leoni

Qendra Informuese e Turizmit së shpejti në shërbim të Vizitorëve

Komuna e Deçanit në bashkëpunimi me, OJQ-në ,,Golden –Hany’’, dhe IADK-në nga Vushtrria, kanë qen përfitues të projektit ndërkufitar Kosovë-Mal i Zi, të financuar nga Komisionit Evropian ,, Zhvillimi i Turizmit Rural dhe Agro Turizmit në Zonën ndërkufitare në mes të Kosovës dhe malit të Zi’’. Qëllimi i  ndërtimit të qendrës Informative në Deçan është mbështetja e Turizmit Rural dhe Agro Turizmit në Komunën e Deçanit, Zhvillimi i turizmit dhe Agro Turizmit në Zonën Ndërkufitare të Kosovës dhe Zonës Rurale të Malit të  Zi. Qendra Informuese e cila gjendet vetëm 500 nga qendra e Qytetit të Deçan në rrugën e Manastirit do të jetë si pikë orientuese e turisteve që vizitojnë  trashëgimin natyrore dhe kulturore të komunës së Deçanit, njëkohësisht kjo qendër ofron edhe materiale të ndryshme si broshura dhe udhëzues të ndryshëm që turistët ta kenë më të lehtë qasjen në trashëgimin kulturore dhe natyrore të komunë së Deçanit, mundësin e shfrytëzimit akomodimit dhe ushqimit në lokalitete të ndryshme që i përkasin kësaj zone. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Deçanit në planifikim buxhetor për  vitit 2018 ka planifikuar mjete të mjaftueshme që të ofroi materiale me informacione të ndryshe që do të pasurojnë këtë qendër dhe me këto mjete do të siguroi qëndrueshmërinë e sajë, këtë e bëri të ditur Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Deçanit Betim Mataj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …