Brickos

Publikohet “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” Komuna e Rahovecit e dyta në nivel vendi

Studimi MCI USAID është prezantuar në Prishtinë dhe në bazë të këtij indeksi për qeverisje komunale të 38 komunave të republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme dhe kësaj radhe renditet në vendin e dytë në nivel vendi. Bazuar në rezultatet e publikuara, kjo arritje ka të bëjë me vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat. Certifikatën për vendin e dytë në nivel vendi, për Komunën e Rahovecit  e ka pranuar Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm. Tryeza e organizuar nga USAID-I Amerikan, me që rast është prezantuar studimi “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave , ka shënuar një hap të rëndësishëm në misionin e projektit (MCI) në Kosovë, për të përqendruar diskutimin publik dhe politik bërjen në nivel lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …