Ahmet Qeriqi

A.Qeriqi: Mosnjohja e kuptimit të disa toponimeve vë në siklet gazetarët që merren me sensacione dhe të tillë që “ri-zbulojnë Amerikën”

Në disa portale është shpërndarë një shkrim që ka transmetuar portali i quajtur,  “Elbasani Plus” ku janë prezantuar disa toponime, të cilat trajtohen si toponime të çuditshme, madje edhe lasive për sikur thuhet:  “Nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre” !?.

Realisht, kundruar nga kuptimi, toponimet e tilla nuk janë fare të çuditshme, por habit fakti i atyre mendjeve, që prore kërkojnë sensacione, por nuk kanë shfletuar asnjë libër gjuhësie, antroponime, toponimie e etimologjie, ndërsa  me zbulimet e tyre dalin edhe më qesharakë, sesa vetë keq-tingëllimi  i toponimeve,  që atyre iu duken të çuditshme dhe qesharake.

Në Shqipëri, ashtu si edhe në tëra sipërfaqet e  vendeve të  Ballkanit ka toponime me prejardhje gjuhësore ilire-romake, sllave, turke, bullgare, vllahe greke, madje edhe toponime me substrate të hershme gjuhësore, të cilat kanë qenë dhe kanë mbetur objekt për studimet etimologjike.

Sa i përket viseve shqiptare në Ballkan, dominojnë toponimet sllave, por edhe vllahe e greke  të Mesjetës, të cilat kanë një shtrirje të madhe në të gjitha vendet e Ballkanit, sepse këto treva prej kohës së ardhjes së sllavëve, në këto troje ilire, trakase, helene, pellazge, kanë qenë të dominuar sidomos nga fiset me shumicë  sllave, qysh prej shekujve 7 dhe 8 të epokës sonë. Sllavët e moçëm sot janë degëzuar dhe   njihen si kombe sikur janë:  serbët, (rashjanët në mesjetë) sllovenët, bullgarët, kroatët, malazezët, sllavo-maqedonët, boshnjakët, që janë po ashtu sllav-folës.

Kjo shtrirje e fiseve sllave në trojet e Ballkanit ka sjellë emërtimet e gjuhës së tyre, duke i zëvendësuar toponimet ilire, romake por edhe greke e vllahe. Emona e dikurshme ilire u quajt dhe quhet,  Lubljanë, Iliria e sipërme, Slloveni, Nandorfehervari, ( qyteti i bardhë i Nandorit) u quajt Beligrad, Naissiusi ilir, u quajt dhe quhet  NishUlciniumi ilir, Ulcinj, Mali i zi, Monte Negro, e pastaj Cerna Gora, dhe qindra e mijëra ndërrime emrash të vendeve, që kishin ndodhur sidomos në Kosovë dhe Dukagjin, me rastin e regjistrimit të pronave kishtare, të njohura si “Krisobulat e Deçanit”, pastaj edhe në emërtimet e vendeve, të prezantuar  në “Defterët turq të Vilajetit Vëllk”, (Vuk Brankoviq) të vitit 1455.

Për shqiptarët, që nuk i njohin  gjuhët sllave, disa toponime të tilla realisht duken shumë të çuditshëm si për shembull emërtimi i fshatit Muçibaba. Ky patronim është përfituar nga folja serbe, muçiti, në kuptimin mundoj , e dhunoj dhe baba apo baka në gjuhën sllave i thuhet, gjyshes. Po të përkthehet shqip për nga kuptimi do të thotë, “Gjyshja e munduar”, dhe nuk ka asgjë të çuditshme, por është pak për çudi  mosnjohja dhe marrje  me probleme pa u konsultuar me as kë, duke menduar se po zbulon diçka interesante, të jashtëzakonshme.

Toponimi Gjylekar, në disa raste është përfituar me eufemizëm si Gjylekreshtë, pikërisht për shkak të keq-tingëllimit. Ky patronim përbëhet nga dy emra, në këtë rast të gjuhës turke, gyle, lule-lulja dhe kari, nuse, po Gjylenusja, apo  Nusjagjylë.

 

Vithkuqi në krahinën e Korçës është thjesht toponim shqiptar. Emri vith-i, vithet, nuk përdoret vetëm për emërtimin e  pjesës së organit të njeriut, kështu të emërtuar në gjuhën shqipe, por edhe të ngjashmërisë që ky organ mund ta ketë me një vend të caktuar.  Ka shumë toponime analoge si Kryemali, Krahi i Malit, Buzëmali, Buzezi si buzë e zezë e  shumë të tillë.

Emërtimi Kurvelesh

Sa i përket etimologjisë së këtij emri, mund të ketë interpretime të ndryshme, por dihet mirëfilli se emri pezhorativ Kurva, nuk është emër shqip dhe nuk ka të bëjë me këtë kuptim. Ky emër me prejardhje sllave, apo nga ndonjë gjuhë tjetër, ka hyrë në përdorim të gjuhës shqipe, në një periudhë të caktuar  dhe shënon një femër të përdalë. Curva në latinisht, më vonë italisht  do të thotë “kthesë”. Mund të jetë përfituar nga koha romake  nga Curvelessium. Është krejtësisht çmenduri të mendohet se emri është përfituar  nga Kurvë e lesh, sepse, emërtimet e tilla pezhorative nuk do të praktikoheshin dhe do të ishin ndërruar me kohë.

Emri, Llukar, del të jetë i  përfituar nga emri Llukë-a, apo nga gjuha sllave. Emri sllav, “lluk”, ka  kuptimin qepë=qepa, (beli lul, crni luk, etj.)

Toponimet: Kuqan, Symize, Mize, Bubullimë, Ngucat ( nga Guncat, toponim vllah) janë toponime thjesht të gjuhës shqipe dhe nuk ka asnjë gjë send për t’ u habitur. Në raste të tilla mund të shprehin habi ata, të cilëve iu mungojnë njohuritë elementare të gjuhës shqipe dhe ata që nuk e kanë shfletuar  asnjë Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

Toponimet:  Skorobisht, Neperbisht ( nga Neprobishte,  dhe të tilla, të shumta  si Semetisht, Vranisht, Vrapçisht, Katuinshtë që mbarojë me prapashtesën -isht, janë të gjuhës vllahe por edhe  shqipes.

Qylagë, fshat afër Magurës, komuna e Lypjanit është toponim i gjuhës turke i përfituar nga emrat  Qyl, fshatar, dhe Aga, titull turk për zotëri, që do të thotë,  Katunar-aga.

Toponimi, Kaqi-beg, po ashtu turqisht, nga folja  kaç, në kuptimin  merr dhe beg- beu begu, titull zyrtar turk.  Kuptimi Beu-marrës, Beu që merr.  Analog është edhe formulimi Kaçak. Merr dhe ik, kaçak, hajdut, njeri  që rrëmben dhe ikë.  Toponimi mund të jetë formuluar edhe nga ndonjë “Beg kaçak”, beg kryengritës, apo hajdut. Toponimi mund të jetë përfituar  me alternimin e tingujve sikur ndodh rëndon në shumë fjalë e shprehje. Nga Kaçakbeg, në Kaçibeg.

Një anekdotë për fund

Një bari i një fshati, në Anadrin, vëren në një mbrëmje vjeshte retë e bardha në një lëvizje të shpejtë dhe i duket se po ikë Hëna, ( sateliti i tokës).  Hyn shpejt në odën e burrave dhe u jep kumtin:

– O burra,  dilni shpejt  se vallahi,  iku Hana!

Në një shtëpi fqinje  kishte ndodhur  që një grua kishte emrin, Hanë, Hanah. Të gjithë burrat ishin trazuar dhe ishin nisur drejt rrugës për të parë se ç’ kishte ndodhur me gruan që quhej, Hanë.

  1. 10 2017

(Shkrimi i prezantuar në “Telegraf”, 5. 10. 2017)

Toponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë ka disa fshatra me emra nga më të çuditshmit dhe nuk është për t’u habitur duke parë tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare, transmeton ElbasaniPlus. Lexoni emrat me të çuditshëm që mbajnë disa fshatra në Shqipëri e Kosovë:

Vithkuqi – Korça, Kurveleshi – Tepelenë, Xhylekar – Gjilan, Muqibab – Gjilan, Kuqan – Elbasan, Qinam – Erseke, Symize – Tepelenë, Mize – Lushnje, Bubullime – Lushnje, Llukar – Prishtinë, Leshnje – Skrapar, Kakardhiq – Lezhë, Kaqibeg – Podujevë, Skorobisht – Prizren, Neperbisht – Suharekë, Makresh – Novoberd, Qyqylagë – Lipjan, Ngucat – Malisheve, Bithuq – Diber, Muqiverrc – Kamenic

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …