leoni

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve: Pas dy-tri dite fillon numrimi i rreth 12 mijë votave

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve: Pas dy-tri dite fillon numrimi i rreth 12 mijë votave

Drejtues të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve kanë njoftuar se janë rreth 12 mijë vota me kusht, vota me postë dhe vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat pas do të fillojnë së numëruari pas dy apo tri dite. Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë për KosovaPress se fillimisht do të bëhet skanimi i votuesve të rregullta, pastaj do të bëhet verifikimi i votave me kusht, ku do të largohen nga lista ata që kanë votuar dy herë.

Sipas tij, numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas dy apo tri dite. Ai ka thënë se në Prishtinë janë rreth 1.800 vota ku përfshihen ato me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kurse, në Prizren janë rreth 1.600 të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …