Punime intensive në Runik të Skenderajt

Në Runik të Skenderajt po vazhdojnë punimet me intensitet të shtuara në ndërtimin e rrugëve të lagjeve dhe në kanalizimin fekal të fshatit. Të dy projektet kanë rëndësi të veçantë për runikasit. Duke qenë maksimalisht i përkushtuar për realizim të projekteve me standarde të larta, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar në Runik. Në Lagjen e Re ai ka kërkuar nga banorët bashkëpunim në inspektimin e përbashkët të punimeve në rrugët e lagjeve, duke i siguruar ata se organet kompetente do t’i marrin parasysh shqetësimet eventuale të banorëve. Banorët e Lagjes së Re shprehën kënaqësinë për nisjen e punimeve dhe falënderuan Komunën e Skenderajt dhe nënkryetarin Nura për interesimin e treguar. Ndërsa po ashtu gjatë ditës Nura ka inspektuar edhe punimet në projektin e kanalizimit fekal të Runikut. Ai ka kërkua edhe këtu realizim të punimeve cilësore më qëllim të evitimit të problemeve që do të mund të paraqiteshin në të ardhmen. Komuna e Skenderajt është duke bërë investime të shumta në tërë territorin e saj, në fokus të tyre është edhe Runiku si bashkësia më e madhe lokale e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Vitisë me një aktivitet simbolik ka …