: ADEM DEMAÇI, ADEM JASHARI, ZAHIT PAJAZITI  etj. (1991-1999) dhe NATO-os (1999).

 

 

Burimet:

 

Qendra Informative “ASIME KOSOVA” në Stamboll nga Kajro  në ANV.

Elaboratet e KLubit Kulturor serb në A. të Kosovës(fotokopje)

Konventa Jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll 1938 (gjenerator i të gjitha Programeve.)

Elaborati i Ivo Andriqit , Për ndarjen e Shqipërisë 1939

Programi i Kosta Peçancit për asgjësimin e Arnautëve 1941

Programi i Stevan Moleviqit , Për Serbinë homogjene 1941

Programi i Drazha Mihajloviqit Për asgjësimin e muslimanëve dhe Arnautëve në mënyrë selektive 1942

Programi i Svetozar Vukmanoviq Tempos, Na politiçkom zadatku (Në detyrë politike) 8 II 1943

Dokumente e Konferemncës së Buajnit (Vjetari , Arkivi i Kosovës 1983)

Memorandumi (Elaborati ) –Letra direktive e Millovan Gjillasit për defatorizimin e Bujanit 28 III 1944

Fadil Hoxha, Si e pranuam Direktivën e Gjillasit më 18 VI 1944 në Kolosian (Kujtime dhënë H. Bajramit)

Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm i Shqipërisë në Vis 24-28 gusht 1944 (Dosja “E. Kardel” në A. CK KPJ 1944)

Arsyetimi i degradimit të Shtabit Kryesor të Kosovës në Shtab Operativ 2 shtator 1944 (A. CK KPJ, 1944)

Elaborati i V. Qubrilloviqit , Për Likuidimin e shqiptarëve , 3 XI 1944

Urdhëresa për amnistinë e çetnikëve nga Kryesia e AVNOJ-it 21 XI 1944

Elaborati i V. Qubrilloviqit, Për asgjësimin e pakicave në Jugosllavi deri sa të zgjatë lufta 5 janar 1945

Arsyetimi i vendosjes së Diktaturës ushtarake në Kosovë 8 II 1945 (12 faqe), nënshkauar nga Tito

Konferenca e Tretë e PKJ-ës për Kosovë dhe Dukagjin 31 III 1945

Mbledhja e Politibyrosë  së KQ PKJ-ës më 1 prill 1945

Delegacioni shqiptar nga Kosova i drejtuar nga D. Mugosha dhe Mehmet Hoxha në ASNOS 7-9 IV 1945

Delagacioni shqiptar i pranuar për t` i akuzuar Tito më 10 IV 1945

Kongresi themelues i PKJ-ës për Serbi 15 maj 1945 ku shfaqet kërkesa që gjuha shqipe mos të pranohet në administrate. Pra edhe mos të lejohen shkolla në gjuhen shipe nga Dushan Mugosha.

Rrezoluta e shkruar nga Millovan Gjillasi dhe Bllagoje Neshkoviqi e parnuar në Kuvendin e Prizrenit më 10 korrik 1945 ku Kosova me dhunë (aklamcion) injektohet administrativisht në Serbinë federale.

Programi për likuidimin e Arnautëve (aktualizim i Konventës Jugosllavo-Turke) 2 shtator 1945

Aprovimi i një Statuti për Kosovën me 12 nene nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …