Brickos

Demarkacioni

Protesta kundër demarkacionit me Malin e Zi, sipas versionit zyrtar, do të shtrihet edhe në Tiranë

Protesta kundër shënimit të vijës së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të shtrihet edhe në Tiranë. Profesorë dhe aktivistë të ndryshëm kanë njoftuar mbajtjen, ditën e hënë në mesditë, të një manifestimi përpara selisë së Ambasadës së Kosovës kundër këtij projekti. “Kosova dhe kombi shqiptar nuk ka tokë për të falur. Ne bëjmë thirrje për bashkim në tubimin-protestë para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të zi”, thuhet në një njoftim për shtyp.  Në njoftimin në fjalë nënvizohet se, personalitete dhe qytetarë nga Republika e Shqipërisë e kanë ndjekur me shqetësim të madh qëndrimin e qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …