leoni

KPM është duke monitoruar në vazhdimësi përmbajtjet programore të të licencuarve gjatë këtij procesi zgjedhor

Prokurori i Shtetit: Në 38 komuna të Kosovës, janë angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës. Sipas një komunikate të Prokurorisë, në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendës koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor. Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …