Brickos

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar një takim në Deçan

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar një takim në Deçan më temën: ,,Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm’’.

Në këtë takim i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, z.Skender Përteshi  hulumtues në  QKSS, komandanti i stacionit policor në Deçan Tog. Sejdi Dobraj, Kryetari i Bashkësisë Islame në Deçan Rasim Bytyqi me bashkëpunëtorë, zyrtar komunal, përfaqësues të OJQ-vë, shoqërisë civile  nxënës të shkollave dhe mësimdhënës. Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të dhunshëm i cili do të implementohet në të gjitha Komunat e Kosovës.

Kryetari Selmanaj tha se kemi një situatë të mirë fal traditës, po ashtu falë Bashkësisë Islame qe vepron në komunën e Deçanit, kur them falë traditës them falë të kaluarës së popullit tanë, mbase njihemi edhe në të kaluarën edhe sot falë tolerancës fetare këtu as një herë dhe as sot nuk e kemi problem të ulemi me një odë sepse në jemi fetarë kem një gjuhë traditë dhe mburremi më ketë si komunë. Se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit sa i përket ekstremizmit është e qetë u tha edhe nga të pranishmit e këtij takimi. Komuna e Deçanit vlerësohet të jetë njëra ndër komunat më të qeta ne dukagjin. Nga komuna e Deçanit deri më tani nuk kemi asnjë qytetar që i është bashkuar ISIS-it  apo ekstremizmit, nga 300 sa numëron deri më tani në nivel vendi ku 90 nga ta deri më tani kanë humbur jetën e kryesisht  të moshave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …