Publikohet lista preliminare e përfituesve të granteve në bujqësi në sektorin e përpunimit

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka publikuar listat e vlerësimeve për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016.

Listat e vlerësimeve janë publikuar për këto nën-masa:

Masa 103:

Nën-Masa 103.1 Sektori i përpunimit të qumështit;
Nën-Masa 103.2 Sektori i përpunimit të mishit;
Nën-Masa 103.3.1 Sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve;
Nën-Masa 103.2 Sektori i aprodhimit të verës.

Listat e vlerësimit që nga dita e djeshme janë të qasshme për publikun në faqen e AZHB-së, ndërkaq në ditët në vazhdim pritet të fillojë edhe procesi i kontrollit në terren të këtyre projekteve dhe sipas procedurave pas përfundimit të kontrolles bëhet miratimi i listës përfundimtare për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016.
Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit, për herë të parë këtë vit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre. Në e-mail atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin

Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB-së, çdo ditë pune,  nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …