Brickos

Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof dr Hakif Bajrami: Retorika frytdhënëse klanore apo maskim tradhtie për statusin e Kosovës?

Në Ballkan pas shembjës së komunizmit do të fillojë të vlojë uji në akull. Krime të papara do të ndodhin në shtetin hybrid të quajtur Jugosllavi. E tërë kjo tragjedi do të ndodhë me nxitjen tinzare të Rusisë, e cila brenda saj  do të shembet, sidomos në veri ku nuk pati guxim të reagojë sepse me dhunë I kishte përvetësuar, dhe me fuqinë imperial ku “Ariu I Sibirit” do ta shfryjë tërë urrejtjen në jug të vendit.Për ta zvogluar vëmendjen e shteteve të Demokracisë Perendimore, Rusia e kuqe nga krimet, do të gjejë një aleat të “vjetër” në synimet koloniale të Serbisë integrale me synime çetniko-komuniste për homogjenitet të popullit të “qiellit”. E vërteta, Shqiptarët që ishin populli ma I nepërkëmbur në Jugosllavinë titiste me kohë kishin dëshmuar se synojnë krijimin e një republike të barabartë me të tjerat, që edhe ashtu nuk ishin pa armiqësi në mes tyre. Për të sçaruar këtë realitet, duhet ta themi se në të gjitha republikat ngjyrimin ideologjik dhe kombëtare, po dhe shtetësinë e kishin kushtetutëshmëri dhe simbolikë dhe retorikë sllave. Dhe kur filloi kriza shtetërore dhe ideologjike, t‘ I tregoi shenjat e ndarjes së sllavëve, shqiptarët do të ndryshojnë qëndrim nga lufta demokartike qytetare për republikë të Kosovës brenda Jugosllavisë. Shqiptarët si popull i tretë do të orientohen jo me konflikt qytetar, për ta ndryshuar rregjimin në Beograd, por do të rreshtohen që me luftë të ndertojnë kapacitet ushtarake  për Kosovën Republikë sovare. Kuptohet, se sovarniteti nuk faktorizohej pa një luftë të drejtë, e cila nga dukja guerile do të kthehet në frontale, aq sa i kishte kapacitetet. Në fakt, Lufta e UÇK-ës ishte e drejtë dhe vetëm si e tillë ngadal por me shumë kthesa do ta meritojë edhe intervenimin e NATO-s, për 78 ditë luftë “eksperimentale”, e cila jo zyrtarisht u quajtë humanitare e më së pakut ishte e tillë sepse para Evropës plasohej modeli I ri neofashist Serbian për shtypje të popujve tejrë, fakt ky që me asnjë çmim nuk guxonte të bëhej realitet. Në fakt Klintonit, Blerit, Shirakut dhe Solanës I ishte spejguar se nuk e kanë sulmuar kurrë shqiptarët (ishin populli numerikisht ma I fuqishëm gjatë shekullit XIX në tërë Ballkanin-hb): as Cetinën, as Kralevën, as Sofjen e as Atinën. E kundërta ka ngja, këto shtete principata kurdo që patën fuqi nuk kursyen asgjë për të na shfarosë: I okupuan viset shqiptare me fuqinë e kryqzatës evropiane, por edhe me krimet dhe tradhtinë e Padishahut. Pra, pse Padishahu i “dashur e vëlla” I paska shkatrruar dy principatat shqiptare (1821-1830?)-Pashallëkun e Janinës dhe të Shkodrës;pse “vllau anadollak” i preu në besë më 1830 nga valiu krimianl 500 politikanë shqiptar në IFTAR në Manastir; pse e luftoi me zjarr e me top çdo shkendi shqiptare për shkollë dhe shtet kombëtar si kryengritejt 1842-1868; Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1877-1886;pse..; pse më 1908-1912 me të gjitha mjetet ua ngulli thikën pas shpine pikërishtë shqiptarëve; pse më 1938 bëri Konventë për të na shfarosë si aranutë, ashtu si planifikonte Serbia më 1935(Konferenca ndërministrore), 1938-1944 (Konventa Jugoslalvo-Turke); më 1953-1966 (Marrëvesja Xhentelmene, në mes kriminelit Tito dhe shqiptarit shartaur Fuad Kyprili më 1953 në Split; Pse, pse..)

Pas mabrimit të Luftës në Kosovë (1998/99), çarqet serbiane që ishin skuqur në gjak dhe gjenocid faktik mbi shqiptar, do të vihen në fron me një Rezolutë të KS OKB, Serbianët do ta komentojnë se e kishin lëshuar Kosovën përkohësisht dhe gjithnjë sipas saj ( Rezo.nr. 1244 të KS OKB) do të kthehen një ditë triumafalisht,sepse e paskan fituar prej turkut më 1912?!. Për ta realizuar këtë skenar me prapavi, në veprim do të vihet I tërë arsenali politik dhe ushtrak i Rusissë së mbetur, por edhe një segment I Brukselit. Këtij arsenali ngadal do t` i bashkangjitet terthorazi edhe Kina, India dhe Indonezia që I kanë nga 30-40 Kosova Brenda si realitet. Këtij skenari nja dy vite tinzishtë do t` i bashkohet edhe Turqia (për shkak të Kurdëve) madje duke shpresuar se në truallin e “plagosur” të Ballkanit, ka vend për të shpresuar për kthim iemperial të ish kohës së Perandorisë (lexone  Duatogllun që e solli avinin spiun dhe I grabiti 6 shtetas për të na hasmuar me tërë botën e civilizuar..). Kështu do të fillojë Ankaraja (Dautogllu,” Thellësia e një strategjie”.. dhe Moska (Putin, Maskota ruse me gjemba imperial, I pa publikuar…) të ëndrrojnë se në çdo situate të ndryshimeve në Ballkan, do të fitojnë me kammatë, sepse spekrti politik i Kosovës ishte tmerrsisht i përqarë, në dy taborre, në atë “krahu I pacifizmit” që mendonte se çdo gjë varet nga faktori I jashtëm,  dhe krahu I luftës që ishte “made in Albania etnika”. Kësaj filozofie do t` i sigurojë fole kriza kanceroze finansiare në Greqi, për çka Anadollia kërkonte t` i shiten disa qindar ujdhesa që I kishte fituar Greku më 1923, e tani duhej t` i sherbenin për larje borqesh.  Dhe, kështu filloi loja e” kompenzimit të histories”, sidomos në Kosovë, ku pushteti drejtohej nga UNMIK e vendorët taetrizonin pavarësi solide, e Rusia I plasonte spirancat e shpiunazhit pa pengesa në Tiranë. Shkup, Prishtinë dhe Podgoricë?.Kështu politikanizmi  do të fillojë dhe do të frontohet në Kosovën e izoluar, ku shumë ashpër partite rregjionale janë në modë, sa që “Krahu I luftës” në Kosovë, do të paditet me “argumente “ të rrejshme  në Hagë, se duhet I tëri në stilin e kriminelëve Serbian si përgjegjës sui generis për tragjedinë në vend, edhe këta duhej të përgjigjeshin bile edhe për largimin masiv të shqiptarëve nga Kosova!!!. Në këto baza, nga viti 2004 e deri më 2007 vetëm sa nuk thuhej publikishtë në Bruksel se: “Shqiptarët duhet t`i kërkojnë falje Serbisë” e pushtetarët tanë gati të njetit që janë sot blefonin demokraci evropiane dhe miqësi të sinqertë me Vatikanin edhe pse Kardianli deklaronte se “I kemi mardhëniet e shkelqyera me Kishën Serniane”. Deri këtu kishte arritur tehu i shpatës kryqzatë sllavo-“kapitaliste”. Në dokumentet e dërguara në Hagë, shteti i së cilës do të krijojë një industri “turistiko-politike” nga gjyqtarët, hetuesit, advokatët dhe mediat, e më së shumti me  agjenturat e spiunimit, ku do thëhet decidivisht “shpatat”, se po të qëndronin shqiptarët ashtu si propogandonte LDK, dhe si  ishin pajtuar prijësitë e  saj më 15 maj 1998, me Milloshin në Beograd, spastrim dhe rrenime, madje edhe dhunime dhe serbizim të Kosovës, “nuk do të kishte”, sepse paska “funksionuar një sisitem paralel i “pushtetit shpëtimtar” ledekeist!!.Trashu rrenë dhe tradhti trashu.Dhe kjo kastë “historike” nuk e dinite se ai sistem mund të shkapërderdhej për dy orë, por jetonte sepse çdo familje i pagunte taskat më mirë dhe ma në rregull se në çdo etapë tjetër të ish rregjimit gjaktar jugosllav.Këtij sistemi forcash politike me një strategji finoke, diku aty kah fundi I vitit 1999 apo 2004, do t` i basgjkangjite edhe Kina, duke menduar se përmes Kosovës do të kthehet edhe një here në oazën e Ballkanit. Mjerishtë, këtë hapsirë të veprimti politik në rrethin që do të shpërthehet më 2017 në trust veprimi nën tezgë: Rusi- Turqi-Kinë-Indi-Iran, do ta hetojë me shumë  vonesë binomi politik: BE dhe SHBA (B Obama), sepse mendonin se me triumafalizëm kishin siguarar çdo gjë. Në faktë, këtë greminë gjeostrategjike  që ishte instaluar në Kosovë, Kosova do ta paguaj shumë shtrejtë dhe kështu me qellim do të mbetet vedni ma i izoluar në Evropë. Këtë realitet të stërkonsumimit të politikës pacifiste e shrytëzoi Rusia e tentim atenateve, së cilës iu bashkuan edhe dy-tre drejtues të një partie fantom,  amdje me vonesë sepse politika e jashtëme e SHBA-ve nuk ishte e zgjuar por, do ta hetojë vetëm kur erdhi XH. W. BUSH në Tiranë më 10 qershor 2007. Aty njeriu numer NJË I Superfuqisë botërore, do ta kuptojë relaitetin. Dhe aty pert aty do të shpërthej duke publikuar se: Kosova duhet të avansohet në Republikë.Tani janë në sporvë përballja e msukujve në mes Rusisë, Turqisë, Kinës me një anë dhe BE (EULEX) dhe SHBA-ve në anën tjetër ku Kosova ishte në mes, e ku ndrydhja mestazonte përmes Serbisë me ëndrra imperial. Kjo politikë triviale e Moskës, do të varet nga ekipi I Kosovës, që do t` i drejtojë negociatat “teknike”, të cilat më së pakut janë të tilla nga fillimi, sepse çdo gjë bëhej për ta “fjetur Kosovën”, për ta kthyer të fjetur në “shtratin”  kolonial serbian.

Tani një vullkan fjalësh po shpërndahen në medium se negociatat “teknike” duhet t`i vazhdojë Presidenti Hashim Thaçi. Bile ky njeri që ka kaluar nga gabimi në huçe, është favorizuar edhe nga Qeveria inflative me zavendësministra. Ju them nga njohuritë që i posedoj se kjo politikë do të dërgojë Kosovën në pozicionin e Gjermanisë Lindore. Pazari në horizon është ky, sepse lufta gjeostrategjike e liferimit të kapitalit ka kaluar në meridiane  dhe paralele tjera. Mjerishtë, këtë pazar nuk është ka e vren asnjë trsut politik në Kosovë. Shiqoni vetëm një blefim politk se si Edita e negociatave “teknike” që ia ngjiti Kosovës bishtin (fusnotën kudo), alarmon në gazetë se “negociatat duhet t`i drejtojë Hashim Thaçi”. Këtë propozim kjo “gjenerale” pa ushtri e propozon sepse mendon se asgjë nuk do të shpalohet pastaj në HUÇET e saj. Së dyti, këtë propozim e ka “me vend”, sepse është e porositur “made in Bruksel” alias Krla del Ponte dhe Dik Martinoviq. Këtu diku maskohet lepuri dhe tigri në gjungullën politike të Kosovës, ku partite politike parlamentare, duke e lenë Republikën e Kosovës pa ligje, e kanë kthyer Parlamentin në tribuna “shkencore”, ku promovohen liderët e mëhallave, për zgjedhje të reja,por me një droe se këta parlamentar nuk do të rizgjidhen, prnadaj zgjedhjet I kërkojnë (nuk) me gjysëmzemre.  Kush do të fitojë? Pjesa dërmuese e politikanëve në Kosovë vrehet se ushqehet me vetëkënaqësi feudale. Tani kjo udhëheqësi, I ka para veti këto kushte për t`i plotësuar para atyre që i dirigjojnë .Pazari I lakuriquar nga zyra konfidenciale e A. Vuçiqit është kjo, e Ju politikanë zieni ve në akull me këshillarë të lagjës nepotiste gjenetike dhe ideologjike. Dikur do të këndelleni, e di. Por, atëherë do të jetë vonë. Ju them pa ekivoke. Tani lexoni pozicionet që vet e keni siellë Kosovën buzë deshtimit. E keni harruar gjakun e deshmorëve, edhe pse po mbani parade “ambientale” zgjedhore për TA. Lexoni kushtet që duhet t` ia plotësoni Serbisë neofashiste +BE e ato janë maskuar për popullin nga Ju e ku thuhet:  1.Lejohet themelimi I ushtrisë Kosovës (për të u future ju në lojë);2.Kosova të pranohet në OKB;3.Hashim Thaçi nuk do të arrestohet si kërkon Dik Martinoviqi;4.U lejohen vizat  shtetasëve të Republikës Kosovës;5. Nuk e detyrojmë Serbinë që ta njoh Republikën e Kosovës;6.Parlamenti I Republikës Kosovës duhet ta ndryshojë Kushtetutën e Ahtisarit dhe Lista serbiane t` krijojë komunat me kompetenca ekzekutive, ashtu si e krijoi Hollbruku në Bosnje Republikën serbiane; 7. Liqeni artificial I Ujamanit, Trepça, Brezovica, Rrieti elketrik ndërshtëtror, 3 kisha eksteritoriale, janë kushte nga lista esenciale e “medikamenteve”  me kusht që LUFTA special mos të bartet në trevën e Serbisë, ku Çështja e Sanxhakut Nishit me 714 fshatra dhe 6 qytete të okupuara më 1877/78 të dhuruara Principatës serbiane nga Kryqzata evropiane në Berlin (1878) dhe tradhtia e nënës së Padishahut po edhe vet Padishaut me Ali Pash Maxharrin (1876-1879) mos të përmendën askund si toka shqiptare nga Antika, si Jerusalem I shqiptarësisë moçme. Këto janë maskat që Serbia i ka siguruar permes injorancës politike dhe lideriste FEUDALE të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Edita Tahirit dhe kompanisë. Në këtë lagje po aspiron të injektoeht mejrishtë edhe Ramush Haradinaj, sepse ai nuk pranon asnjë këshillë nga ata që nuk janë “akademik”. Si duket Ramushi  me shokë aspiron të bëhet akademik dhe I plotëson kushtet sepse nuk kanë vepra shekncore. Çdo respekt luftës së tij dhe gjakut të UÇK-ës, pork u mbeti ADEM DEMAÇI more burra, të cilin qe dy vite nuk e vizitove kurrë. E te varri i atij që t` i ka larguar 11000 armë nga fronti; që ka derguar ekip “professional” në Drenicë (shtaor 1998) për t` u çarmatosë UÇK-ën për çdo muaj po I bëni proskineza. Bravo, kështu trashet burrëria me bashkëpuntorët, madje atij që deri dje të ka sha e pshty ,ia uron zgjedhjen dhe I dërgon zavendëskryeministrin për t` ia uruar në zyre. E tash po të “ndihmojnë” permes një konfidenti ish antar I lartë I LDK-ës Ii arratisur nga Kosova për shkaqe “partitike-patriotike”, për çka ish shefi I vdekur të ka afruar dhe të ka mbajtur në Hagë për katër (4) vite. Dil e t` I mabtim argumentet. E vërteta, as LDK nuk e ka përdhos Adem Demaçin dhe ushtarët  e tij e të Adem LEGJENDARIT, sa kjo garniture që është sot në pushtet e besa edhe një pjesë në opozitë. Lidhur me parimet që i theksova, sidomos, Hashim Thaçi nëse punon me legjokë politike, nuk duhet ta pranojë patentimin që t` i ridrejtojë  bisedimet “teknike”, sepse është deshmuar me Rambujen, me Kuamnovën ku nuk u ftua fare, me Wjenë ku i ka mbetë Kosovës thika në shpinë, me Brukselin ku janë bërë pazare meskine që kur të zbulohen arratia nga Kosova, do të jetë çështje minore. Pazaret jopublike me demarkacionin, gabime dhe shkelejt 23 të Kushtetutës me asociacionin serbian, me nënshkrime për rrymën, tagrat, fusnotën, veriun e “integruar” e çka nuk dihet, sepse nuk jam funksionar e t` i theksojë, natyrishtë të argumentuara, sepse një ditë do të hapen për publikun ato pesë ambasadat që e sundojnë Kosovën. Atëherë populli do të rrebelohet sikurse më 2004, e ajo nuk duhet të ndodhë, sepse atëherë po se po do të implementohen parimet e sipërtheksuara proserbiane, për ta shpëtuar bishtin ata që do të nxinën në ‘flagrancë”.I këshillojë shqiptarët që mos të bien në grackën e vitit 2004. Grackat në radhë që janë edhe ma të rënda, do të deshmojnë se:kush frigohet nga hiet, do ta hanë hieja e vet!. Shpifni smurëje, po bini vet në to.

Nëse më 17 shkurt 2008 Kosova e ka shpallë pavarësinë, atëherë duhet shtrohet pyetja çka aspiron Serbia të shkëputë nga ajo pavarësi. Meqë e di nga burimet primare, por kurrë nuk konsultohem, atëherë duhet të flasi terthorazi sepse kam pasoja personale pastaj ashtu si pata për demarkacionin!!. Lidhur me këtë asnjë parti nuk bënë dallime në pazare kur është në pushtet. Po, ka qe gjashtë muaj kam shprehë dëshirën të bëhem antar i VV ose I LDK-ës, me një kusht: kanë shkuar  8 deputet Serbianë, e kanë shansën t` ia shtojnë qeverisë gllomaze Haradinja 32 ose 28 apo të dya së bashku. Shansën e dhjetëveçarit e kanë para hunde, por synojnë inate dhe do të korrim akull të gjithë. Më 2004 fjalën kryesore de fakto e kishte kreu I LDK-ës, por haraçin e paguan ata të gjakut  patriotik. Në vijim asnjë parti-person, nuk duhet ta marrë përsipër drejtimin e negociatave “teknike”. Atë detyrë duhet ta marrë Qeveria dhe Parlamenti, ku duhet inkorporohen instutucionet shkencore , kulturore dhe arsimore, kuptohet me këshilla ekipore, nëse kanë kuadro.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …